Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19 në 24 orët e fundit. Në njodtimin zyrtar, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 3 mijë e 150 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 563 qytetarë. Janë 7,894 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-89 vjeç. Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,713 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3150 testime, 563 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 494 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 563 qytetarë, në këto bashki: 221 në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 26 në Berat, nga 23 qytetarë në Kamëz, Sarandë, nga 18 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 16 në Shkodër, 13 në Elbasan, 12 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Korçë, 9 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kurbin, Vorë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Këlcyrë, Mallakastër, Kavajë, nga 4 qytetarë në Pogradec, Patos, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mirditë, Shijak, Himarë, Konispol, Devoll, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Maliq, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Roskovec, Dibër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Selenicë, Dropull, Poliçan, Cerrik, Peqin.
Janë 7,894 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,713 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (6 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 563
Të shëruar në 24 orë 494
Të shtruar në spitale 175
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3150
Testime totale 1,325,991
Raste pozitive 188,557
Raste të shëruara 177,713
Raste Aktive 7,894
Humbje jete 2,950
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4140
Fier 807
Shkodër 485
Durrës 453
Vlorë 431
Gjirokastër 367
Elbasan 341
Berat 275
Korçë 228
Lezhë 179
Kukës 110
Dibër 78
(F.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar Presdientin Ilir Meta një fatkeqësi për shtetin shqiptar. I ftuar në “Kjo Javë” me gazetar...
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji reagoi ashpër ndaj qeverisë pas ngjarjeve të fundit kriminale në dy ditët e fundit në vendin t...
TIRANË– Efektivi i policisë me inicialet Sh.T., ëshyë pezulluar nga puna pasi pasditen e sotme u përplas me gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin e To...
TIRANË– Ilir Shkurti, 32 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme, mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një loka...
TIRANË– Kridenc Meçollari është 38-vjeçari i vënë në pranga pasi akuzohet të jetë një prej autorëve të plagosjes së 32-vjeçarit ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell pamje nga zona e ish-Bllokut ku ka ndodhur një plagosje me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Videoja tregon zonën e rrethuar ng...
TIRANË – Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimin për incidentin e ndodhur ditën e sotmë në Qafë Mollë me gazetaren e kr...
TIRANË– Policia ka dhënë detajet e para në lidhje me plagosjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut mbrëmjen e sotme. Në njopftim, policia bën me dije se...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar identitetin e personit që mbeti i plagosur me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se bëhet fjalë për 32-vjeç...
TIRANË – Një qytetar ka denoncuar në “Fax News” se në Liqenin Artificial po kryhet një krim mjedisor duke u prerë me dhjetëra pemë.Përmes...