LIVE UPDATES
Aktualitet

“250 euro pije”, demokratët në Milano, Gjekmarkaj: Na ftoi fondacioni gjerman

6 Nëntor 2021, 20:23 Nga DOSJA
“250 euro pije”, demokratët në Milano, Gjekmarkaj: Na ftoi

TIRANË– Celulari i një emigrant shqiptar në Itali fotografoi në Milano deputetët e Partisë Demokratike të cilët kishin udhëtuar drejt vendit fqinj. Fotot ku dukeshin deputeti Agron Gjekmarkaj, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputeti Saimir Korreshi e disa kolegë të tyre bashkë me pijët që po konsumonin përfunduan në portalin e JOQ nga personi që i shkrepi. Krah fotove, emigrant shqiptar shkruante se demokratët ishin ulur në një nga lokalet më të shtrenjta në Milano dhe se vetëm për pijet kishin paguar 250 euro.

“Emigranti dixhital na shkruan nga Milano:Pershendetje JOQ, tju nis disa foto të elitës të PD duke ber pall në milano në një nga lokalet me të shtrenjtë ku fatura e pijeve u vajti 250 euro, ndërsa populli i shkret pret ndonjë gjë nga ata legena, ndërkohë që litri i naftës në shqipëri po shkon 200 lek litri. Mes tyre edhe deputeti i lushnjës ka ardh ne milano se ktej nuk ka minj që ta hanë nga këmbët në hotelet qe flejnë,”- shkruhej në denoncimin e JOQ.

Pak orë pas publikimit të këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i demokratëve. Konkretisht deputeti Agron Gjekmarkaj në një shkrim sqarues ka lënë të kuptohet se në fakt media që e ka publikuar këtë lajm është pro ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kërkon të gjejë ‘Nusret’-in aty ku nuk është. Gjekmarkaj shton më tej se në Como i kishte ftuar nga fondacioni i ish-kancelarit gjerman Konrad Adenauer dhe shefit të tij në Tiranë, Dr Tobias Rüttershoff duke u paguar gjithçka, fjalë me të cilat u përgjigjet dhe akuzave për faturën 205 euroshe. Deputeti shprehet ndër të tjera se nuk ka frikë të dalë, të konsumojë kafe, të hajdë dreka e darka si dhe të bëjë blerje për aq kohë sa ndihet i qetë për paratë që përdor për këto gjëra. Ai shton se ka punuar gjithë jetën dhe edhe pse ka një shtëpi të vogël vetëm 90 metra katrorë shumë larg qendrës së Tiranës, i ka pasur mundësitë të plotësojë ‘tekat e vogla’.

Sqarimi i plotë nga Agron Gjekmarkaj: Këtu në Veriun e Italisë ndanë liqenit të Comos në vilen e ish-kancelarit gjerman Konrad Adenauer ku na ka ftuar fondacioni me këtë emer dhe shefi i tij në Tiranë, Dr Tobias Rüttershoff na gjet lajmi se qënkemi zderhallur në një bar në Milano!! Se pari kaq mirë ka bërë miku Tobias që na ka ftuar e paguar gjithçka, bileten, hotelin, buken me djathë, qepë, kripë e zemer sa mirënjohja do jetë e gjatë. Trajnim cilesor, natyre magjike, por edhe shetitje e biseda purifikuese. Pra çeshtja e parë doli! Tjetra as u merzitem e as u tronditem nga fotoja që një matrahul i ulur perballe nesh, na ka bërë në një bar në qënder të Milanos, madje e parashikuam. Atje pime një kafe të mirë me koleget dhe mikun gjerman, dikush edhe ndonjë birrë si dhe u ngrohem paq në diell nja dy orë të mira. Bëmë aq mirë sa ska ! Ishim 13 veta. Kafe? Pooo sa herë të duam e ku të duam. Secili prej nesh mund ta pijë një kafe ku të dojë për më teper njerez që kanë punuar gjithe jeten pa i futur doren në xhep kurrë askujt por vetem në xhepin e vet! Po ishim në tarracen e supermarketit “Rinascente” një dyqan që shet rroba të të gjitha markave nga më të shtrenjtat ku një pjese e tyre “Zara” më e lira është kudo edhe në Tiranë! Per kuriozitet turistik për të gjithë ata që duan të vizitojnë Milanon në një ditë me diell le të hypin tek bari në fjalë ngjitë me “Duomo” e famshme se nuk është aspak më i shtrenjtë se Rogneri në Tiranë ku mblidhet yndyra e vendit çdo ditë! Personalisht mund ta pi kafen ku të dua, mund të ushqehem ku të dua me paret e mia qe si kam nga tenderat apo nga influenca e Babes peshkatar!!

Gjithë jeten kam punuar qysh pesembedhjet vjeç në verë në koperative, më vonë kamerier e mjaft i zoti, në Itali si student, pak vite në administratë, më pas si gazetar, pedagog, publicist dhe nuk i jam shmangur kurrë punes e cila mi ka plotesuar qejfet e mia të vogla megjithese në këtë rast edhe me maskë në fytyrë se pata të lehtë ta pi atë kafe. E pres me qejf vetingun në politikë nëse ndodh! Le të ma bëje Edi Rama vetë, Taulant Balla apo kushdo tjeter jo më SPAK. Gjithësa kam, një shpi 90 metra katrore me kredi per 25 vjet, mjaft larg qendres, pak shumë pak për ata që janë pasuruar me vdekjen e të tjerëve apo që një natë hoteli mund ta paguajne 12 mije dollare në Los Angelos apo Neë York, por shumë për mua dhe i lumtur që e kam me djerse. Por flej rehat, s’ka asnjë ambasadë apo institucion që të ketë fatura për mua apo ndonjë mjet shantazhi! Ketu në Como po reflektoja mbi strategjinë puniste për të ndyrë tjetrin dhe perpjekjen e sforcuar për të gjetur “Nusretin” te njerez pa asnjë pushtet dhe perfitim! Kjo është natyra dhe agjit -propi i “Foltores”, kesaj urdie Haxhi Qamiliste kunder SHBA dhe çdo gjëje perendimore në Shqiperi! Tridhjet vjet që perdoren nga Doktori gazetaret, media tani disa i ka kunder, të lodhur e kryengrites nga perdorimi me të cilet hedh të pegera mbi këdo që nuk i puth kembet por ka gjithmonë vullnetar! Tani kjo si pi më ujë! Pa asnjë interes e kam mbeshtetur Sali Berishen kur kam menduar se ka të drejtë siç nuk më bëjnë asnjë pershtypje shpifjet që vijnë nga media afer tij ! Nga dy ekstremet e abuzimit të pushtetit të majtë apo të ish-pushtetit të djathtë që perputhen është nder etik e estetik ! Do ec në rrugë nën shi e diell pa roja dhe pa frikë, do i blej familjes time dhurata që bëjnë 70 euro e jo 70 mijë për fishekzjarrë. Atë që mendoj do ta them pa mu dridhur qerpiku nga kercenimet, me telefon me prefiksa nga shtetet e Europes, shpifjet që hedhin nga frika ata që duan të fshehin historinë e tyre. Më shumë se atë perfitimet qę ajo u dha në kurriz të shqiptarëve dhe demokracisë së tyre! Ju pershendes nga Como me shumë dashuri.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike agron gjekmarkaj demokratet ne milano gazment bardhi saimir korrshi agron gjekmarkaj demokratet ne milano gazment bardhi saimir korrshi

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Nëntor 2021, 16:49

Merr flakë makina në Kamëz, shpëton drejtuesi

TIRANË– Një automjet ka marrë flakë në ecje pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, tek Kthesa e Kamzës. Sipas njoftimit të...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet