LIVE UPDATES
Bota

40 vjet më parë gjeneralët polakë sfiduan Moskën

13 Dhjetor 2021, 07:43 Nga DOSJA
40 vjet më parë gjeneralët polakë sfiduan Moskën

POLONI- Sindikata polake Solidarnosc vuri në dyshim monopolin e komunistëve mbi pushtetin dhe sfidoi Moskën. Për të ndaluar kolapsin e sistemit, gjenerali Wojciech Jaruzelski shpalli gjendjen e luftës në vitin 1981.

13 dhjetori 1981 ishte një e dielë e ftohtë dhe me diell në Varshavë, ideale për shëtitje në qytet. Por ata që lanë apartamentet e tyre në mëngjes për të shkuar në kishë – ishte e diela e tretë e pragut të Krishtlindjes – për të bërë patinazh me fëmijët ose për të blerë një gazetë – u kthyen pas të frikësuar. Në rrugët me borë të kryeqytetit, në vend të autobusëve shihje tanke lufte. Ushtarë të armatosur ruanin ndërtesat qeveritare dhe objekte të tjera strategjike. Milicët kontrollonin makinat dhe kalimtarët. Atë që e kapnin me fletëpalosje në xhep, e merrnin me vete.

Telefonat e vdekur dhe gjenerali në TV

Ata që më vonë ngritën telefonat në shtëpi për të biseduar me miqtë duhet të kenë zbuluar se të gjitha komunikimet ishin ndërprerë. Ata që ndezën televizorin në kërkim të informacionit panë një gjeneral – liderin e partisë dhe të qeverisë Wojciech Jaruzelski – të shpallte vendosjen e një “gjendjeje lufte”. “Atdheu ynë është në prag të humnerës”, tha gjenerali me zë të ashpër. “Nuk janë ditë, por vetëm orë që na ndajnë nga një fatkeqësi e përmasave kombëtare,” shpjegoi Jaruzelski për të justifikuar vendimin e tij. Ai fajësoi për fundosjen që e kërcënonte Poloninë lëvizjen opozitare Solidarnosc.

Që nga vala e grevave në bregun polak të Detit Baltik në verën e vitit 1980, që çoi në njohjen e sindikatës Solidarnosc të udhëhequr nga Lech Walesa, në Poloni ishte krijuar një lloj pushteti i dyfishtë. Lëvizja kombëtare, e cila shpejt numëroi dhjetë milionë anëtarë dhe nuk e fshehu antikomunizmin e saj, gradualisht po forconte pushtetin e saj përmes grevave dhe demonstratave. Publicistët më vonë e quajtën këtë periudhë “karnaval i lirisë”.

Partia në pushtet, Partia e Bashkuar e Punëtorëve Polake (PVAP) e dobësuar dhe e përçarë, shmangej vazhdimisht, por nuk ishte gati të ndante pushtetin me opozitën, aq më pak ta dorëzonte atë. Triskat e ushqimeve, si në luftë, synonin të lehtësonin vështirësitë e furnizimit – pa dobi. Imazhet e dyqaneve bosh dhe njerëzve që sillnin në shtëpi letër higjienike si trofeun më të madh, u bënë ikona trishtuese të gjendjes ekonomike të kohës.

Moska zemërohet me shokët polakë

Shokët në Moskë e shprehën në mënyrë demonstrative pakënaqësinë e tyre ndaj shokëve të tyre polakë. Manovrat e përbashkëta të trupave të Traktatit të Varshavës në dhjetor 1980 dhe mars-prill 1981 shërbyen si një mjet presioni ndaj Varshavës, pa dyshim për të kujtuar qëllimisht pushtimin e Çekosllovakisë në vitin 1968. “Ne duhet të ushtrojmë presion të vazhdueshëm,” tha sekretari i përgjithshëm i CPSU, Leonid Brezhnev, sipas një procesverbali të Byrosë Politike të 16 prillit 1981.

Historianët ende pyesin sot nëse Moska ishte vërtet gati të pushtonte Poloninë apo thjesht po i frikësonte shokët nga Varshava. Meqenëse partia dështoi qartë të merrte kontrollin e Solidarnosc-it, erdhi ora e ushtrisë. Gjenerali Jaruzelski fillimisht u emërua në krye të qeverisë, pastaj mori edhe drejtimin e partisë dhe përqendroi të gjithë pushtetin në duart e tij. Ai vendosi burra të besuar me uniformë në të gjitha postet kryesore të qeverisë.

Goditje kundër Solidarnoscit

Natën e 13 dhjetorit 1981, Këshilli Ushtarak i Shpëtimit Kombëtar (WRON) mori pushtetin në vend. 70.000 ushtarë me 1.750 tanke luftarake dhe 30.000 militantë u mobilizuan në të gjithë vendin për të thyer rezistencën e opozitës. 3000 aktivistë të Solidarnosc-it, duke përfshirë pothuajse të gjithë udhëheqjen e sindikatës me Lech Walesa-n në krye, u arrestuan dhe u internuan në orët e para të gjendjes së luftës. Liria e grevës dhe e mbledhjes u eleminua dhe u vendos shtetrrethimi. Solidarnosc u ndalua dhe më pas u shpërbë.

Pavarësisht nga efekti i befasisë, Solidarnosc-i arriti të mobilizonte kolektivat në disa fabrika, për t’i mbrojtur ato kundër ardhjes së njësive ushtarake dhe milicisë. Luftimet më të ashpra shpërthyen më 16 dhjetor 1981 rreth minierës së qymyrit “Wujek” në Katowice. Nëntë minatorë u vranë në sulmin kundër minierës.

Fitorja ushtarake e Pirros

Junta arriti mjaft shpejt ta neutralizojë Solidarnosc-in si një lëvizje masive antikomuniste dhe të rivendosë pushtetin e regjimit të vjetër. Deri në fund të vitit 1982, u internuan afro 10.000 vetë dhe rreth 12.000 të tjerë u dënuan nga gjykatat ushtarake. Në korrik 1983, gjendja e luftës u hoq.

Vendi u zhyt në një stanjacion ekonomik dhe social. Qindra mijëra polakë, kryesisht të rinj, i kthyen shpinën vendit dhe emigruan, kryesisht në Republikën Federale të Gjermanisë. Borxhi i jashtëm u rrit për të arritur shumën atëherë gjigante prej 40 miliardë dollarësh. Vendi ishte praktikisht i falimentuar dhe i izoluar politikisht. Disa atentate politike, si ajo e priftit Jerzy Popieluszko, i vrarë nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, tronditën opinionin publik polak.

Në skenë del Gorbaçovi

Vetëm ndryshimet në skenën politike botërore sollën shpresë. Perestrojka dhe Glasnosti i Mikhail Gorbaçovit, në krye të Kremlinit që nga viti 1985, i kanë dhënë opozitës më shumë liri veprimi. Dy valë grevash në vitin 1988 treguan se Solidarnosc-i sigurisht qe shtypur, por nuk qe mundur. Një brez i ri punëtorësh sfidonte fuqinë e shtetit. Ky realizim çoi në 1989 në tryeza të rrumbullakëta dhe zgjedhjet e para parlamentare gjysmë të lira në të gjithë Bllokun Lindor. As tetë vjet pas internimit të tij, këshilltari i Solidarnosc Tadeusz Mazowiecki u zgjodh kryeministër i Polonisë. Një vit më vonë, heroi i punëtorëve Lech Walesa u bë President i Polonisë.

Tradhtar apo hero?

Deri në vdekjen e tij në 2014, politikanët dhe historianët debatuan për rolin e Jaruzelskit. Shumë e shikonin atë si tradhtar të kombit që kishte dërguar tanke dhe ushtarë kundër popullit të tij për të shpëtuar pushtetin e partisë. Të tjerët e shikonin atë si hero që shpëtoi vendin nga pushtimi sovjetik dhe për rrjedhojë nga një gjakderdhje.

Në vitin 2011, Lech Walesa e vizitoi gjeneralin e sëmurë rëndë në spital dhe i dha atij dorën. A e ka falur ai atë? Në intervistën për DW, Walesa deklaron se Jaruzelski ishte gjithashtu një patriot që donte të shpëtonte vendin e tij nga sovjetikët – por në mënyrën e tij: “Unë nuk kam luftuar kundër Jaruzelskit, kundër sigurimit të shtetit, kundër agjentëve. Kam luftuar kundër sistemit”, tha Walesa.Në librin e tij “30 vjet më i moshuar” Jaruzelski shkroi: “Kërkoj falje për pasojat drastike të gjendjes së luftës. Por kjo ishte zgjidhja e vetme dhe rezultoi me vend. Ishte e keqja më e vogël, por edhe një e keqe e tillë është gjithmonë e keqe”.

Marrë nga: DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota gjeneralet polake lech walesa moska wojciech jaruzelski gjeneralet polake lech walesa moska wojciech jaruzelski

Sondazh

Poll
Bota 13 Dhjetor 2021, 06:49

Europa ime: Duhet një fillim i ri në Ballkan

Gjatë dy javëve të fundit mijëra serbë dolën në rrugë, dy të shtuna njëra pas tjetrës ndërkohë, dhe bllokuan autostrada, ura dhe pika të rëndëdishme rrugore për...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë