LIVE UPDATES
Politike

“Kjo familje politike nuk është si të tjerat”, Rama: Nuk e përfytyroj dot Shqipërinë pa PS

9 Prill 2022, 12:34 Nga DOSJA
“Kjo familje politike nuk është si të tjerat”, Rama:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nuk e përfytyron dot Shqipërinë pa Partinë Socialiste. Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, Rama tha se familja politike që ai drejton është ndryshe nga të tjerat. Ai shtoi se nëse PS nuk do ekzistonte edhe banesat do të kërkoheshin me të pyetur, si dhe shtoi se nuk do kishte aspak siguri.

‘Kjo familje politike nuk është si të tjerat, le ta kthejnë si të tjerat. Ne të këqijat i kemi si të tjerat. PS është Shqiptari. PS është brumi pa të cilin politika shqiptare nuk prodhon dot asgjë. Përfytyrojeni Shqiprinë PD, unë e bëj dhe them që nuk ka asnjë problem. Përfytyrojeni pa PS, nuk e bëni dot. Edhe shtëpinë do e gjenit me të pyetur. Njerëzit duan siguri për paratë e mbledhura nën dyshek nga puna në të zezë. Jo nga puna e zezë. Po iu themi një gjë të thjeshtë, kanabisin mjekësor, e kemi vendosur dhe do e bëjmë sepse u intereson shqiptarëve. Shqiptarëve nuk u bëjmë dot zbor për të sjellë paratë. Shqipëria nuk e ka bërë kurrë këtë formalizim të parasë. Ky është vendi me sasinë më të madhe të parave jashtë sistemit banker‘- tha Rama. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Forca jonë sot duhet të përkthehet në vendime dhe veprime konkrete në respekt të opinionit të njerzve. Jo vetëm sepse mbledhja e opinionit të njerzve na jep më shumë qartësi në vendimarje, por edhe sepse vendimarrjet bashkë me njerzit u japin atyre siguri, ndjesinë e dobishmërisë dhe njëkohësisht e të qenit pjesë e diçkaje që është një familje. Një familje e madhe. Një familje kombëtare, ku familjet politike natyrisht bëjnë pjesën e tyre, bëjnë rolin e tyre por ku kjo familje politike miqtë e mi, nuk është si familjet e tjera politike. Le të thonë çfarë të duan, le ta kthejnë si të duan. Ne nuk jemi si familjet e tjera politike. Partia Socialiste nuk është një parti si tjerat. Partia Socialiste vetëm të këqijat i ka si partitë e tjera, të ngjashme. Partia Socialiste është shqiptari. Partia Socialiste është brumi pa të cilin politika shqiptare nuk prodhon dot asnjë gram bukë.

Përfytyrojeni për një moment, Shqipërinë pa Partinë Demokratike unë e përfytyroj me kënaqësinë më të madhe dhe e shoh që s’ka asnjë problem. Përfytyrojeni për një moment Shqipërinë pa Pastrinë Socialiste. Përfytyrojeni! Edhe Pallatin e Kongreseve do ta gjeni duke pyetur, se do ishte i rrethuar nga një xhungël që s’do ishin më kioska, nuk e di se çfarë do ishin, por edhe shtëpinë do e gjenit me të pyetur. Njerëzit për shembull, duan siguri për paratë që kanë mbledhur nën dyshek gjithë këto vite nga puna në të zezë, jo nga puna e zezë, nga punët e zeza, ne do ua japim këtë siguri.

Paratë e zeza të krimit dhe të korrupsionit janë të pa amnistueshme, nuk diskutohet. Ne nuk mund të bëjmë një amnisti as për kriminelet, trafikantët, as për zyrtarët e djeshëm dhe të sotëm të cilitdo nivel, por paratë e krimit dhe të korrupsionit s’mund të jenë arsye në asnjë mënyrë që paratë e punës në të zezë të kriminalizohen duke i damkosur si të pa amnistueshme.

Ashtu sikundër me shumë respekt të gjithë partnerëve ndërkombëtarë të cilët kanë të drejtat e tyre dhe në mënyrë të vazhdueshme e kanë parë këtë qasje dhe këtë çështje si një çështje që lidhet me te keqen, si sigurisht e shikojnë ata të tjerët çështjen e legalizimin të kanabisit për arsye mjekësore, do u themi një gjë shumë të thjeshtë, shumë sumë të thjeshtë. Këtë gjë e kemi vendosur dhe këtë gjë ne do ta bëjmë sepse kjo është gjëja që u intereson të gjithë shqiptarëve, qindra e mijëra shqiptarëve të cilët kanë nxjerrë lekë nga puna dhe të cilëve ne nuk mund t’ju bëjmë zbor sa herë duan të sjellin qoftë dhe një shumë modeste për të blerë një shtëpi këtu.

Nuk është përkujdesja për njerëzit dhe nuk është siguri që të mos e bësh këtë, aq me tepër sot, në këtë kohë të trazuar ekonomikisht për të tërë botën. Shqipëria nuk e ka bërë kurrë këtë formalizim të parasë qysh ditën kur ka dalë nga shpella e komunizmit dhe me fakte statistikisht ky është vendi me sasinë më të lartë të përdorimit të parasë jashtë sistemit bankar në të gjithë Europen. Kjo nuk është as siguri e mjaftueshme nga qarkullimi i parasë së zezë dhe as jo e jo siguri e dobishme për paranë e punës me djersë dhe koha për ta ndryshuar këtë fakt është tani. Këtë, sot e kanë thënë me forcë një shumicë dërrmuese shqiptarësh të pyetur gjatë Këshillimit Kombëtar.

LAJMI KRYESOR- Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 edi rama kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet