LIVE UPDATES
Bota

Europa ime: Duhet një fillim i ri në Ballkan

13 Dhjetor 2021, 06:49 Nga DOSJA
Europa ime: Duhet një fillim i ri në Ballkan

Gjatë dy javëve të fundit mijëra serbë dolën në rrugë, dy të shtuna njëra pas tjetrës ndërkohë, dhe bllokuan autostrada, ura dhe pika të rëndëdishme rrugore për të protestuar kundër një ligji që do të lehtësojë shpronësimet. Sfondi: Koncerni ndërkombëtar Rio Tinto kërkon të ngrejë një minierë gjigante të litiumit në Serbinë perëndimore me pasoja fatale potenciale për mjedisin. Koncerni mbështetet aty nga regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Pamjet e demonstratave në fund të nëntorit tregonin trupa me maska që vepronin kundër demonstruesve. E dukshme që ata i ishin dërguar më parë nga qeveria.

Këto pamje të kujtojnë kohën, kur para pesë vjetësh burra të maskuar me makineri shkatërruan shtëpitë në qendër të Beogradit për të hapur vend për projektin e ri të madh “Belgrade Waterfront”. Problemet me fondet, me mungesën e transparencës në marrëveshjet me Emiratet e Bashkuara e kanë deformuar ndërkohë bregun e Savës me ato ndërtesat e larta. Trupa të gatshme për dhunë mbrojtën edhe portretin e gjeneralit të dikurshëm boshnjak-serb, Ratko Mladiç, që papritur u pikturua në një faqe muri në Beograd. Huliganët e eliminuan çdo përpjekje të beogradasve, të kolegevë atje, edhe timen për të larguar nderimin që i bëhej kriminelit të dënuar për krime lufte. Këta të rinj të veshuar me “hoodi” janë ata që këlthasin shpesh në stadiume e janë prej kohësh dora mbështetëse e regjimit të Vuçiqit.

Projekte me prestigj, mbështetje ndërkombëtare

Në Serbi ndjehet frika. Gati nuk ka media të pavarura në vend, kritikët baltosen dhe opozita akuzohet për tradhti kombëtare. Nëse unë e kritikoj qeverinë në Serbi, cilësohem si “lobiist shqiptar”. Në një klimë të tillë nuk ka shumë vetë që guxojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre hapur. Prandaj protestat aktuale mjedisore kundër projektit të litiumit janë kaq inkurajuese. Ato janë të rëndësishme, sepse nuk zhvillohen vetëm në Beograd, por edhe në qytete të tjera më të vogla, ku qasja në qëndrimet kritike është më e vështirë.

Në të njëjtën kohë është fatale, që shumë serbë besojnë, dhe jo aq pa ta drejtë, se Vuçiq mund të mbështetet tek përkrahja e perëndimit, sidomos e Gjermanisë. Shumë dyshojnë, se ish-kancelarja federale, Angela Merkel e mbështeste minierën e litiumit. Sidoqoftë diku duhet të prodhohet lënda e parë për bateritë e automjeteve elektrikë “made in Germany”. Presidenti serb ia del me projekte të tilla me prestigj të sigurojë mbështetje ndërkombëtare.

Rrëshqitje e Serbisë me mbështetje gjermane

Po kaq në mënyrë jotransparente si projekti i litiumit, duket se veprohet edhe me ndërtimin e metrosë në Beograd nga një konsorcium francez. Investitorë nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara me “deals” të padepërtueshëm mund të posedojnë fabrika dhe troje të rëndësishme në Beograd. Rusia nga ana tjetër lejohet të dominojë sektorin energjitik. Në këtë lojë nuk bëhet fjalë vetëm për ndikim ekonomik, shkatërrim mjedisi dhe korrupsion, por edhe për besueshmërinë e Bashkimit Europian. Rusia dhe Kina nuk kanë interes për demokracinë dhe shtetin ligjor. Por në Gjermani këto nuk duhen harruar kaq shpejt. Ndërkohë jo pa të drejtë mund të thuash, se Serbia ka rrëshqitur në një diktaturë. E kjo u bë edhe me mbështetje gjermane. Angela Merkel gjithmonë e përkrahte presidentin serb. Kështu pak ditë para zgjedhjes së tij president në prill 2017 ajo e priti atë në zyrën e kancelarisë në Berlin. Me të drejtë fotot e takimit u panë si mbështetje e kandidatit.

Dhjetë vjet ndërmjetësim, asnjë zgjidhje

Qeveria e re gjermane do ta kishte tani mundësinë për një fillim të ri në politikën gjermane të Ballkanit Perëndimor. Qëndrimi jo kritik ndaj personit dhe sundimit të tij e inkurajoi Vuçiqin për të fshikulluar edhe më tej mediat. Ndërkohë të gjitha mediat e mëdha serbe janë të vendosura në rresht në linjën e qeverisë. Nga 168 komuna në vend partia qevrisëse me aleatët e saj kontrollon 161 syresh, krahas kësaj pa dallim edhe të gjitha institucionet shtetërore.

Për një kohë të gjatë Gjermania dhe BE kishin iluzionin, se Vuçiq është partneri ideal për një kompromis me Kosovën. Por edhe pas 10 vjetësh ndërmjetësimi BE nuk i është afruar një zgjidhjeje. Në vend të kësaj Vuçiq ka treguar para tre vjetësh se çfarë dëshiron, pra ndryshime kufijsh. Ai iu afrua në mënyrë të rrezikshme këtij qëllimi, edhe falë mbështetjes së ish-presidentit, Donald Trump, disa vendeve të BE dhe ish-të ngarkuarës së BE për politikën, e Jashtme, Federica Mogherini. Për fat të mirë, Merkel nuk u tund nga bindja e saj.

Gjermania nuk shihet si aleat për më shumë demokraci

Megjithkëtë Vuçiq mund të jetojë shumë mirë me gjendjen e status-quosë. Të mbash shpresë tek një autokrat si ai, se do të vijë një ditë dhe ai do të bëjë një kompromis për Kosovën është naive. Këtu është me rëndësi, që ministrja e re e Jashtme, Annalena Baerbock të mbajë një qëndrim më kritik dhe me këtë të rivendosë besimin e qytetarëve serbë tek BE. Në një kohë që në protestat në të shkuarën në Serbi e vende të tjera të Ballkanit Perëndimor gjithmonë kam parë flamuj të BE dhe mesazhe proeuropiane, tani këto duket se po zhduken gjithnjë e më shumë e mesazhet janë shuar.

Shumë e shohin Gjermanine dhe BE si ruajtës të status-quosë, e jo si aleat për më shumë demokraci. Edhe kur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në vizitën e saj në Beograd para dy muajsh lëvdoi reformat e qeverisë, BE u bë më pak e besueshme. Në fund të fundit qëndrimi i drojtur kritikues i BE dhe Gjermanisë i dëmton njerëzit në Serbi, që gjithnjë e më shumë ndjehen të lënë në baltë. Prandaj është inkurajuese që marrëveshja e re koalicionit qeveritar gjermane kërkon që të forcohet shteti ligjor në BE. Kjo qartësi mund të ndihmojë edhe procesin e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Nacionalizmi të mos shpërblehet

Qeveria e re gjermane duhet të ketë jo vetëm më shumë qartësi, por edhe guximin për të vënë në lëvizje procesin e ngrirë të anëtarësimit. Marrëveshja e koalicionit i përmend qëllimet ekzistuese të politikës gjermane e asaj të BE për Ballkanin Perëndimor – pra një çelje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që aktualisht bllokohet nga Bullgaria, një liberalizim të vizave me Kosovën që bllokohet nga Holanda dhe Franca, dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Të gjitha qëllime të mira, por çështja është, nëse qeveria e re gjermane do të investojë aq sa duhet kapital politik dhe energji për t’i çuar vërtet përpara ato.

Vijimi i qëndrimit aktual do të ishte fatal, sepse nuk ndodh asgjë veç deklaratave qëllimmira. Nga njëra anë Gjermania së bashku me vende të BE duhet të veprojë me qartë dhe më energjikisht tek ata anëtarë që bllokojnë procesin e anëtarësimit. Sidomos bllokada bullgare kërkon një qëndrim të qartë të njësuar të 26 vendeve të tjera anëtare. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut që të njohë gjuhën e historinë e saj si variant të Bullgarishtes. Ky është nacionalizmi që BE duhet të tejkalojë në vend që ta shpërblejë atë.

Një veto e një vendi anëtar të BE kundër fillimit të bisedimeve të anëtarësimit mbi këtë bazë është e turpshme për besueshmërinë e BE. Gjermania duhet të bindë skeptikët në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Ka partnerë në BE dhe SHBA për një linjë të tillë të qartë, por pa pjesëmarrjen aktive të Gjermanisë nuk ka për t’u arritur suksesi. Testi i parë për qeverinë gjermane ku do të tregohet se si do ta verë në jetë kërkesën e marrëveshjes për demokraci dhe shtet ligjor është Ballkani Perëndimor./DW

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota europe gjermani europe gjermani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë