LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksidentohet në punë, burrit i bëhet riekspertizë mjekoligjore pa shkuar te mjekoligjori

4 Prill 2022, 18:48 Nga DOSJA
Aksidentohet në punë, burrit i bëhet riekspertizë

SARANDË- Disa muaj më parë, në datën 20 korrik 2021, Fiks Fare transmetoi problematikën e Vasil Fetaj. Ai denoncoi se ishte aksidentuar në punë, gjatë ndërtimit të lungomarës së Sarandës, por firma ku ai punonte tentoi që të mbyllë çështjen. Prokuroria e Sarandës, pas transmetimit të aksidentit në punë nga Fiks Fare të Vasil Fetaj, urdhëroi riekspertimin e rastit nga mjekoligjorët. Por, IML-ja në Tiranë prodhoi një dokument mjekoligjor për Vasilin, por pa e thirrur dhe pa e parë. Madje, me epikrizën e parë të Spitalit të Sarandës dhe jo të Spitalit Ushtarak… Pas këtij raporti, që e cilësoi plagosje të lehtë, Prokuroria e Sarandës i kërkon gjykatës të pushojë hetimet: Plagosje e lehtë nuk quhet dëmtim në punë!

Vasil Fetaj pohoi në korrik kur edhe ngriti problemin e tij në Fiks Fare se ka qenë i punësuar te një firmë nënkontraktore që po ndërtonte Lungomaren e Sarandës, te subjekti Aristidh Breshani. Në datën 6 prill 2021, një konstruksion metalik që po vendosej në Lungomare është rrëzuar dhe na ka aksidentuar” thotë 36-vjeçari. Ai thotë se është dërguar me vonesë në Spitalin e Sarandës dhe në këtë spital ka qëndruar pak orë, ku ia kanë vendosur këmbën në allçi dhe të nesërmen është nisur në Tiranë. Por, sërish ka pasur probleme dhe ka shkuar në Spitalin Ushtarak.

Në këtë Spital Ushtarak kë bërë ndërhyrje kirurgjikale në kalivje dhe ka vendosur hekura. Edhe pas disa muajsh, Vasili ka sërish probleme. Thotë se Prokuroria e Sarandës nuk e ka informuar se çfarë është bërë me këtë çështje, nëse ka pasur apo jo persona nën hetim. Madje, kjo akuzë nuk e ka çuar te mjekoligjori. Pas transmetimit të atëhershëm në Fiks Fare, akuza e ka marrë në telefon Vasilin.

Ai iu drejtua sërish Fiksit dhe ankohet për veprime të dyshimta të Prokurorisë së Sarandës dhe të IML-së në rastin e tij. Thotë se pas transmetimit të rastit në Fiks Fare, e kanë marrë në telefon nga Prokuroria e Sarandës. Por vetëm kaq, pasi nuk e kanë lajmëruar për asgjë. Para disa ditësh i ka ardhur një dokument nga kjo akuzë, i cili është një kërkesë e Prokurorisë së Sarandës që i është dërguar gjykatës për të pushuar hetimet.

Që në krye të dokumentit ka gabime, pasi data shkruhet 18 mars 2021! Ngjarja ka ndodhur në muajin prill 2021. Por, gabimet trashanike kanë vijuar. Prokurorja Alba Dhima shkruan se procedimi penal është 238 i datës 5 maj 2022. Pra një datë që s’ka ardhur akoma! Ky gabim është në fillim dhe në fund të dokumentit.

Por, në brendësi shkruhet se organi i prokurorisë ka vendosur riekspertimin me një grup ekspertësh mjekoligjorë. Është bërë një ekspertim me nr 81 në datën 17 janar 2021 te IML-ja, por bazuar në të dhënat e kartelës 24 orëshe të Spitalit ‘Petro Nako’ Sarandë, teksa këto akte e kanë nxjerrë dëmtime mbi 9 ditë, plagosje e lehtë.

Por, Vasili thotë se sërish ekspertiza mjekoligjore është bërë me të dhënat e Spitalit të Sarandës dhe jo të Spitalit Ushtaral. Madje, ai nuk është thirrur asnjëherë nga IML-ja apo nga Spitali i Sarandës për riekspertimin.

Gazetarët e Fiksit iu drejtuan IML-së në Tiranë. Një drejtues i IML-së i cili pasi njihet me rastin thotë se raporti i ri është bërë me kartelën e Spitalit të Sarandës. Ai thotë se nuk e kanë gjetur të dëmtuarin, teksa shton se kanë lajmëruar edhe Prokurorinë e Sarandës.

Tentativa për të fshehur ngjarjen e ka dëmtuar edhe nga ana ekonomike Vasilin. Sigurimet shoqërore nuk ia kanë njohur këto dëmtime “në punë”, teksa e kanë nxjerrë me kemp në masën 70 %. Vasili thotë se ka shkuar disa herë te Sigurimet Shoqërore, por vetëm sa është sorollatur. Ai nuk pohon se nuk është i fuqishëm të punojë dhe nuk ka të ardhura për të mbajtur familjen e tij prej 3 vetash.

Vasilit paraqitet te Sigurimet Shoqërore, ku i thonë se e dinë problemin, dhe është hera disatë që ai shkon aty. Për çështjen e tij ka dijeni edhe Drejtoria Qendrore, dhe pikërisht në këtë drejtori e drejtojnë për të pyetur. I thonë se e kanë raportuar atje këtë problematikë dhe deri tani s’ka vendimmarrje…

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sarande vasil fetaj sarande vasil fetaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet