LIVE UPDATES
Sport

Zvicra gati për një tjetër “mision të pamundur”, rradhën e ka Spanja

2 Korrik 2021, 12:12 Nga DOSJA
Zvicra gati për një tjetër “mision të pamundur”,

RUSI – Spanja dhe Zvicra çelin fazën çerekfinale të Europianit, me sfidën që zhvillohet në Rusi. Fusha mund të ndryshojë krejtësisht fatin e mëtejshëm, por në letër, ashtu si në duelin e ditës së shtunë, Angli-Ukrainë, Spanja konsiderohet favorite për të bërë përpara drejt fazës gjysmëfinale.

Përballjet ndërmjet këtyre dy vendeve nuk kanë patur kurrë histori. Të vetmen disfatë në historinë 96-vjeçare të sfidave ndërmjet tyre “La Furia Roja” e ka pësuar në vitin 2010 dhe bëhet fjalë për humbjen më të ëmbël në gjithë historinë e futbollit spanjoll. Kështu pas humbjes minimale 1-0 në Durban, Spanja e Vicente del Bosques ktheu gjithçka për t’u kurorëzuar në fund, në Johannesburg, në finalen e madhe ndaj Holandës, me titullin e parë dhe të vetëm botëror.

Spanja pozicionohet e 6-ta në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s, vetëm një vend përpara Italisë, ndërsa Zvicra për momentin mban vendin e 13-të në renditjen botërore.

Përfaqësuesja helvete shkaktoi surprizën më të madhë të këtij europiani, duke eliminuar Francën, që konsiderohej si edhe ekipi favorit për të triumfuar në finalen e madhe të 11 korrikut në “Wembley”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Vladimir Petkovic shfrytëzoi në maksimum mendjemadhësinë e “bluve”, si dhe gabimet e rënda të trajnerit Didier Deschamps, për të shkaktuar një ndër befasitë më të mëdha në historinë e Europianëve.

Lojtari i ndeshjes në këtë takim ishte mesfushori Granit Xhaka, megjithatë sikur të mos mjaftonin diferencat e mëdha me Spanjën, për fatin e keq të Zvicrës skuadra helvete nuk do të ketë në dispozicion ndaj formacionit të Luis Enriques pikërisht kapitenin Granit Xhaka, që do të mungojë për shkak të kartonëve.

Pesë vjet më herët Zvicra u ndal te pika e bardhë e penalltive në duelin me Poloninë, pikërisht në fazën e 1/8. Megjithatë këtë herë, përballë qëndron Spanja dhe gjërat duken shumë më të vështira, duke marrë në konsideratë edhe lodhjen e madhe të ndeshjes me Francën.

Përvec kësaj përfaqësuesja helvete është edhe kombëtarja që ka sakrifikuar më tepër, duke përshkuar kilometra pa fund në këtë Europian, nga Azerbajxhani në Itali e anasjelltas, për të përfunduar në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Në anën tjetër Spanja e nisi duke shpërdoruar mundësi të shumta, e për pasojë “La Roja” nuk shkoi dot përtej dy barazimeve zhgënjyese ndaj Suedisë dhe Polonisë, për më tepër brenda në Sevilje. Pikërisht në Andaluzi, vendasit garantuan kualifikimin duke i dhënë një ‘shuplakë’ të fortë Sllovakisë, ndërsa në vijim skuadra e Luis Enriques u bë e para që realizon në dy ndeshje rresht nga pesë gola në historinë e një evropiani.

Falë vendit të dytë në Grupin E, Spanja u shortua me Kroacinë, sidoqoftë “La Furia Roja” çoi dëm epërsinë e dy golave, për të mposhtur më pas në Kopenhagen 5-3 nënkampionët e botës, pas kohës shtesë dhe në këtë mënyrë Spanja u bë edhe vendi i parë që fiton pesë takime në një evropian në kohën shtesë ose me 11-metërsha.

Në bilancin e përgjithshëm të 7 sfidave kompetitive, Spanja kryeson 4-1, ndërsa në total duke përfshirë edhe ndeshjet miqësore, “La Roja” udhëheq 16-1 statistikat e 22 takimeve ndërmjet tyre. Takimi Zvicër-Spanjë do të mbahet në orën 18:00, në stadiumin “Krestovsky” të Shën Peterburgut, dhe do të drejtohet nga kryesori, anglez Michael Oliver.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet