Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Eurot ishin fshehur në një hapësirë të përshtatur nën kroskot.
DURRËS- Një 36-vjeçar u arrestua ndërsa nja 55-vjeçar u vu nën hetim pasi në autobusin në të cilin ishin të dy drejtues, u gjetën 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera të kontrabanduara në portin e Durrësit. Në gjendje të lirë u proceduan gjithashtu një 50-vjeçar dhe një 35-vjeçar pasi gjatë një kontrolli në një automjet tip 'Nissan', u gjetën dhe u sekuestruan 20 000 euro të padeklaruara konform ligjeve në fuqi.
Eurot ishin fshehur në një hapësirë të përshtatur nën kroskot. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme
Njoftimi:
Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, ndaj shtetasve dhe mjeteve, goditen 2 tentativa për të futur në Shqipëri, produkte ose para, pa i deklaruar. Në një autobus u gjetën 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera, ndërsa në një automjet u gjetën 20 000 euro. Për këto raste është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë. Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim garantimin e qarkullimit të ligjshëm të produkteve dhe shërbimeve, si dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë konstatuar dhe goditur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 1 rast të tentativës për të kontrabanduar produkte për të cilat paguhet akcizë dhe 1 rast të mosdeklarimit të të hollave. Konkretisht, për këto raste:
-u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 36 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. G., 55 vjeç, të dy banues në Shkodër. Nga kontrolli në autobusin në pronësi të drejtuesit 36-vjeçar, që kishte drejtues të dytë alternativ, shtetasin I. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera, të dyshuara të kontrabanduara;
-u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 50 vjeç dhe E. H., 35 vjeç, të dy banues në Durrës. Nga kontrolli në automjetin fuoristrade tip "Nissan" që drejtonte shtetasi A. R. dhe ku ishte pasagjer 35-vjeçari, në një hapësirë të përshtatur nën kroskot, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 20 000 euro të padeklaruara konform ligjeve në fuqi. Kontrollet vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
KAMËZ- Është publikuar fotoja e 39-vjeçarit, Altin Çoku i cili u arrestua sepse i kishte publikuar në rrjetet sociale foto i...
foto ilustruese TIRANË- Operacioni antridrogë "Tempulli" vijon ende me arrestimet, ndërkohë që është zbardhur dosja e Pr...
Foto ilustruese TIRANA- Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi ushtronin veprimtarinë e jashtligjshme të vendo...
Foto ilustruese KORÇA- Gjatë natës së shkuar, zona e Koçës është përfshirë nga reshjet e dëbor&e...
foto ilustruese KAMËZ- Një 39-vjeçar është arrestuar në Kamëz pasi akuzohet se i ka publikuar foto intime një 27-...
Foto ilustruese TIRANA- Rindërtimi vijon të mbetet ende një program i hapur që me shumë gjasa do të shkojë përtej v...
foto ilustruese TIRANË- Zonat veriore dhe qendrore të territorit shqiptar do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe...
Foto ilustruese TIRANA- Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka në prioritet përdorimin e teknologjisë p&eu...
Turistet e shpëtuara TIRANË- Dy turiste belge janë shpëtuar pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi në f...
Boboshtica KORÇË- Në Boboshticë, fshatin krejtësisht pa infrastrukturë turistike, mungon Muzeu i Rakisë dhe çd...