LIVE UPDATES
Bota

A do të shkaktojë virusi Corona një valë të nacionalizmit ushqimor?

1 Prill 2020, 10:42 Nga DOSJA
A do të shkaktojë virusi Corona një valë të

TIRANË– Disa eksportues të grurit, duke përfshirë Rusinë dhe Kazakistanin, po marrin një kthesë nacionaliste duke kufizuar ose planifikuar të kufizojnë eksportet për të siguruar furnizime të mjaftueshme për popullsinë e tyre. Kjo kur COVID-19 vazhdon të prishë rrjedhat e tregtisë dhe mban të bllokuar më shumë se 2.5 miliardë njerëz.

Kufizimet e eksportit ndërmerren në sfondin e blerjes në panik, që i ka lënë supermarketer me rafte të zbrazëta, jo për shkak të mungesës së furnizimeve, por pengesave logjistike të krijuara nga masat për të frenuar pandeminë. Ekspertët druhen se kufizimet në eksportet e grurit dhe miellit të grurit mund të çojnë në çmime më të larta të artikujve bazë si buka, duke rezultuar vdekjeprurëse për shumë nga vendet më të varfra në Afrikë, që mbështeten në ushqimin e importuar. Çmimet e larta të bukës dihet se kanë shkaktuar trazira dhe kanë shkaktuar paqëndrueshmëri politike, veçanërisht në Afrikë.

Më poshtë është një listë e vendeve që kanë frenuar ose janë në procesin e frenimit të eksporteve të produkteve ushqimore bazë për të siguruar furnizime të qëndrueshme për shtetasit e tyre, pasi po vazhdon përhapjen pandemia e virusit Corona.

Serbia

Ky shtet i Evropës Lindore ka ndaluar eksportin e vajit të lulediellit dhe mallrave të tjera, si masë paraprake.

Rusia

Eksportuesi më i madh në botë i grurit dëshiron të kufizojë eksportet e grurit për të mbrojtur furnizimin brenda vendit, pasi pandemia e virusit Corona po ndikon në zinxhirët e furnizimit në të gjithë globin. Ministria ruse e Bujqësisë ka propozuar të kufizojë eksportet e disa drithërave, përfshirë grurin, në 7 milionë tonë për muajt prill-qershor. Në një kohë kur ky propozim, i cili duhet të nënshkruhet nga kabineti, është në përputhje me fundin e sezonit, kjo ka ngjallur shqetësime te tregtarët se Moska mund të vendosë kufizime të mëtejshme për eksporte, siç ka bërë në të kaluarën për t’u përballur me çmime të larta të grurit në vend ose me korrje të dobëta. “Është një gjest simbolik, por shqetësues,” i tha një tregtar evropian Reutersit. “A është ky një hap i parë në përpjekjen për të ulur eksportet, për të ruajtur furnizimet e veta ushqimore të Rusisë, në kohën e virusit Corona? Ky është shqetësimi.”

Ukraina

Në fqinjën e Rusisë, në Ukrainë, një eksportuese e madhe e grurit dhe e vajrave vegjetalë, qeveria po monitoron eksportet e grurit çdo ditë dhe ka thënë se do të marrë masa të përshtatshme, nëse kërkohet. Qeveria e Kievit është përballur me kërkesa nga furrat e bukës për të frenuar eksportet e grurit dhe për të parandaluar që çmimet e bukës të rriten, po të përkeqësohet kriza e virusit Corona.

Kazakistani

Kazakistani ka ndaluar eksportet e miellit të grurit, hejdës, sheqerit, vajit të lulediellit dhe të disa perimeve, përfshirë karrotat dhe patatet, të paktën deri më 15 prill, ndërsa kërkon të krijojë stoqe për t’u marrë me emergjencën e virusit Corona. Ky vendi i Azisë Qendrore, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të miellit të grurit, është një furnizues vendimtar për shtetet siç janë Uzbekistani dhe Afganistani. Ndalimi i miellit të grurit mund të prekë kompanitë e bukës në të gjithë botën.

Vietnami

Ky vend i Azisë Juglindore, i cili deri tani ka arritur të kufizojë përhapjen e virusit Corona, javën e kaluar pezulloi përkohësisht kontratat e reja të eksportit të orizit. Eksportuesi i tretë më i madh në botë i orizit tha se po shqyrtonte nëse kishte furnizime të mjaftueshme në vend për të përballuar pandeminë. Filipinet, Kina dhe vendet e Afrikës janë ndër blerësit më të mëdhenj të orizit të Vietnamit. Kjo veprim nga Vietnami ka tërhequr shumë vëmendje në tregun ndërkombëtar, tha një tregtar evropian i orizit për agjencinë e lajmeve Reuters. “Nëse vendet eksportuese të ushqimeve fillojnë të kufizojnë furnizimet për të siguruar nevojat e tyre ushqimore, ky do të ishte shqetësim shumë i madh.”

Ashutosh Pandey

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale