Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Trupi i tij mbërrin nesër në Tiranë, ndërsa Protothema shkruan se në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke do t'i jape lamtumirën me ceremoni.
GREQI- Arkëmorti i me trupin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është larguar paraditen e sotme nga Katedralja e Athinës për tu nisur drejt Shqipërisë. Ai u largua nga Mitropolia e Athinës nën tingujt e marshime zie të bandës së Marinës. Trupi i tij mbërrin nesër në Tiranë, ndërsa Protothema shkruan se në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke do t'i jape lamtumirën me ceremoni.
Arkëmorti do të shoqërohet nga mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit Nikolaos, peshkopi Krougias Anastasios dhe priftërinjtë Fr. Charalambos Giokas dhe Fr. Spiridon Topantzas, të cilët ishin bashkëpunëtorët dhe shokët e tij të ngushtë në ringjalljen e Kishës së Shqipërisë pas disa dekadash diktature.
Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani u zgjodh si Mbikëqyrës i Fronit Kryepeshkopal, ndërsa ai kishte qenë dhe i zgjedhuri i të ndjerit si pasues i tij. Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale ka shpallur zinë kishtare deri më 29 janar. Pritja e trupit të Kryepeshkopit do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025. Ndërkohë njoftohet gjithashtu se varrimi do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.
foto nga vendngjarja ORIKUM- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditën e djeshme në Orikum. Sildi Velaj mbeti i plagosur, nd...
Foto ilustruese FERIZAJ- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Ferizaj- Prishtinë.Tre makina janë p...
Pamje nga vendi i ngjarjes LUSHNJE- Një aksident me pasoja ndoshta të rënda është shmangur ditën e sotmr në autostrad&eu...
Protesta per Liridonën PRISHTINË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të hënën nis gjykimi për rastin e vr...
papa francesku, baba mondi VATIKAN- Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Mondi ka zhvilluar takim në Vatikan me Papa Françeskun....
vendngjarja TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fushë Krujë- Thumanë. Në aksident jan&eum...
foto ilustruese TIRANË- Shqiptarët po e shohin udhëtimin si një mundësi gjithnjë e më të rëndësishme p&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Kompania Integrated Energy BV SPV që ka në menaxhim inceneratorin e Tiranës, që është edhe n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe...
foto ilustruese TIRANË- Për javën që sapo nisi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të q&eum...