LIVE UPDATES
Aktualitet

PRAPASKENAT/ Si po e rrezikon Veliaj “Tirana Youth Capital”, kush e mban peng procesin

13 Prill 2022, 12:10 Nga DOSJA
PRAPASKENAT/ Si po e rrezikon Veliaj “Tirana Youth Capital”, kush e

TIRANË- Bashkia e Tiranës po rrezikon seriozisht nje standard evropian. Ajo ka bllokuar procesin e zhvillimit të kalendarit të aktiviteteve që duhej të fillonin më 1 janar 2022, në kuadër të shpalljes “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Rivaliteti mes administratës së Bashkisë dhe Kongresit Rinor Kombëtar, KRK – po çojnë në dështim total procesin e shpalljes së projekteve rinore të parashikuara për t’u zhvilluar gjatë këtij viti. Në vitin 2019, në Amiens, Francë, u dha vendimi zyrtar për caktimin e Tiranës “Kryeqytet Evropian i Rinisë – 2022”. Stafeta nga kryeqyteti shqiptar u mor më 17 dhjetor 2021 në Klaipeda, Lituani. Por çfarë ka ndodhur në këto 4 muaj nga mbajtja e stafetës në duar?

Propagandë boshe, tendera organizativë, asnjë projekt i zbatuar

Po të jetë për propagandë ekipi i Veliajt nuk e ka problem. Gjithëandej përmendet fakti se gjatë vitit 2022 Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë, se “këtej nga ne i ka sytë globi”, se “kjo tregon që integrimi evropian është volosur”, se “të rinj e të reja nga mbarë kontinenti dhe bota do të mësyjnë në Tiranë” etj etj. Deklarata, premtime, angazhime, jehonë ndërkombëtare… por në fakt deri më sot asgjë. Asnjë fond financiar i akorduar, për asnjë projekt rinor, Asnjë.

Më datë 18 janar 2022 u shpall publikisht se do të përfundonte aplikimi për OJF dhe individë që do të propozonin projekt-ide (iniciativa e aktivitete me një gamë të gjerë tematikash e prioritetesh që shohin në qendër rininë). Makro programi po implementohet nga KRK në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
Aplikimet e mbyllën por deri më sot asnjë shpallje fituesisht. Njoftimi më i fundit nga faqja zyrtare e Bashkisë Tiranës e ka shtyrë afatin e shpalljes për fundin e muajit mars 2022. Konkretisht, sipas njoftimit zyrtar: “Pas një numri rekord aplikimesh për Thirrjen e Hapur për Projekt Ide në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 (EYC 2022), Kongresi Rinor Kombëtar njofton të gjithë aplikantët se jemi tani në procesin e shqyrtimit të aplikimeve dhe dokumentacionit të tyre. Njoftimet mbi statusin e aplikimit do të bëhen nëpërmjet e-mail. Parashikojmë si më poshtë datat respektive mbi njoftimet finale: Deri më datë 25 Mars 2022 rezultatet për LOT 1: Organizata të Shoqërisë Civile. Deri më datë 30 Mars 2022 rezultatet për LOT 2 dhe LOT 3: grupe jo-formale dhe individët.

Ju falenderojmë për besimin dhe durimin që keni dëshmuar gjatë këtij procesi dhe dëshirën për t’u bërë pjesë e rrugëtimit të Tiranës si Kryeqytet Evropian i Rinisë për 2022 me projekt-idetë tuaja”. Por as ky afat nuk u respektua. Iku marsi, po ikën dhe prilli: asnjë projekt i miratuar apo financuar.

Sherr për listën e fituesve

Burime nga brenda ekipit organizator konfirmojnë për Dosja.al se ngërçi i krijuar, situata bllokuese, ka si shkak mosmarrëveshjet serioze që kanë përfaqësuesit e Bashkisë me ata të KRK për ndarjen e fondeve. Të dy palët pretendojnë të fusin si fitues subjektet që simpatizojnë. Kjo ka derfomuar tërësisht garën e projekteve. Ndërkohë aplkikantët presin. Aktivistë, artistë, animatorë, koordinatorë që kanë planifikuar të përfshihen në “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë -2022”, akoma nuk kuptojnë çfarë po ndodh. Gjithçka ka qenë e menduar se do të zhvillohet mbi bazën e projekteve. Dmth secili subjekt do të aplikonte me projekt dhe pas vlerësimit do të shpalleshin fituesit, do të lëvroheshin fondet. Por deri më tani asnjë projekt i miratuar, asnjë fond i lëvruar. Kalendari aktiviteteve zero. Propaganda bashkiake në kulmin e vet gjithësesi.

Infrastruktura moderne dhe e shtrenjtë është gati

Bashkia dhe KRK gjithsesi diçka kanë bërë. Kanë organizuar tendera për zyra, për staf shtesë, për pajisje dhe inventar teknologjik pune në funksion të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë – 2022”. Miliona euro janë shpenzuar. Por në 4 muajt e fundit shpenzimet e konsiderueshme kanë shkuar dëm. Pasi stafet, zyrat, infrastruktura teknike e teknologjike është në tako. Fituesit e tenderave kanë marrë fondet, burimet njerëzore shtesë kanë marrë rrogat – vetëm aktivitete nuk ka. Kjo ka zbuluar një pamje tjetër të administratës së Bashkisë së Tiranës, një çorganizim të organizuar, për të mos prodhuar asgjë. Zhgënjimi është për grupet rinore të interesit nga Shqipëria, por dhe mjaft organizata e individë të huaj, që kanë aplikuar për të ardhur në kryeqytetin evropian për këtë vit. Pavarësisht kësaj propaganda është në nivel. Lajme, kronika, foto, galeri fotografike, tam tam-e të orkestrës frymore të qytetit, parakalime, intervista euforike etj etj. Vetëm aktivitetet mungojnë.

Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes erion veliaj kryeqyteti evropian i rinisë bashkia e tiranes erion veliaj kryeqyteti evropian i rinisë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet