LIVE UPDATES
Aktualitet

‘15 vjet burg për shkelësit e izolimit’, 30 organizata thirrje Kuvendit: Mos miratoni ndryshimet e Kodit Penal të propozu

10 Prill 2020, 13:54 Nga DOSJA
‘15 vjet burg për shkelësit e izolimit’, 30 organizata

TIRANË- Organizatat e Shoqërisë Civile kanë dalë kundër ashpërsimit të masave nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19, ku kërkohet mosmiratimi i ndryshimeve të Kodit Penal dhe Rrugor. 30 organizata në një letër drejtuar Kuvendit kërkojnë që të mos miratohen ndryshimet për dënimin me 15 vite burg për ata që thyejnë karantinën, pasi sipas tyre cenohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve.

“Propozimet ligjore parashikojnë dënime tejet të ashpra që shkojnë deri në 15 vite burg dhe cenojnë dinjitetin njerëzor”, thuhet mes të tjerash në argumentimin e organizatave. Ata shprehen se parimi i humanizmit dhe respektimit të dinjitetit njerëzor i sanksionuar që në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë duhet të mbizotërojë mbi çdo nismë që shqyrtohet në Kuvend, aq më tepër në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

DEKLARATA E PLOTË

Në emër të një grupi organizatash të shoqërisë civile dëshirojmë të vlerësojmë në tërësi masat e marra nga qeveria për parandalimin dhe luftën ndaj pandemisë globale #Covid19 në vendin tonë. Bazuar në deklaratat zyrtare dhe ato të stafit mjekësor, këto masa shtrënguese kanë kontribuar në një numër më të ulët të shtetasve të infektuar në Shqipëri. Shumica dërrmuese e qytetarëve është ndërgjegjësuar dhe kanë zbatuar me korrektesë masat parandaluese që janë marrë deri më tani prej institucioneve përgjegjëse, në të njëjtën linjë me qytetarët në vendet e BE-së. Në kushtet kur organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut po rekomandojnë në mbarë globin uljen e popullatës në sistemin e burgjeve, për shkak të rrezikut të shtuar që kanë shtetasit e privuar nga liria në institucionet e mbyllura për t’u prekur nga Covid 19, në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohen propozime ligjore që vijnë në kundërshtim me këto rekomandime.

Organizatat që ne përfaqësojmë ngrejnë sot shqetësimin për ndryshimet e fundit të propozuara në Kodin tonë Penal, të cilat dënojnë penalisht disa forma të mosbindjes së qytetarëve ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore (neni 242/1) dhe disa forma të shkeljes së rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive (242/2). Në vlerësimin tonë, dënimet penale të propozuara në Kodin Penal janë jo proporcionale, nuk respektojnë parimin e humanizmit të parashikuar në nenin 1/c të Kodit Penal si dhe cenojnë liritë dhe të drejtat e shtetasve. Në këtë situatë emergjence, në emër të organizatave që ne përfaqësojmë i kërkojnë Kuvendit të Shqipërisë të rrëzojë në parim amendamentet e propozuara, veçanërisht nenin 242/2, bazuar në argumentat e mëposhtëm:

1 – Duke qenë se Kodi Penal bën pjesë në kategorinë e akteve që miratohen me shumicë të cilësuar, ndryshimet e tij nuk mund të bëhen në asnjë rast nga Kuvendi me procedurë të përshpejtuar. Kjo mbështetur në nenin 83, pika 3 e Kushtetutës ku ndalohet zbatimi i procedurës së përshpejtuar për shqyrtimin e projektligjeve që kërkojnë miratimin me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit me përjashtim të ligjit për gjëndjen e jashtëzakonshme (shih Vendimin e Gj.Kushtetuese nr. 5, datë 05.02.2014). 2 – Për rastet kur qytetarët shkelin urdhërat e organeve publike për masat e marra në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa akte normative që parashikojnë sanksione administrative.

3 – Propozimet ligjore parashikojnë dënime tejet të ashpra që shkojnë deri në 15 vite burg dhe cenojnë dinjitetin njerëzor, në kushtet kur ritheksojmë se shumica dërrmuese e shtetasve shqiptarë janë kufizuar nga liria e lëvizjes dhe po qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre. Këto dënime janë jopropocionale, pasi çdo dënim duhet të jetë në një raport të drejtë me rrezikshmërinë e veprës penale dhe me shkallën e fajit të autorit (Shih vendimet e Gj.Kushtetuese nr.19, datë 01.06.2011 dhe nr. 9, datë 26.02.2016). Dënimi penal i çfarëdolloj natyre duhet të synojë vetëm riedukimin dhe më pas integrimin e të dënuarit në jetën shoqërore. Ndërkohë, dispozitat që kërkohen të miratohen në Kuvend kanë si qëllim vetëm ndëshkimin për efekt të parandalimit të përhapjes së infeksionit Covid 19.

4 – Në këto dispozita është shqetësues fakti që nuk bëhet asnjë dallim sa i takon subjektit që kryen këto vepra nëse është mbartës ose jo i sëmundjes infektive. Formulime të tilla mund të çojnë në vlerësime të ndryshme arbitrare dhe në cenimin e lirive dhe të drejtave të shtetasve. 5 – Këto propozime krahas parashikimit të dënimeve të ashpra parashikojnë në të njëjtën kohë dy dënime kryesore, dënimin me gjobë dhe dënimin me burgim. Sjellim në vëmendje se Gj.Kushtetuese, me vendimin nr.47 të vitit 2012 ka deklaruar antikushtetues dhënien e dënimit kryesor me gjobë, krahas dënimit me burg. Ky parashikim nuk është në proporcion me gjendjen që e ka diktuar si dhe bie ndesh me parimin e individualizimit të dënimit e si rrjedhojë me parimin e dhënies së drejtësisë nga ana e gjykatës, pasi i heq kësaj të fundit mundësinë e përcaktimit, rast pas rasti, të dënimit penal sipas rrethanave të çështjes konkrete në shqyrtim. Në përfundim, ne besojmë se parimi i humanizmit dhe respektimit të dinjitetit njerëzor i sanksionuar që në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë duhet të mbizotërojë mbi çdo nismë që shqyrtohet në Kuvend, aq më tepër në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Organizatat nënshkruese: 1. Aleanca LGBT; 2. Birn Shqipëri; 3. Civil Rights Defenders (CRD); 4. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA); 5. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (ADRF); 6. Gratë në Shërbim Publik (ËPS); 7. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM); 8. Instituti i Studimeve Politike (ISP); 9. Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore (ISPL); 10. Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS); 11. Këshilli Shqiptar i Medias; 12. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH); 13. Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome (LRER); 14. Lëvizja për Zhvillimin e Turizmi, Ksamil; 15. Në dobi të gruas shqiptare; 16. Nisma e Luleve; 17. Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim; 18. Pro LGBT; 19. Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC); 20. Qendra ALTRI; 21. Qendra Europiane; 22. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT Shqipëri); 23. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG); 24. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNLQ); 25. Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER); 26. Qendra TREJA; 27. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN); 28. Rrjeti i Profesionistëve të Rinj; 29. Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) dhe 30. Shoqata Together for Life.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama masat kunder covid 19 ndryshimet ne kodin penal shqeria civile edi rama masat kunder covid 19 ndryshimet ne kodin penal shqeria civile

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Prill 2020, 12:36

TIRANË– Mesditën e sotmë në Tiranë, është zhvilluar një skenë që është e zakonshme në filmat Hollywood-ianë, ku edhe u kap i shumëkërkuari Orges Bilbili. P...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet