LIVE UPDATES
Bota

915 faqe raport për abuzimet seksuale në kishë

21 Mars 2021, 07:20 Nga DOSJA
915 faqe raport për abuzimet seksuale në kishë

Björn Gercke ende pa filluar mirë paraqitjet e dëshmive për abuzimet seksuale me fëmijë në Kryepeshkopatën e Këlnit, nisi të përdorë fjalë shumë të qarta. Jurisiti foli për “dosjet e helmit”, kur iu referua dosjeve personale të priftërinjve. E këto dosje mund të jenë shumë të rrezikshme jo vetëm për priftërinjtë por edhe për vetë Kishën – sepse ato përmbajnë prova të abuzimit seksual të fëmijëve dhe fshehjen e këtyre krimeve. “Dosjet e helmit”, quhen ato në gjuhën e kishës.

Gercke, të cilin e kanë angazhuar si vlerësues të pavarur, ka punuar me muaj, ka shfletuar me mijëra faqe dhe ka marrë në pyetje të dyshuarit për këto krime, vazhdon: Kardinali Joachim Meisner, Kryepeshkopi i dioqezës më të madhe dhe më të rëndësishme gjermane, prej vitit 1989 deri në vitin 2014, kishte një dosje të tij të posaçme me titull – “Vëllezërit në Mjegull”. Kjo ishte gjuha e kryepriftit për priftërinjtë që kanë kryer të tilla vepra. E këtu bëhet fjalë për abuzim seksual dhe dhunë seksuale ndaj fëmijëve.

Mijëra viktima

Abuzimi seksual ndaj fëmijëve nga burrat e Kishës është një temë me të cilën po përballet Kisha Katolike në Gjermani prej vitit 2010. Në një studim të madh të publikuar në vitin 2018 flitej për të paktën 3.677 fëmijë dhe adoleshentë me të cilët kanë abuzuar 1.670 persona në periudhën prej vitit 1946 deri në vitin 2014. Rastet po shtohen çdo vit, sepse po paraqiten raste të reja dhe dëshmitarë që flasin për krime nga e kaluara, por ka dhe raste të reja. Edhe njerëzit shumë fetarë janë të pasigurt – po, ata po largohen edhe nga Kisha. Kisha është përfshrië në këto skandale ndërkohë në shumë vende të botës – në Irlandë dhe Australi, SHBA dhe Kili. Duket se në mbarë botën ka me dhjetëra mijëra viktima.

Po si duket fshehja e këtyre krimeve dhe mungesa e dëshirës që të pranohen këto gjëra? Tre fjali nga një letër, e cila citohet edhe në studimin prej 900 faqesh. Fjalitë e Kardinalit Joseph Höffner, Kryepeshkopit të Këlnit nga viti 1969 deri në 1987 dhe një nga kishtarët më të shquar gjermanë në historinë e pasluftës. Ai i shkruante në vitin 1984 një kapelani të akuzuar: “Më vjen shumë keq që keni hasur në vështirësi të tilla fare në fillim të shërbesës suaj priftërore. Unë i kam kërkuar stafit tim të hetojë situatën me (…). Askush nuk i merr seriozisht akuzat kundër jush.” Këto fjali të japin një ide se si janë trajtuar të akuzuarit – e si u trajtuan viktimat. Informacionet janë injoruar, ndërsa bisedat dhe denoncimet në Romë nuk ndodhën kurrë.

“Legjendat”

Studimi i ri trajton përgjegjësit për periudhën prej vitit 1976 deri në 2018. Për shkelje të rënda të detyrës akuzohen Kardinali Höffner dhe në radhë të parë pasardhësi i tij, Kardinali Joachim Meisner (1989-2014). Gercke thotë se një e treta e të gjitha shkeljeve të dokumentuara të detyrës, mund t’i atribuohen kardinalit konservator-reaksionar, i cili vdiq në 2017. Ai shpërfilli detyrimet e informimit, raportimit dhe sanksionimit. E ai ka lënë pasdore edhe kujdesin ndaj viktimave. “Emrat si Kardinal Meisner kanë status legjendar për shumë njerëz këtu në Këln”, thotë Gercke.

Në lidhje me pasardhësin e Meisner, Kardinalin Woelki, juristi thotë se “ne nuk kemi mundur të gjejmë ndonjë shkelje të detyrës”. Kjo është befasuese dhe u vë në pikëpyetje në konferencën për shtyp. Woelki është kritikuar me muaj të tërë për shkak se nuk ka ndërmarrë asgjë kundër një prifti më të vjetër, të cilin në dosje e quante vetëm “Pastor O.”. Woelki e njihte personalisht klerikun edhe më parë. Dhe nuk e ka raportuar një rast të sulmit ndaj një djali që kishte ndodhur dekada më parë.

Në sytë e jurisitit, Woelki nuk i ka shkelur detyrat e tij, sepse i akuzuari O. trajtohej në këtë kohë si “i paaftë për të biseduar me te”. Shumë i moshuar dhe i sëmurë për t’i kuptuar gjërat – por në varrimin e O., Kardinali i Këlnit mbajti një meshë me fjalë të mira për te. Gercke dhe bashkëpunëtorja e tij, Kerstin Stirner disa herë gjatë prezantimit njëorësh theksuan se ata kanë vlerësuar gjërat vetëm nga ana juridike dhe jo  – nga pikëpamja morale.

E megjithatë ai goditi edhe Kryepeshkopin gjerman. Kryepeshkopi i sotëm i Hamburgut, Stefan Heße, ishte shef i personelit në Kryepeshkopatën e Këlnit nga viti  2006 deri në vitin 2014, kur ishte edhe Vikar i Përgjithshëm, do të thotë, dora e djathtë e Kryepeshkopit Meisner. Në rastin e Heße, raporti flet për njëmbëdhjetë shkelje të qarta të detyrës. Disa prej tyre janë përmendur shpesh edhe gjatë vitit 2020. Akuzat të ngjashme ngriten edhe kundër ish-vikarit të përgjithshëm Norbert Feldhoff (81) dhe zyrtarit tjetër që edhe sot është aktiv – si gjykatësi më i lartë i dioqezës së Kishës së Këlnit – Günter Assenmacher (69).

Vendimi shkatërrues

Ajo që juristi e quante si deficit dhe dobësi e sistemit, ka një efekt shkatërrues. Në raport flitet për regjistrime konfuze, të këqija dhe të paqarta e deri tek “injoranca ligjore” e përgjegjësve, mungesa e kujdesit ndaj viktimave, si dhe mangësitë në shpjegimin ligjor dhe faktik. Një detaj duket si satirë, por duket normal për ata që e ndjekin këtë ngjarje: asnjë shkelje e qartë e detyrës nuk është kryer nga personat laikë. Por ndaj laikëve Kisha ka vepruar “rregullisht dhe shpejt”. Pra ka denuar ÇDO sjellje e keqe. Ndërsa ndaj klerikëve shpirtërorë jo.

Në një moment doli në skenë edhe Kardinali Woelki, i cili prezantimin e raportit e ndoqi nga rreshti i parë i sallës. Ai tha se këtë raport nuk e ka parë kurrë më parë. Pasuan fotografimet me rastin e dorëzimit të dokumentit. Ai tha se “këtë ditë e ka pritur me shumë dëshirë për një kohë të gjatë” dhe se nga kjo ditë “ka pasur frikë si kurrë më parë”.

“Lirimi nga detyrat e tyre”

Më pas Woelki foli për ate që dëgjoi më parë. “Kjo është një fshehje … Zyrtarët më të lartë nuk i raportuan këto veprime në Romë dhe në këtë mënyrë i kanë penguar dhe parandaluar hetimet. Duket se ata kanë penguar hetimet dhe procedurat penale”. Një sjellje e tillë e keqe duhet të ketë pasoja edhe për klerikët, tha ai me qetësi. “E veprat peshojnë më shumë se fjalët”. Më pas ai tha se ai i “liron përkohësisht menjëherë nga detyrat e tyre Peshkopin Schwaderlapp dhe zyrtarin Assenmacher”. Në fjalinë tjetër ai e bën të qartë se ai nuk është përgjegjës për Heße, por me dëshirë do të merrte një vendim. Papa duhet të kujdeset për këtë. Woelki tha se që sot do ta dërgojë këtë studim në Romë. Schwaderlapp, mbase peshkopi më konservator në peshkopatën gjermane, menjëherë i ofroi Papës dorëheqjen e tij.

Kardinali foli për pesë minuta të mira. Pastaj tha se do të fillojë bisedat me dyer të mbyllura me përfaqësuesit e Këshillit e personave të prekur nga këto krime. Ai tha se deri të martën e ardhshme më nuk do të komentojë gjërat. Pastaj Woelki dëshiron të paraqitet përsëri para shtypit dhe të informojë për pasojat e mëtejshme.

Të prekura të gjitha dioqezat?

Në qarqet e Kishës së Këlnit janë shumë të lumtur që raporti është publikuar. Por njëkohësisht janë të interesuar për të parë se çfarë tjetër do të ndryshojë. Por ky tension vlen për të gjitha 27 dioqezat katolike në Gjermani. “Nuk jam i sigurt nëse do të gjeni një dioqezë në Gjermani ku nuk do të gjeni shkelje të detyrës,” tha Gercke. Kryepeshkopata e Këlnit është tani dioqeza e parë me një pamje kaq kritike të dosjeve.

Assenmacher, tani i liruar nga zyra e tij në Këln, ka qenë prej kohësh aktiv në të njëjtën pozitë në dioqezën e Limburgut. Kjo është selia e Peshkopatës së Georg Bätzing, kryetari i Konferencës së Peshkopëve Gjermanë. Ndërsa Stefan Heße ka qenë kryepeshkop i Hamburgut që nga viti 2015. Disa dioqeza kanë trajtuar me kujdes rastet e abuzimit, por çështja e ngatërrimit, mbulimit nga eprorët dhe udhëheqësit e dioqezave është ende në pritje. Një prej përshtypjeve kryesore është se ndërkohë dihen shumë gjëra – por gjithnjë po hapen edhe më shumë pyetje.

Kritikat

Mesdita, konferenca për shtyp ka mbaruar kaherë. Para Katedrales së Këlnit, siç ka ndodhur për ditë të tëra, demonstrojnë organizatat e personave të prekur. Për një kohë të gjatë ata kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur shtetëror në vend të një “hetimi të pavarur” në emër të kryepeshkopit. Tani ata janë të irrituar dhe të zhgënjyer me “shfajësimin” e Woelki. Kjo Kishë nuk ka moral, thuhet. Lëvizja reformuese Maria 2.0 ka njoftuar se të premten do të mbajë një tubim solidariteti me viktimat e abuzimit.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota abuzime seksuale me femije kisha kisha katolike abuzime seksuale me femije kisha kisha katolike

Sondazh

Poll
Bota 20 Mars 2021, 21:25

SHBA, 2.5 milionë vaksinime në ditë

Shtetet e Bashkuara arritën objektivin e vendosur nga Presidenti Joe Biden për të injektuar 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, pothuajse një mua...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet