Berisha për Bashën: Peng i Ramës, tani e drejton Tao më shumë
2 Qershor, 13:11
'Është dita...
Aktualitet
150 kuota të reja, Ministria e Shëndetësisë marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë
22 Nëntor 2021, 10:19Nga DOSJA
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë dhe Universiteti i Mjekësisë firmosën sot Memorandumin e Bashkëpunimit. Dy drejtuesit e institucioneve përkatëse, Ogerta Manastirliu dhe Arben Gjata i hapën rrugën bashkëpunimit mes palëve. Sipas kësaj marrëveshjeje, do të shtohen edhe 150 kuota të reja studentësh në UM. Lajmi u konfirmua vetë nga ministrja Manastirliu.
“Do të jenë 150 kuota pranimi mbi ato aktualet, që e çojnë numrin e përgjithshëm të studentëve të cilët do të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë në 450 studentë në vit. Kjo është pjesë e planit tonë disavjeçar për të patur më shumë mjekë të përgjithshëm”, bëri me dije Manastirliu.
Ministrja shtoi se spitalet rajonale do të jenë në funksion edhe për formimin e edukimin të studentëve dhe specialistëve të rinj në mjekësi.
“Nuk është një sfidë e lehtë për të realizuar standardet me universitetet e tjera, në qytete të tjera, sikurse është Universiteti i Durrësit apo Universiteti i Elbasanit, por ngarkesën më të madhe do ta ketë sërish Universiteti i Mjekësisë së Tiranës. Ndërkohë që do të kemi mundësi që në sajë të investimeve që kemi bërë në gjithë këto vite, spitalet rajonale duke filluar nga spitali Rajonal i Elbasanit, spitali Rajonal i Durrësit, i Shkodrës dhe mbi të gjitha Spitali Memorial, i cili është një spital që ofron shërbime terciare për qytetarët e rajonit të jugut, do të kenë mundësi që të vënë hapësirat edhe burimet e tyre njerëzore në funksion të rritjes të kapaciteteve, të formimit dhe edukimit të studentëve dhe specialistëve të mjekësisë”, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
BALLSH-Naftëtarët e Ballshit kanë dalë ditën e sotme në protestë përballë rafinerisë për të kundërshtuar demotimin e rafinerisë. Kreu i sindikatës së tyre, Soko...
Një incident i vogël në dukje me makinë mes një kalimtari dhe një drejtueseje automjeti, është bërë shkak për një ngjarje e cila për pak sa nuk u kthye në një t...
TIRANË– Alket Hatia tashmë pritet që të ekstradohet drejt Italisë, për të vuajtur dënimin për trafik droge. Pas këtij vendimi, ai ka reaguar për gaze...
Për herë të parë, Faktoje ka mbledhur dhe analizuar të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave për Rindërtimin të cilat mund t’i gjeni në databazën interaktiv...
GREQI-Një shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ishte pjestar i një bande hajdutësh. Ai kërkohej si një nga grabitësit më brutalë që vepronte në Mykonos duke “...
LEZHË – Një sasi e madhe rëre është derdhur në aksin rrugor Lezhë-Milot mëngjesin e sotëm. Shtresa e krijuar me gjatësi 50 metra ka vënë në rrezik dr...
POGRADEC – Dy persona u arrestuan sot nga policia e Pogradecit teksa u kapën në flagrancë duke transportuar me kamion 57 refugjatë drejt kufirit. Të ndalu...