LIVE UPDATES
Aktualitet

27 Janar/ Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit

27 Janari është dita mbarëbotërore e paralajmërimit dhe e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. Gjermania e përkujton këtë ditë që prej vitit 1996. Në Izrael përkujtimi ka nisur shumë më herët, në një ditë tjetër.

27 Janar 2025, 10:04 Nga r.ll
27 Janar/ Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
foto ilustruese

GJERMANI- Në nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (Rezoluta 60/7) shpalli 27 janarin Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Ajo deklaroi se "Holokausti, në të cilin u vranë një e treta e popullit hebre dhe anëtarë të panumërt të pakicave të tjera, do t`u shërbejë gjithmonë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziku i urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit". Gjermania dhe vende të tjera e kishin përcaktuar atë më parë si ditë përkujtimore.

Më 27 janar 2006, ditën e parë ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan u shpreh: "Tragjedia e pashoqe e Holokaustit nuk mund të zhbëhet. Kujtimi i tijduhet të mbahet i gjallë me turp dhe tmerr, për aq kohë sa zgjat kujtesa njerëzore".

Pse më 27 janar?

Më 27 janar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan kampin nazist të përqendrimit dhe të shfarosjes Aushvic-Birkenau. Ushtarët gjetën disa të mbijetuar, rrënoja të dhomave të gazit, të vdekur dhe hirin e të vrarëve. Vetëm në Aushvic u vranë rreth 1,1 milion njerëz. Shumica e tyre, rreth 90 për qind, ishin hebrenj dhe Aushvici ishte vetëm njëri nga vendet e shumta të internimit dhe vrasjeve masive nga Gjermania naziste në Evropë.

Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore në 1945 humbën jetën më shumë se gjashtë milionë hebrej, qindra mijëra sinti dhe romë, njerëz me aftësi të kufizuara, kundërshtarë politikë, njerëz që u përndoqën si homoseksualë, kriminelë apo "asocialë", punëtorë me detyrim, të burgosur lufte, dëshmitarë të Jehovait dhe të panumërt të tjerë. Terrori nazist drejtohej kundër tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan theksoi: "Kujtimi është edhe një parandalim për të ardhmen. Ferri, që u ngrit në kampet naziste të vdekjes, filloi me urrejtje, me paragjykime dhe antisemitizëm.  Kujtesa e këtyre zanafillave na ndihmon që të mbajmë gjithmonë sytë hapur ndaj shenjave paralajmëruese".​​

Parandalimi i gjenocideve në të ardhmen

27 janari është një detyrim për të gjitha vendet anëtare të OKB-së për të kujtuar burrat, gratë dhe fëmijët e përndjekur dhe të vrarë. Rezoluta 60/7 refuzon çdo formë të mohimit të Holokaustit. Ajo mbështet zhvillimin e programeve arsimore për kujtimin e Holokaustit dhe synon të ndihmojë në parandalimin e gjenocideve të ardhshme.

Duke u bazuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut rezoluta dënon të gjitha format e "mostolerancës fetare, nxitjes së urrejtjes, shtypjes ose dhunës kundër individëve apo komuniteteve për shkak të origjinës së tyre etnike apo besimit fetar" kudo në botë.

Përkujtimi në Izrael: Yom HaShoa

Në Izrael dita kryesore përkujtimore nuk është 27 janari por Yom HaShoa, që bie zakonisht në prill. Për dy minuta në të gjithë vendin bien sirenat, autobusët, makinat, gjithçka ndalon. Njerëzit heshtin, kujtojnë viktimat.

Termi Holokaust i përdorur ndërkombëtarisht rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë "krejtësisht i djegur". Në Izrael flitet për shoah, "katastrofën".

„Dita e përkujtimit të shoah dhe heroizmit hebre” u vendos për herë të parë në vitin 1951 dhe u rregullua më saktësisht ligjërisht në vitin 1959. Kjo ditë bie në muajin Nisan të kalendarit hebraik. Ajo u caktua në bazë të kryengritjes së getos së Varshavës në prillin e vitit 1943. Sipas traditës hebreje dita e përkujtimit fillon një mbrëmje më parë. Në ceremonitë përkujtimore ndizen gjashtë pishtarë, që simbolizojnë gjashtë milionë viktimat hebreje. Në mëngjes pasojnë aktivitete të tjera në memorialin Yad Vashem pranë Jerusalemit.

Në ditën e Yom HaShoa në Poloni zhvillohet tradicionalisht edhe një marshim përkujtimor ndërmjet kampit kryesor të Aushvicit dhe kampit të shfarosjes Aushvic-Birkenau, rreth tre kilometra më larg, ku u vranë shumica e njerëzve. Në këtë "Marsh të të gjallëve" (March of the living) marrin pjesë zakonisht mijëra të rinj hebrenj. Gjatë pandemisë së koronës pati përkujtim virtual.

Dita e Përkujtimit të Holokaustit në Gjermani

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe fitores së aleatëve ndaj Gjermanisë së Hitlerit, u desh edhe një gjysmë shekulli: vetëm në vitin 1996 Presidenti i atëhershëm gjerman Roman Herzog shpalli 27 janarin ditë përkujtimore për viktimat e nacionalsocializmit. Që atëherë në këtë ditë në ndërtesat publike në Gjermani flamujt ulen në gjysmë shtizë. Shumë shkolla e trajtojnë këtë temë në mësim.

Që nga viti 1996 në ditën përkujtimore mbahet edhe një orë përkujtimore në parlamentin gjerman për viktimat e nazizmit. Ndërsa në vitet e para fjalimi përkujtimor mbahej kryesisht nga politikanë gjermanë, që nga ky vit në vendin e dorasve, para deputetëve të Bundestagut gjerman flasin për përvojën e tyre edhe shumë të mbijetuar të Holokaustit dhe politikanë nga vende të tjera: nga Izraeli, SHBA, Polonia, Franca, Spanja, Holanda, Çekia, Hungaria, Rusia apo Britania e Madhe. Ata kanë rrëfyer përvoja prekëse duke porositur: "Kurrë më! Kurrë më!" Në vitin 2022 këtë thirrje në sallën plenare e bëri edhe Kryetari i Parlamentit izraelit Mickey Levy.

Në vitin 2011 për herë të parë në Bundestagun gjerman foli një përfaqësuese e minoritetit sinti dhe rom. Ajo ishte Zoni Weisz. Në vitin 2017 folën për herë të parë dy të afërm të viktimave të së ashtuquajturës eutanazi, vrasja e planifikuar e njerëzve me sëmundje të rënda ose aftësi të kufizuara.

Në vitin 2023 fokusi i orës përkujtimore u vendos për herë të parë tek njerëzit, të cilët u përndoqën gjatë sundimit nazist për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor.

Në vitin 2024 në qendër të përkujtimeve ishte kujtesa ndër breza. Para Bundestagut foli Eva Szepesi, e cila u lirua nga Aushvici si fëmijë më 27 janar 1945./DW

dita nderkombetare e holokaustit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës