Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ata i janë drejtuar emisionit Fiks Fare, pasi Bashkia e Kurbinit nuk i është përgjigjur kërkesave të tyre, lidhur me rregullimin e pallatit.

LAÇ- Pesë vite nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019’ës ,18 familje të pallatit 136 në Laç vazhdojnë të jetojnë me frikë në pallatin e dëmtuar nga tërmeti i kalsifikuar me nivel dëmtimi DS4 .
Ata i janë drejtuar emisionit Fiks Fare, pasi Bashkia e Kurbinit nuk i është përgjigjur kërkesave të tyre, lidhur me rregullimin e pallatit. Ose në të shumtën e rasteve, u është thënë se nuk ka fonde. Ndërkohë që fondi është lëvruar në vlerën 19 milion lekë.
Me këtë rast grupi i xhirimit të Fiks Fare ka udhëtuar drejt qytetit të Laçit për të parë nga afër gjendjen e pallatit 136.
Banorët të cilët vazhdojnë të jetojnë aty, thonë se deri para pesë vitesh në këtë pallat jetonin 18 familje, por që nga dëmtimi i tij nga tërmeti në këtë pallat jetojnë vetëm pak nga to. Arsyeja është se disa nga apartamentet janë të pabanueshme , sepse kolonat dhe shtyllat që e mbajnë objektin janë të shkëputura njëra nga tjetra. ” Mjafton të fryjë një erë e fortë dhe pallati lëkundet” shprehen banorët. Një gjë mjaft shqetësuese për ta ishte edhe ndërprerja e bonuseve të qirave prej dy vitesh, bonuse këto të cilat i takonin çdo familjeje të prekur nga tërmeti, derisa në përfundomin e rikonstruksionit të pallatit.
Banorët tregojnë se para 1 muaji kishte qenë një kompani e cila kishte vendosur skelat për rreth mureve të pallatit. Kompania kishte filluar të bënte vetëm suvatimin e plasaritjeve që duken nga jashtë. Përsa i përket shtyllave të dëmtuara e kolonave kryesore të pallatit nuk bënë asnjë ndërhyrje. e për më teper firma pohojnë banorët punoi vetëm 1 ditë.
Fiks Fare në lidhje me këtë ankesë të banorëve u drejtua tek Drejtoria e Planifikimit ,Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit pranë Bashkisë së Kurbinit për të mësuar mbi arsyet e mos ndërhyrjes në pallatit Nr. 136 me nivel dëmtimi DS4.
Në përgjigjen e saj, kjo drejtori sqaron se arsyeja e vonesës së fillimit të punimeve në pallatin 136, është pozicionimi i tij midis 2 objekteve të tjera, pasi pronarët e kateve të para kanë penguar ndërhyrjen në këto ambiente.
Ky pallat, sipas bashkisë, i është nënshtruar analizës së thelluar nga Instituti i Ndërtimit, i cili ka hartuar edhe projektin për përforcimin e tij.
Gjithashtu Bashkia Kurbin sqaron në përgjigjen e saj se bonusi i qirasë për këta banorë është ndërprerë, pasi Ministria e Financave ndërpreu subvencionet për qiratë e personave të dëmtuar nga tërmeti i 2019. Për këtë arsye bashkia u ka hequr bonusin që nga prilli i vitit 2023. Ndërkohë që po kjo bashki pohon se është lëvruar fondi për përforcimin e pallatit në vlerën 19 milionë lekë,pa tvsh. Por punimet ende s’kanë filluar.
Vetëm dy ditë pas interesimit të Fiks Fare në Bashkinë e Kurbinit, kjo e fundit filloi punimet për përforcimin e kolonave të pallatit. Këto punimet do të zhvillohen në dy faza , faza e parë – përforcimi i kolonave të dëmtuara dhe suvatimi i pallatit , dhe faza e dytë ndërhyrja për brenda pallatit për rinovimin dhe përforcimin e koridoreve dhe apartamenteve të dëmtuara./ Top Channel
Foto nga vendi i ngjarjes KUKËS- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit” nga ku mësohe...
qafe thane QAFË THANË- Pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës po përballet me shtimin e fluksit të lëvizjes së ...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka njoftuar se pas mbledhjes së sotme të qeveris se çdo punonjës i Policisë s&...
Foto ilustruese TIRANA- Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese vendosi sot njëzëri që të rrëzojë kërkesat e biznesmeni...
Foto ilustruese KOSOVA- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Tre punonjësit e policië në komisariatin Nr.6 në Tiranë janë pezulluar nga detyra pas ...
VLORË- Qytetarët e Vlorës do të kenë tashmë një hapësirë publike tërësisht funksionale për t&rsquo...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Rasti i një konfrontimi fizik mes efektivëve të komisariatit nr.6 në kryeqytet dhe një...
pamje nga atentati SHKODËR- Gjykata e Apelit ka hequr masën e pezullimit nga detyra për katër efektivët e “Shqiponjave&rdquo...
Fishekzjarret dhe kapsollat e sekuestruara nga Policia e Korçës KORÇË- Dy persona janë proceduar ditën e sotme në Ko...