Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit tha se interesat e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor janë të qëndrueshme dhe strategjia e tyre ndaj këtyre vendeve në thelb ka mbetur e pandryshuar. Komentet u bënë nga zyrtari i lartë Matthew Palmer, në një intervistë me shërbimin e Zërit të Amerikës në gjuhën boshnjake. Matthew Palmer, Zv/ndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, tha se nën administratën e re të Presidentit Biden mund të pritet një vazhdim i angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor, për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm me SHBA.
“Politika amerikane, angazhimi amerikan, strategjia amerikane në Ballkanin Perëndimor, ka qenë në thelb e qëndrueshme nga administrata në administratë. Kjo sepse interesat amerikanë janë konstante,” tha zoti Palmer.Zoti Palmer drejton diplomacinë amerikane për integrimin e këtyre vendeve në institucionet perëndimore.
“Ajo që ne do të dëshironim të shihnim është që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të forta, të gjalla, të begata, në paqe me veten dhe me fqinjët si dhe të integruar në institucionet evropiane. Kjo do të thotë anëtarësim në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut për të gjithë ata që e marrin këtë vendim dhe që aspirojnë anëtarësimin,” tha zoti Palmer.
Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se SHBA do të do të inkurajojnë qeverinë e re, që t’i japë përparësi dialogut me Serbinë.
Zoti Palmer thotë se përpjekjet për normalizimin Kosovë-Serbi janë me rëndësi.
“Shtetet e Bashkuara po investojnë në këtë drejtim përpjekje të konsiderueshme, energji dhe kapital politik. Ne mbështesim plotësisht procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe punën e Miroslav Lajcakut si Përfaqësues i Posaçëm për Bashkimin Evropian,” tha zoti Palmer.
Ai tha se hapat pozitive në një drejtim të caktuar në Ballkanin Perëndimor sjellin pasoja pozitive diku tjetër në rajon.
“Nëse mund të ketë normalizim dhe ripajtim Serbi-Kosovë, unë do të thosha se kjo është gjë e mirë për të gjithë në rajon,” tha zëvendës ndihmës sekretari i shtetit.
Marrë nga: VOA
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Italia mund të zgjas kufizimet edhe për një muaj. Sipas TheGuardian, lajmi është konfirmuar nga ministri i saj i shëndetësisë Roberto Speranza.“Italia duh...
BERLIN– 16 tonelata kokainë janë sekuestruar në doganën e Hamburgut në Gjermani.Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për sasinë më të madhe të kapur në Europë. A...
SHBA-Vaksina anti-Covid Johnson & Johnson, me një dozë të vetme është efektive 66% në parandalimin e formave mesatare deri të rënda të virusit dhe është e s...
KOSOVË-Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, në një konferencë për shtyp ka treguar se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë pë...
SHBA- Sipas dy studimeve të reja paraprake një variant i ri i COVID-19, zbuluar kohët e fundit në Kaliforni, është më ngjitës se variantet e tjera të virusit.Va...
KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se janë refuzuar mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të ardhura nga diaspora.Sipas Gazeta Express, la...
KOSOVË-Në aksionin e zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Kosovës, janë gjetur 400 mijë euro kesh. Sipas Gazeta Express, ato janë gjetur në dy lokacione n...
KOSOVË-Luan Statovci, zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë është njëri prej të arrestuarve ditën e sotme, në aksionin e policisë në këtë institucion. Sipas Gaz...
KOSOVË-Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Nazim Sahiti ka zhvilluar një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se vlera e shumës së parave të se...
KOSOVË-Kosova ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3.138 testime dhe kanë rezultuar pozitiv 461 raste perso...