Evazioni fiskal/ Kryemadhi: Truri është Rama. Ibrahimaj: Asgjë e re. Administratori: S’keni prova
Skandali me evazionin fiskal, Kryemadhi i përgjigjet ministres Ibrahimaj 6 Korrik, 15:19 VD-Denoncimi i Kryemadhit: Nuk ...
Skandali me evazionin fiskal, Kryemadhi i përgjigjet ministres Ibrahimaj 6 Korrik, 15:19 VD-Denoncimi i Kryemadhit: Nuk ...
Mbyti në kanal babanë e tij, kapet i riu në Divjakë, ishte dënuar më parë me 13 vite burg 6 Korrik, 15:32 ...
U arrestua sot, zbardhet EMRI i drejtorit që donte 500 mijë lekë për varr 6 Korrik, 12:03 DETAJE nga AKSI...
Thirrja e Komitetit, Rakacolli: Bëjmë apel për kryerjen e vaksinimit, mbani maskat në vendet e mbyllura 6 Korrik, 11:24 ...
Sipas mediave italiane, ata që dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një trafiku të strukturuar droge në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj.
ITALI- 7 shqiptarë dhe 1 italian janë arrestuar nga policia në Parma pas një hetimi të gjatë disa vjeçar që zbuloi rrjetin e strukturuar të trafikut dhe shpërndarjes së drogës. Por asnjë prej të arrestuarve nuk është identifikuar me emër. Sipas mediave italiane, ata që dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një trafiku të strukturuar droge në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj, ndërsa të prangosurit banonin dhe punonin kryesisht ndërmjet Fidenzës dhe Salsomaggiore.
Vendimin për urdhër arrestin e ka marrë Gjykata e Parmës e cila caktoi masën e paraburgimit me për tre persona, krahas ndalimit të qëndrimit në provincën e Parmës ndaj po aq shqiptarëve dhe detyrimin e qëndrimit në provincën e Arezzo dhe Grosseto për një shtetas italian dhe një tjetër shqiptar. Të gjithë dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një trafiku të strukturuar droge të përhapur në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj. Të dyshuarit banonin dhe punonin kryesisht ndërmjet Fidenzës dhe Salsomaggiore.
Gjatë hetimeve të nisura në vitin 2018, Carabinierët e Fidenzës kishin arrestuar tre persona për përpunimin e kokainës me qëllim trafikimin, duke denoncuar disa të tjerë në liri dhe duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine. Por edhe pse kishin arrestime, efektivët e Policisë italiane kishin zbuluar të plotë listën me 500 përdorues droge në zonë që furnizoheshin tek shqiptarët. Këta ishin përgjegjës për rreth 7000 shitje droge, duke bërë gati një milion euro xhiro në vit.
Prokuroria tha se shqiptarët planifikonin që shumat e mëdha të parave që nxirrnin nga trafiku i drogës, t’i pastronin përmes blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri. Ndërsa 400 mijë euro, ua kishin gjetur para cash në banesë. Madje, një nga tre të arrestuarit është i riu shqiptar i cili disa ditë më parë pësoi një sulm me armë zjarri në Salsomaggiore, duke u qëlluar 3 herë në këmbë.
(k.m/dosja.al)
Keshilltarja VLORË- Jashtë radhe, pa sqarime dhe me urgjencë Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi në parim autorizimin e Bashki...
Gledis Nano TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë bilancin e incidenteve dhe të...
Policia SPANJË- Një marrëveshje me vendin tonë ka lejuar Policinë Kombëtare të Spanjës që të arrestoj&eum...
Foto ilustruese PUKË- Një 11-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme në fshatin Dom të njësis...
Pamje nga aksioni i përbashkët PRISHTINË- Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë ka...
Pamje nga Italia ITALI- Vrasja e Brunilda Muça (Hallës), nga një person që nuk e njihte dhe me probleme të shëndetit mendo...
Foto ilustruese ELBASAN- Goditen nga policia e Elbasanit 5 raste, nga të cilët: 3 për prerje të paligjshme të pyjeve, 1 për n...
Foto ilustruese Shqiptarët nuk i shqetëson aq shumë korrupsioni dhe zyrtari i policisë i inkriminuar se sa i shqetëson gjoba q&eum...
Plaurent Dervishaj Në dhjetor 2020, Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e sapokrijuar e Shqipërisë, ...
Kanabis TIRANË- Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ndërsa gjatë vitit 2021 janë regjistruar vetëm tre rast...