All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Si u zhduk Boboshtica nga programi i “100 fshatrave“?

Bashkia e Korçës ia atribuon zbatimin FSHZH, por askush nuk flet për vlerën e financimit dhe si ky projekt ‘rrëshqiti’ nga AZHBR.

11 Shkurt 2024, 19:38 Nga N.F
Si u zhduk Boboshtica nga programi i “100 fshatrave“?
Boboshtica
All - Paragraf - 1

KORÇË- Në Boboshticë, fshatin krejtësisht pa infrastrukturë turistike, mungon Muzeu i Rakisë dhe çdo vepër tjetër e premtuar në 2019-n, që do të ishte në funksion të turistëve. 5 vjet pas premtimit elektoral të kryebashkiakut Sotiraq Filo dhe qeverisë, Faktoje zbulon se plani madhor për Boboshticën është fantazmë. Bashkia e Korçës ia atribuon zbatimin FSHZH, por askush nuk flet për vlerën e financimit dhe si ky projekt ‘rrëshqiti’ nga AZHBR. Pavarësisht shkeljes së premtimit, Boboshtica i qëndron besnike prodhimit të rakisë thuajse në çdo familje.


“Fshati që i hapi rrugën turizmit në Korçë, me restorantet dhe rakinë e famshme të manit, do të ketë vëmendje të shtuar në 4 vitet e ardhshme. Infrastruktura e përmirësuar dhe Muzeu i Rakisë do të rrisin numrin e vizitorëve, duke shtuar të ardhurat e çdo familjeje boboshtare” – premtoi në 7 Qershor 2019 kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo i cili kandidonte për mandatin e radhës.

Muzeu i Rakisë në fakt ishte epiqendra e zhvillimit gjithëpërfshirës të Boboshticës, fshatit me traditën e prodhimit të rakisë, vetëm 7 kilometra larg qytetit të Korçës. Ministrja e Kulturës Elva Margariti madje ua shpejgoi me detaje si do të shndërrohej Boboshtica, kryeministrit Rama, drejtueses së AZHBR në atë kohë, Frida Krifca dhe kryebahskiakut të rizgjedhur të Korçës, Filo, ndërsa të gjithë së bashku inspektonin Muzeun e ardhsëm të Rakisë, një ndërtesë të vjetër disakatëshe.

“Ideja është që të krijojmë funksionet që i japin jetë gjithë fshatit dhe që të gjithë banorët të vijojnë të punojnë për këtë strukturën e re. Të rikualifikohet edhe e gjithë zona përreth, të jepet një shembull i mirë se si mund të përdoren gjithë këto shtëpi që janë një pjesë të abandonuara, një pjesë është në përdorim familjar, kthimi në bujtina edhe në shërbim gjithmonë të muzeut, të shfrytëzohen edhe hapësirat publike përreth.  – deklaronte Margariti në mesin e korrikut 2019, duke shpjeguar sesi aty do të kishte shkollë kulinarie, info-point për turistët e të tjera. Ky plan ishte pjesë e projektit “100 fshatrat“, megjithatë askush nuk e ka parë deri më sot me sy realizimin e tij. 

5 vite më vonë


Në fund të janarit 2024 shkuam në Boboshticë ku gati 5 vite më parë u dha premtimi madhor. Verifikimin e nisëm pikërisht nga ndërtesa që duhej të ishte kthyer në muze tashmë. “Muzeu“ ka mbetur po ajo ndërtesë e mjeruar, ku prej më shumë se 4 vitesh strehohen dy familje nga Floqi, pasi tërmeti i 2019-s u shkatërroi banesat.

Kur tentuam të bisedojmë me ta nëse kishin ndonjë njoftim për t’u zhvendosur në banesat e reja, asnjë prej familjeve nuk pranoi të fliste. Ajo që dihet është se ato janë në pritje të vazhdueshme që Bashkia Korçë t’u sigurojë banesat e reja. Realiteti me të cilin përballesh ndërsa përshkon rrugët e fshatit ku janë a s’janë gjithsej 300 banorë, nga mbi 2000 që raportohej para viteve ’90, është mungesa e njerëzve, për shkak të emigracionit masiv. Ajo çka gjetëm ishin rrugët e boshatisura e të shkelura herë pas here vetëm nga disa të moshuar. Më tepër sesa një fshat që ofron turizëm, Boboshtica sot shërben si ndalesë disaorëshe për të shijuar një drekë apo darkë për turistët që kanë destincion Dardhën apo që kthehen prej qëndrimit andej. Ajo që nuk mungon është rakia e prodhuar aty.

Në Boboshticë sot zhvillojnë aktivitetin e tyre diku te 9 restorante dhe përveç dy kishave, vështirë të gjesh infrastrukturë që e bën turistik këtë fshat, për të mos folur për veprat e premtuara në 2019-n. “Faktoje” takoi kryeplakun e fshatit Boboshticë, Z.Kostandin Xhoxhi i cili tregon se gjithçka është premtuar ka mbetur e parealizuar. Asnjë punojës i bashkisë së Korçës apo qoftë nga FSHZH nuk është dukur në Boboshticë për të inspektuar zonën në lidhje me këtë ide.

“Këtu çdo familje merret me rakinë e manit. Janë rreth 120 familje që ka secila kazan në shtëpinë e vet dhe nxjerrim raki. Për ne do të ishte shumë mirë në qoftë se do të ndërtohej ky muze, do na bëhej reklamë e madhe dhe besoj se turistët do të blinin rakinë e Boboshticës e do merrnim një nam të madh në Shqipëri. Deri tani, reklama dhe promovimi ynë ka qenë shumë minimal nga ana e pushtetarëve ” – thotë kryeplaku Kostandin Xhixho.

Koli Guna, njëri nga banorët e Boboshticës tregohet skeptik përsa i përket ndërtimit të këtij muzeu për shkak të braktisjes që ka pësuar fshati nga emigracioni.“Po për çfarë na duhet ky muzeu i Rakisë ne banorëve në Boboshticë? Secila shtëpi këtu bën afro 30-40 litra raki, që i shesim direkt e mbajmë për të pirë dhe për vete. Manat këto kanë qënë, këto janë. Se mos ka të rinj këtu që të investojmë tek rakia e manit? Ne vetëm pleq kemi ngelur këtu. Pastaj ja ta quajmë që e bënë muzeun. Këtu ku ka turistë? Vijnë ca njerëz të hanë mish shqerre, e ikin. Çfarë do shohin në Boboshticë, ne pleqtë? – përfundon Koli Guna.

Nga biseda me të moshuarin mësojmë se secila shtëpi ka afro 3-7 pemë mani, një frut i vogël, i ëmbël dhe aromatik, të cilin e vjelin gjatë sezonit të verës. Kësaj tradite i kushtohet edhe Festa e Rakisë në Boboshticë, ndonëse vitet e fundit ka gjithnjë e më pak pjesëmarrës siç dëshmojnë banorët e mbetur në këtë fshat.

Cfarë thonë autoritetet?


Përmes një kërkese për informacion ne iu drejtuam bashkisë Korçë me pyetjet se cilat janë arsyet e mosrealizimit të premtimit për Muzeun e Rakisë. Në përgjigjen zyrtare, Bashkia e Korçës specifikon se muzeu i Rakisë vijon ende të jetë një ide, e cila nuk është zbatuar dhe se zbatimi i koncept-idesë do të financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Bie në sy se gjatë verifikimit të kryer nga Faktoje në vitin 2020 në një përgjigje zyrtare bashkia Korçë ia atribuonte në atë kohë realizimin e këtij projekti AZHBR-së në kuadër të projektit madhor “100 fshatrat“. Mirëpo kur pyetëm AZHBR përmes një kërkesë zyrtare në shkurt të këtij viti, ajo ia delegoi kërkesën Ministrisë së Bujqësisë, e cila refuzoi të kthejë përgjigje.

Ndërkohë Fondi Shqiptar i Zhvillimit konfirmoi për Faktoje se projekti në fjalë është ende në fazë konceptimi dhe formësimi ndërkohë që vlera e financimit nuk bëhet e ditur. Burime pranë këshillit bashkiak të Korçës konfirmuan se në buxhetin e miratuar për vitin 2024 nuk rezulton ndonjë zë për ndërtimin e Muzeut të Rakisë në Boboshticë, një premtim që s’është çudi të riciklohet për propagandë mbi turizmin apo fushatat e ardhshme elektorale.

Përfundim


Premtimin e artikuluar nga kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo dhe i propaganduar edhe prej qeverisë në vitin 2019 për ndërtimin e Muzeut të Rakisë dhe zhvillimin e turizmit rural në Boboshticë, do ta kategorizojmë të pambajtur.

Marrë nga Faktoje

boboshticë azhbr

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet