LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhunë dhe gjoba të padrejta/ Çfarë i shqetëson shqiptarët më shumë nga Policia?

Raporti zyrtar zbulon se në vend të parë qëndrojnë këto ankesa në masën e 350 ankesave ku AMP është telefonuar dhe është kërkuar që polici të hetohet administrativisht.

26 Maj 2022, 15:46 Nga DOSJA
Dhunë dhe gjoba të padrejta/ Çfarë i shqetëson
Foto ilustruese

Shqiptarët nuk i shqetëson aq shumë korrupsioni dhe zyrtari i policisë i inkriminuar se sa i shqetëson gjoba që u vendoset në automjet dhe njëanshmëria e efektivit në raport me më të fuqishmin. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore bëhet me dije se shumica e shtetasve shqiptarë që janë ankuar ndaj Policisë së Shtetit pranë AMP në varësi të Ministrisë së Brendshme kanë kërkuar hetime ndaj policit që ju ka vendosur gjobë të padrejtë, sipas tyre.

Raporti zyrtar zbulon se në vend të parë qëndrojnë këto ankesa në masën e 350 ankesave ku AMP është telefonuar dhe është kërkuar që polici të hetohet administrativisht.

Policët më të ekspozuar ndaj pakënaqësisë së qytetarëve janë policët e sigurisë publike dhe të policisë rrugore për të cilët në total në masën e 74 për qind të ankesave u adresohen këtyre dy shërbimeve policore.

Tabela që vijon tregon se në vend të dytë qytetarët janë të shqetësuar së tepërmi nga shkelja standarde e punës së efektivit policor të tilla si mos sjellja në mënyrën e duhur me shtetasit, përdorimi i alkoolit, deri tek parkimet e gabuara të makinave nga policia qe qytetarët e vlerësojnë si tregim force dhe pushteti nga shefat.

Policia akuzohet se nuk reagoi dhe nuk veproi në kohë në 259 raste për thirrjet e konflikteve banale kryesisht të pronësisë mes fqinjëve, pavarësisht se nga një vëzhgim i përditshëm i Gazetasi.al rezulton se policia është institucioni ku shqiptarët ankohen për çdo gjë, që nga problemet e shëndetit deri tek ndihma për bllokimin e ashensorit.

150 policë konsiderohen nga shqiptarët të njëanshëm ndaj një konflikti mes dy palëve, ndërkohë që ka ankesa për korrupsion. 98 qytetarë i denoncuan agjentët dhe uniformat e rendit për veprime arbitrare dhe 30 të tjerë kërkuan hetime pasi ishin shoqëruan në komisariate pa të drejtë.

Ndarë sipas denoncimeve, raporti vëren se dy policitë ku ka më tepër perceptim negativ është ajo rrugore dhe e rendit që janë policitë që vendosin më tepër gjoba. Policia Rrugore ka 457 ankesa, ose 27% të totalit.  Hetimi i Krimit ka 318 ankesa, ose 19% të totalit. Policia Kufitare ka 45 ankesa, ose 3% të totalit.

Burimet Njerëzore kanë 30 ankesa, ose 2% të totalit. Garda e Republikës ka 3 ankesa, ose 0%. PMNZSH (Policia e mbrojtjes nga zjarri dhe për shpëtim) ka 4 ankesa, ose 0%. Akademia e Sigurisë ka 3 ankesa, ose 0%. Shërbimet Mbështetëse kanë 5 ankesa, ose 0%.  Ndërkohë për sigurinë publike ka 793 ankesa, ose 47% të totalit.

Në raport thuhet se ky trend i paligjshmërisë së mundshme të kryera nga punonjësit e strukturave, i korrespondon edhe trendit të ankesave sipas shërbimeve, ku evidentohen strukturat kryesore si siguria publike, policia rrugore dhe strukturat e hetimit të krimit.

Kjo përputhshmëri ndërmjet llojit të shkeljes dhe strukturës që ka kryer shkeljen, lidhet me natyrën e problematikave që trajtojnë këto lloj shërbimesh në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarin, siç janë konfliktet e llojeve të ndryshme, të zakonshme në jetën komunitare. Se si paraqitet implikimi i policisë në dhunë, drogë dhe vepra të tjera e tregon tabela si vijon që u vendos në dispozicion të Gazetasi.al.

Marrë nga Dosja.al

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje