All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

16-vjeçari nuk ndalet, kapet për të dytën herë duke transportuar emigrantë të paligjshëm në Sarandë

I mituri, i identifikuar me inicialet F. M. u kap nga Policia Kufitare Sarandë në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, në vendin e quajtur “Burimi i Volloderit”, me një automjet që e drejtonte pa leje, ndërsa po transportonte emigrantët.

10 Dhjetor 2022, 14:58 Nga k.m.
16-vjeçari nuk ndalet, kapet për të dytën herë duke
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SARANDË- Një 16-vjeçar është kapur në flagrancë për të dytën herë duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. I mituri, i identifikuar me inicialet F. M. u kap nga Policia Kufitare Sarandë në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, në vendin e quajtur “Burimi i Volloderit”, me një automjet që e drejtonte pa leje, ndërsa po transportonte emigrantët. Po i njëjti i mitur, një javë më parë u arrestua në flagrancë nga policia për të njëjtën arsye me 4 emigrantë të paligjshëm. Por kësaj here, ndaj tij u mor masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata “Detyrim paraqitjeje”, pasi pavarësisë akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia Kufitare Sarandë

Punë e pandërprerë policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e dhënies ndihmë kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Kapet në flagrancë, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 16-vjeçari, përsëritës për këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, në vendin e quajtur “Burimi i Volloderit”, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Shtetasi F. M. ishte me masë sigurie të caktuar nga Gjykata, “Detyrim paraqitjeje”, pasi një javë më parë u arrestua në flagrancë nga Policia, duke transportuar kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me një automjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve" dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

sarande

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion