Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mjeti në fakt ka kryer itinerarin nga Shkodra përmes rrugës nacionale drejt Tiranës. Më pas ka përfunduar në Elbasan.
TIRANË- Është zbardhur itinerari i automjetit tip “BMW X6”, i cili u vodh pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës e përfundoi në Elbasan më pritje të ekzekutimit të Elton Kilës. Mësohet se blutë e Shkodrës janë sinjalizuar në momentin që pronari ka vënë re mungesën e makinës, por nuk kanë arritur t’i ndalojnë dot autorët.
Mjeti në fakt ka kryer itinerarin nga Shkodra përmes rrugës nacionale drejt Tiranës. Më pas ka përfunduar në Elbasan.
Mjeti në fjalë u gjet dy ditë më parë në lagjen ku banon Erion Alibej, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka porositur një sërë vrasjesh dhe fillimisht u aludua se mjeti ishte lënë nga armiqtë e tij, por hetimet sollën të tjera zhvillime.
Një ditë pas gjetjes së mjetit të mbushur me armë, u vunë në pranga Arsen Preçi e Arben Spahiu, të cilët prisnin mbërritjen e Kilës në Elbasan për ta sulmuar atë. Njëri nga dy të arrestuarit, Arsen Preçi kishte hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve. Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit.
Sot, të dy kanë dalë para trupës gjykuese, por kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Ky është atentati i katërt që është planifikuar për eliminimin e Kilës që dështon. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh.
Sheshi dhe busti GRAMSH- Disa ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi problematikën në qytetin e Gramshit, ku në...
Ardiana Barbullushi TIRANË- Një akt-dhurimi i dyshuar i falsifikuar për një banesë në Shkodër është problemat...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka ngritur pikëpyetje për mosnisjen e hetimeve për kryeministrin Edi Rama dhe takimet e tij me...
Avokati i Popullit TIRANË- Lista me 14 kandidatët për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka dalë ditën e sotme. Pasi Parlamenti...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se problemi i shqiptarëve nuk është korrupsioni i Charles McGonigal, por lidhjet e ...
Policia e Tiranës TIRANË- Një 19-vjeçar me inicialet O. Sh., është gjetur i plagosur në zonën e njohur...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për kamerat e që janë shkëputur së fundmi nga Policia e Shtetit. I ftuar n&...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se Agron Nezën, me të cilin publikoi foto këtë pasdite e ka takuar rastës...
Shpëtim Skura dhe Albi Biçaku LIBRAZHD- Personat që shikoni në foto janë Shpëtim Skura dhe Albi Biçaku, të p&eu...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë sot vendimin në lidhje me zyrtarët, ...