LIVE UPDATES
Aktualitet

6 vite gjyq... për një certifikatë në Gjirokastër. Avokatit nuk i del inati: Nuk më përfillën

Por teksa avokati i shtetasit në fjalë nisi mbledhjen e dokumentave, atij i duhej edhe një certifikatë e anëtarëve të familjes dhe për këtë me tagrin e avokatit iu drejtua zyrës përkatëse, e cila ka refuzuar.

12 Dhjetor 2022, 11:10 Nga k.m.
6 vite gjyq... për një certifikatë në Gjirokastër.
Foto ilustruese

Shumë qytetarë po zvarriten gjykatave dhe stoku i çështjeve ka shkuar mbi 30 mijë. Por disa nuk dorëzohen edhe pse çështjes i ka humbur aktualiteti e rëndësia dhe nuk ka asnjë vlerë përveçse për palën paditëse, është humbje kohe e mbi të gjitha humbje parash. Sipas burimeve një avokat me inicialet S.M, nisi betejën në gjykata, pasi zyra e gjendjes civile e Dropullit e zvarriti dhe nuk u bind për ta pajisur me një certifikatë për klientin, ndonëse klienti i kishte dhënë një prokurorë që ta përfaqësonte në gjykimin që ai do hapte për dëshminë e trashëgimisë.

Por teksa avokati i shtetasit në fjalë nisi mbledhjen e dokumentave, atij i duhej edhe një certifikatë e anëtarëve të familjes dhe për këtë me tagrin e avokatit iu drejtua zyrës përkatëse, e cila ka refuzuar.

Palët po ndeshen në gjykatën e apelit tanimë, duke qenë se zyra e gjendjes civile dhe siç bëhet me dije më tepër është kthyer një histori inati sesa do të zgjidhte diçka në themel.  Bëhet me dije sipas burimeve që i vendosën në dispozicion çështjen gazetës "Si", se avokati rezulton i regjistruar pranë dhomës së avokatisë Gjirokastër dhe përfaqëson një shtetas me inicialet K.D , i cili i ka dhënë prokurorë për ta çelur dëshminë e trashëgimisë së prindërve. Për këtë aryse avokati thotë në gjykatë se certifikata e të vëllait të klientit shtetasit  V.D nuk i duhej për arsye personale, por në përmbushje të detyrës. Por ai u refuzua nga shërbimi civil kur u paraqit për të marrë dokumentin që nuk lëshohet prej më tepër se 6 vite nga angazhuar edhe gjykatat.

“Zyra e Gjendjes Civile Vrisera, Bashkia Dropull, më datë 21.07.2016 u vu në dijeni me kërkesën për marrjen e certifikatës personale të shtetasit V. D për efekt të një procesi gjyqësor. Në bazë të ligjit nr. 9109, neni 6 “Për Avokatinë”, lidhur me lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë të  prindërve, avokati të cilit jam kontaktuar.”

Por avokati u refuzua me shkresën si vijon “Me kërkesën e protokolluar nga Bashkia Dropull me nr. 167 prot., datë 22.07.2016 kërkoni certifikatën e z. V. D, për nevojë gjykimi në një proces gjyqësor. Z. V. D ka deklaruar në Gjendjen Civile se nuk do të lëshohet asnjë e dhënë personale e tij tek askush tjetër përveç tij. Në rast se një proces gjyqësor ju lutem të thirret Zyra e Gjendjes Civile si palë e tretë për u dëgjuar me këtë ngërç. Deri në këtë moment Zyra e Gjendjes Civile nuk mund të lëshojë asnjë certifikatë personale dhe kjo bazuar në ligjin nr. 10129 datë 11.05.2009 si dhe në udhëzimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme nr. 95 datë 07.04.2014.”

Në fashikull thuhet se avokati nisi procesin paralel kësaj radhe si paditës ku dhe fitoi në shkallën e parë të Gjirokastrës e cila urdhëroi zyrën e gjendjes civile për të pajisur me certifikatën e klientit avokatin e tij. Por zyra e paditur nuk pranon. Duke mos lëshuar pe, zyra i drejtohet Gjykatës së Apelit.

"Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër vlerëson se paditësi kundërshton mosveprimin e palës së paditur për paraqitjen e dokumentacionit zyrtar të kërkuar si të paligjshëm dhe që cenon interesat ligjorë të tij për llogaritjen e pensionit, për pasojë kërkon pranimin e padisë. Në gjykim u provua se av. S. M.  i ka paraqitur një kërkesë palës së paditur Zyra e Gjendjes Civile Vrisera, Bashkia Dropull në datë 21.07.2016 për marrjen e certifikatës personale të shtetasit V. D për efekt të një procesi gjyqësor në bazë të ligjit nr. 9109, neni 6 'Për avokatinë'.”

Thuhet në vendimin që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al.

E kthyer në një dosje për nxjerrjen e inatit palët vazhdojnë më tej betejën. Ka qenë radha e gjendjes civile, e cila ka vijuar të mos bindet dhe të kundërshtojë në gjykatën e apelt. Inati mes palëve përfundon në 2018-n në shkallën e dytë e cila konsideron se “nga gjykata nuk është kryer hetim i plotë në lidhje me çështjen objekt gjykimi, si e tillë çështja duhet të prishet dhe të kthehet për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues. Paditësi me cilësinë e avokatit të çështjes nuk ka paraqitur prova të cilat e legjitimojnë paditësin në kërkimin e parashtruar në gjykatë për marrjen e provës pranë palës së paditur. Nuk është identifikuar shkaku i mosmarrëveshjes dhe interesat në cilin gjykim do të mbrohen prej paditësit me cilësinë e avokatit lidhja e akteve zyrtare që kërkohen të merren nga i padituri me procesin gjyqësor. Nga ana e gjykatës janë lejuar shkelje pasi nga pala paditëse nuk janë paraqitur provat e nevojshme të cilat do të çonin në konkluzionin e drejtë në lidhje me zgjidhjen e çështjes.”

Pingpongu vazhdon më tej me lëvizjen e avokatit që kundërshton vendimin e shkallës së dytë dhe përkohësisht ai ka fituar. Mbasi gjykimi është rikthyer sërisht në gjykatën e apelit, e cila sidoqoftë nuk ka caktuar asnjë datë duke e lënë në pritje mbrojtjen për certifikatën në fjalë. Që ende nuk është lëshuar derisa apeli të shprehet./GazetaSi

gjirokaster gjykata e gjirokastres

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin