LIVE UPDATES
Politike

16 përgjimet e “Bild”/ Pjerin Ndreu bëhet “lëmsh”, dy gafat që bëri teksa jepte shpjegime

18 Qershor 2019, 06:46 Nga DOSJA
16 përgjimet e “Bild”/ Pjerin Ndreu bëhet

Tiranë- Pasi gazeta gjermane “Bild” publikoi 16 përgjime të reja për shit-blerjen e votës në qarkun e Dibrës, ku në të ishte edhe një bisedë e deputetit Pjerrin Ndreu, ky i fundit ka dalë blof me reagimin e tij.

Teksa foli në emisionin “Opinon” të Blendi Fevziut ai u shpreh se  ka të drejtë t’i kërkojë strukturave të PS ta shpallin votën hapur. Por kjo është në kundërshtim me ligjin pasi ligji thotë: “Vota është  vetijake, e barabartë, e lirë dhe fshehtë”.

Unë kam të drejtë t’i kërkoj strukturave të mia ta shpallin votën hapur dhe këtu s’ka asnjë gjë”, tha Pjerin Ndreu ndër të tjera.

Po kështu theksojmë se në atë kohë  kryetari i PS në atë zonë ka qenë zoti Gentian Gjura dhe Reshat Elezi ka qenë thjesht drejtor shkolle. Pra nuk qëndron versioni që tha Ndreu në reagimin e tij.

DEBATI: 

Blendi Fevziu: Zoti Ndreu, ju e keni dëgjuar përgjimin që është publikuar nga “Bild” dhe keni deklaruar së është pjesë e zakonshme e punës së strukturave të PS. A mund të ma shpjegoni cila është puna e zakonshme e strukturave të PS?

Pjerin Ndreu: Ju lutem më dëgjoni, Reshat Elezi ka qenë kryetar i PS të Reçit dhe duke qenë kryetar, unë kam kërkuar që ai të votojë PS dhe kjo është krejt normale dhe nuk kam kërkuar personat e tjerë, apo nga mësuesit.

Blendi Fevziu: I ka kërkuar dikush tjetër?

Pjerin Ndreu: Po flas për Pjerini… jo për dikë tjetër.

Blendi Fevziu: Si deputet i PS, pse nuk morët drejtpërdrejt Reshat Elezin, po i thoni drejtorit t’i telefonojë?

Pjerin Ndreu: Nuk ja kishe telefonin dhe njihja vetëm drejtorin e Arsimit dhe zotëria ka qenë kryetar i PS, ju më thoni i kam bërë presion kryetarit të PS?

Blendi Fevziu: Në shtet nuk ka parti. E ka marrë drejtori i Arsmit, pse nuk thoni merr kryetarin e PS, por drejtorin?

Pjerin Ndreu: Nuk i kisha telefonin. E keni bërë këtë administratën sikur… dhe ata që janë në administratë, drejtorët e shkollave lejohen të marrin pjesë në aktivitetet politike pas orë 16:00, pas orarit të punës…. Siç ka PS, kanë dhe partitë e tjera…

Blendi Fevziu: A e di ju se deklarimi i votës, qoftë anëtar i PS, qoftë i PD. LSI është shkelje ligji?

Pjerin Ndreu: Deklarim i votës bëhet në komisioni…janë komisionerët e PS, LSI, PD,bëhët me fjalë…

Blendi Fevziu: Ju thoni të deklarosh votën hapur…është të shkelësh të drejtën e tjetrit për të votuar si të dojë ai….

Pjerin Ndreu: Përkthimi shqip -shqip ju keni të qejf ta bëni si të doni….

Mentor Kikia: Ku do fluturonte drejtori shkollës të hënën?

Pjerin Ndreu: Do ikte nga kryetari i PS. Unë kam të drejtë ti kërkoj strukturave të mia gojarisht ta shpallin votën hapur dhe këtu s’ka asnjë gjë…

Blendi Fevziu: As strukturave të tua nuk ke të drejtë ti kërkosh shpallje të votës hapur, kjo është shkelje e hapur. Mund të jetë praktikë por është shkelje e ligjit. Ku do fluturonte?

Pjerin Ndreu: Do fluturojë nga PS…

Në ditë më parë gazeta gjermane  “BILD”  publikoi përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër.

Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama.  (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild dy blofet e pjerin ndreut pjerin ndreu shitblerja e votës në dibër 16 pergjimet e bild dy blofet e pjerin ndreut pjerin ndreu shitblerja e votës në dibër

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet