LIVE UPDATES
Aktualitet

176 mijë të punësuar, sot del lista e bizneseve që do marrin pagat nga qeveria për shkak të mbylljes

31 Mars 2020, 08:53 Nga DOSJA
176 mijë të punësuar, sot del lista e bizneseve që do marrin

Shqipëri- Janë rreth 99 mijë subjekte në vend, të cilat janë të regjistruara si biznes i vogël, pra që kanë një qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, ose rreth 92% e totalit të ndërmarrjeve në vend. Sipas të dhënave nga tatimet, në këto subjekte të vogla deri në fund të vitit 2019 ishin të punësuar gjithsej rreth 176 mijë persona, si të vetëpunëusar, apo të punësuar me pagë.

Në total, të punësuar në sektorin privat jo bujqësor deri në fund të dhjetorit ishin rreth 516 mijë persona, sipas INSTAT. Nga këta 35% janë të punësuar, ose vetëpunësuar në biznesin e vogël, ndërsa të tjerët, rreth 319 mijë persona janë të punësuar nga bizneset e mëdha (që realizojnë mbi 14 milionë lekë qarkullim vjetor në vit). Rreth 20 mijë prej tyre janë të punësuar në ndërmarrjet shtetërore që funksionojnë si sh.a ( OSHEE, Posta, KESH, OST, Ujësjellës, porte etj). Ndërsa 174 mijë të tjerë janë të punësuar në sektorin shtetëror. Në bujqësi janë dhe 463 mijë persona të tjerë, të cilët konsiderohen si të vetëpunësuar, duke bërë që në total në vend të jenë 1.15 milionë të punësuar, sipas INSTAT.

Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor nga tremujori i parë i vitit 2017 e në vijim, është mesatare tremujore e llogaritur me të dhënat e listë-pagesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas INSTAT. Ndërsa numri mesatar i të punësuarve në sektorin bujqësor bazohet në vlerësimet tremujore të Anketës së Forcave të Punës.

Sa të punësuar do kompensohen nga paga e luftës

Kufizimi i aktiviteteve ekonomike dhe i lëvizjeve të qytetarëve nga java e dytë e marsit, si rrjedhojë e masave për parandalimin e virusit infektiv Covid-19, ka vënë në vështirësi shumë biznese, të vogla e të mëdha, si dhe të vetëpunësuar. Shumë subjekte kanë mbyllur aktivitetin të detyruara nga një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë , “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ku përcaktoheshin aktivitetet që lejohen të ushtrojne veprimtari ekonomike dhe, aktivitetet qe nuk lejohen të ushtrojne veprimtari ekonomike. Nga 140 aktivitete ekonomike, 34 u mbyllën. Por dhe biznese të tjera që nuk kufizoheshin nga kjo listë kanë ndalur aktivitetin për shkak të pamundësisë për të lëvizur, mungesës së klientëve, apo ndërprerjes së zinxhirit ekonomik (psh dyqanet e tregtimit të peshkut, ndonëse lejohen si aktivitet, janë mbyllur në disa raste për shkak se restorantet që ishin klientët kryesore nuk punojnë më). Të tjera kanë reduktuar minimalisht aktivitetin për shkak të mosqarkullimit të njerëzve.

Qeveria, në planin e saj financiar për të përballuar situatën, parashikoi mbështetje direkte për biznesin e vogël, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, përmes dhënies së një page minimale  prej 26 mijë lekë (e ashtuquajtur paga e luftës), ndërsa biznesi i madh mund të përfitonte nga një fond garancie prej 100 milionë eurosh.

Por dhe dhënia e pagës minimale për biznesin e vogël është e kushtëzuar nga lista e Ministrisë së Shëndetësisë për aktivitetet që lejohen apo jo. Vendimi, që sqaron se si do të kompensohen të punësuarit/vetëpunësuarit, aktiviteti i të cilëve është mbyllur për shkak të situatës së krijuar me Covid-19, thotë se subjekti përfitues, krahas kriterit të xhiros, duhet që së pari të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim. Kjo do të thotë që kompensim do të marrin vetëm subjektet që janë pjesë e aktiviteteve ekonomike të mbyllura.

Kryeministri dhe ministrja e financave kanë deklaruar se përfitues nga paga e luftës do të jenë rreth 60 mijë persona, ose një e treta e të punësuarve/vetëpunësuarve në biznesin e vogël.

Fondi i përcaktuar nga vendimi për dhënien e ndihmës finaciare (që përfshin biznesin e vogël dhe ndihmën ekonomike për të papunët) është 5.85 miliardë lekë për tre muaj, pra 1.95 miliardë lekë në muaj, që nuk mundëson kompensimin e më shumë se 75 mijë biznesve në muaj, (me pagën minimale 26 mijë lekë), përfshirë dhe pagesën e papunësisë.(Link).

Ndërkohë ka një paqartësi te bizneset se cilat aktivitete do të kompensohen dhe cilat jo. Burimet nga tatimet thanë se gjatë ditës së sotme (31 mars) pritet të publikohet dhe lista e saktë e aktiviteteve ekonomike, që po përgatitet nga Ministria përgjegjëse për situatën e Covid-19 ( Ministria e Rindërtimit, që po menaxhon dhe fondet e tërmetit).

Aplikimi fillon në 1 prill

Nga 1 prilli, subjektet, që plotësojnë kriteret, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve (formulari në këtë link, kliko këtu). Pasi formulari plotësohet, secili subjekt e ngarkon atë tek rubrika “Çështjet e mia”.

Tatimet thonë se pas verifikimit brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, të të dhënave të derguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM nr.254, satë 27.03.2020, kryen pagesat për individët përfitues.

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Mars 2020, 08:07

ITALI– Një nga infermieret shqiptare është në faqen e parë të medias italiane “La Repubblica”. Bëhet fjalë për Ornelën, e cila është vendosur në mesin e katër g...

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin