LIVE UPDATES
Politike

Zyrtari i DASH tregon pse u shpallën Rakipi e Ndroqi non-grata: Kërcënim serioz

11 Prill 2022, 19:07 Nga DOSJA
Zyrtari i DASH tregon pse u shpallën Rakipi e Ndroqi non-grata:

SHBA– Shtetet e Bashkuara shpallën vendosjen e sanksioneve ndaj disa personave në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ish-kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, dhe ish-zyrtarë të lartë dhe figura publike në vende të tjera të Ballkanit për korrupsion.

“Ne i kemi ndërmarrë këto veprime në përgjigje të përfshirjes së këtyre ish-zyrtarëve në korrupsion të konsiderueshëm. Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe proceset publike në të dy vendet dhe gërryen besimin e publikut në qeveritë e tyre”, shprehet në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha në një konferencë virtuale audio për shtyp, se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të realizojnë potencialin e tyre të plotë ekonomik dhe demokratik, duke luftuar korrupsionin endemik.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të mbajnë përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Sanksionet janë nga Departamenti i Shtetit dhe Thesarit.

“Njerëzit e caktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin institucional dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të drejtë në Ballkanin Perëndimor,” tha në një deklaratë, nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian E. Nelson.

Sanksionet e Departamentit të Thesarit kanë në shënjestër edhe ish-deputetin Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi nga Shqipëria.

Departamenti i Thesarit tha se krimi i organizuar mbetet një kërcënim i rëndësishëm në Shqipëri.

“Aktorët kriminalë mbeten me ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të kanalizuar mbështetjen për kandidatët e preferuar”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

“Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka një ndikim dëmtues dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”, thotë Departamenti i Thesarit.

Deklarata thotë se grupe të shumta të krimit të organizuar në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose favore në këmbim të votave për partinë e tyre politike të preferuar.

“Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup të Krimit të Organizuar, brenda së cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe korrupsionin. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në postet kryesore publike në Elbasan dhe Tiranë”, thotë Departamenti i Thesarit.

Ndërsa ish-deputeti Rakipi, u përjashtua nga parlamenti për shkak të ligjit të dekriminalizimit, djali i tij Ornaldo Rakipi u përfshi në listat e kandidatëve socialistë për Tiranën, ku në mënyrë surprizë, mundi të zgjidhej deputet falë një numri të lartë votash personale që arriti të mbledhë.

Lidhur me biznesmenin Ylli Ndroqi, Departamenti i Thesarit tha se ai është një pronar mediash, pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare në vitin 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale.

“Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që dikur i ka pasur nën kontroll për të ushtruar shantazh ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të ndalimit të publikimit të njoftimeve negative në media”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Zoti Ndroqi përcaktohet për përgjegjësi ose bashkëpunim, ose përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion.

“Ndërsa këta individë mund të kenë arritur t’i shmangen drejtësisë në vendet e tyre, ata nuk do të jenë më të lirë të bëjnë biznes me Shtetet e Bashkuara ose me sistemin financiar ndërkombëtar. Si rezultat i veprimeve të sotme, të gjithë individët e caktuar do të bllokohen nga marrëdhëniet me individët dhe bizneset amerikane”, tha në konferencën e shtypit një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se në cilësinë e tij zyrtare si kryeministër, Gruevski ishte i përfshirë në akte korruptive që përfshinin përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale.

“Në mënyrë të veçantë, ka informacione të besueshme se Gruevski shpërdoroi detyrën duke kërkuar dhe pranuar ryshfet në këmbim të kontratave qeveritare, shpërdoroi fondet publike dhe ndërhyri në proceset zgjedhore për të përfituar politikisht ai vetë dhe partia e tij”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit”.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se veprimet e Shteteve të Bashkuara nuk kanë për qëllim të përçojnë një mesazh politik apo “të mbështesin ndonjë alternativë politike.

“Ka të bëjë vetëm me korrupsionin dhe ka të bëjë me korrupsionin dhe kur ne e vërtetojmë dhe e identifikojmë atë. Dhe së dyti, ne do të vazhdojmë ta bëjmë të punojmë me qeveritë në rajon për t’u siguruar që edhe ato luftojnë korrupsionin brenda vendit”, tha ai.

Në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës lidhur me faktin se shpesh figurat e sanksionuara me profilin më të lartë janë ish-zyrtarë, zyrtari i lartë tha se kjo mund të ketë të bëjë me procesin e përcaktimit.

“Ne vëmë në shënjestër këdo që konstatohet në mënyrë të besueshme se është i përfshirë në korrupsion, kështu që ka një proces për një gjë të tillë. Dhe kjo është arsyeja pse disa njerëz pyesin pse ne e bëjmë këtë pasi njerëzit nuk janë më në pushtet, sepse ndonjëherë aq kohë na merr (për përcaktimin)”, tha ai.

“Nuk po vëmë në shënjestër vetëm njerëz që nuk janë aktualisht aktivë ose në pushtet. Është angazhimi ynë, i kësaj administrate për të luftuar korrupsionin kudo që e gjejmë”, tha zyrtari.

Ai shtoi se pothuajse të gjitha veprimet politike destabilizuese që shohim në rajon janë disi të lidhura me korrupsionin.

“Çka do të thotë që kur udhëheqësit politikë përdorin burimet publike dhe marrin vendime në poste publike për të çuar përpara qëllimet e tyre korruptive, kjo është në thelb destabilizuese”, tha ai.

Përcaktimi për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara përfshinte edhe ish-drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut Sasho Mijalkov si dhe ish-prokuroren Gordana Tadiç nga zyra e kryeprokurorit në Bosnje Hercegovinë.

Sipas Departamentit të Shtetit, zoti Mijalkov ishte i përfshirë në akte korruptive që përfshinin përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale.

Në cilësinë e saj zyrtare si kryeprokurore e Bosnjë-Hercegovinës, Gordana Tadiç përdori ndikimin e saj për të ndërhyrë në proceset gjyqësore, thotë Departamenti i Shtetit.

Po ashtu në sanksionet e së hënës përfshihej edhe Svetozar Maroviç, ish-president i Serbisë dhe Malit të Zi para se Mali i Zi të shkëputej nga Partia Demokratike e Socialistëve, për bashkëpunim ose përfshirje direkte në korrupsioni, si për shembull shpërdorim i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale, qëllime politike, ose ryshfet.

Marrë nga VOA 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aqif rakipi aqif rakipi shpallet non grata nga shba ylli ndroqi ylli ndroqi shpallet non grata nga shba aqif rakipi aqif rakipi shpallet non grata nga shba ylli ndroqi ylli ndroqi shpallet non grata nga shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet