LIVE UPDATES
Politike

“Rama dashuron trëndafilat por s’i duron gjembat”/ Ish- zv/ministrja e Financave plot kritika për kryeministrin: Është

5 Mars 2020, 21:31 Nga DOSJA
“Rama dashuron trëndafilat por s’i duron gjembat”/ Ish-

Në studion e ABC News përballë gazetares Mirela Milori ishte e ftuar ish-zv Ministrja e Financave Irena Beqiraj. Mes të tjerash ajo foli për letrën e dërguar nga një grup anëtarësh të PS në Kongres për riformatim të PS.

Beqiraj u shpreh kritike ndaj lidershipit të PS, kryesisht të kryeministrit Rama, për të cilin theksoi se tashmë ai nuk ka çfarë ti japë më Partisë Socialiste.

Ish zv – ministrja tha se Rama tashmë është një politikan letargjik dhe se duhet ta lërë demagogjinë dhe të mos i përgjigjet çështjeve vetëm kur i vjen halli.

Për deklaratat e Spiropalit në studion e ABC News se Beqiraj nuk i përkiste forumeve socialiste, Beqiraj tha se “për ti folur një votiuesi apo një anëtari tjetër të PS nuk më duhet asnjë forum i partisë, aq më tepër kur janë kthyer në pasticeri fjalimesh të sheqerosura, që thurin lavde për drejtuesit dhe shpërndahen tituj kalorsiak”.

Pjesë nga biseda në studio:

 

Irena Beqiraj: I jam bashkuar Partisë Socialiste me vullnetin tim të lirë ndërsa në qeveri, e kam thënë edhe herë të tjera, si Shef marrdhëniet e mia me Ramën kanë qenë tërësisht korrekte ndërsa për mënyrën se si i ka ndërmarrë disa nga reformat dhe i ka zbatuar ato , kam patur rezervat e mia.

Mirela Milori: Ja keni thënë këtë gjë?

Irena Beqiraj: Kur më është dhënë rasti, ja kam thënë dhe ja kam shkruar.

Mirela Milori: Cila ka qenë përgjigja e tij?

Irena Beqiraj: Unë mendoj se lexon gjithcka por përgjigjet shumë rrallë..

Mirela Milori: Zonja Spiropali në këtë studio, në lidhje me letrën e Arta Dades, tha që e kuptoj Daden por Irena Beqiraj nuk është pjesë e forumeve të Partisë Socialiste.

Irena Beqiraj: Unë jam anëtare e partisë socialiste, për ti folur një votiuesi apo një anëtari tjetër të PS nuk më duhet asnjë forum i partisë, aq më tepër kur janë kthyer në pasticeri fjalimesh të sheqerosura, që thurin lavde për drejtuesit dhe shpërndahen tituj kalorsiak. Jo pa qëllim nuk jam arriviiste për të qenë se sbën në një pozicion drejtues. Politika nuk mund të jetë një vokacion, të gjithë ata që e kanë patur vokacion politikën duhet ta lënë njëherë e mirë. Politika ka nevojë për njerëz të cilët janë të formuar personalisht dhe profesionalisht dhe futen në politikë për të dhënë jo për të marrë. Edhe pse nuk jam anëtare e forumeve të PS mund të flas për PS për sa kohë jam anëtare dhe votuese e saj. Më vjen keq që PS është kthyer në republikë tifozësh dhe duhet te shikojmë si besnikëri çdo kritikë dhe çdo qasje për vetkorigjim. Ai mocion ishte një qasje dhe një platformë për vetkorigjim, kjo është besnikëria karshi një force politike. Nuk është të dalim e të shpërndajmë tituj dhe të tundim flamujt e kongreseve, sepse e bëmë 50 vite.

Mirela Milori: Megjithatë Kongresi nuk e mori parasysh letrën tuaj…

Irena Beqiraj: Ishte një gjë që pritej por mendoj se bëmë shumë mirë që e bëmë, nuk është e kollajtë të zhbësh një mentalitet. Ajo që është e rëndësishme është që njerëzit ta lexojnë sepse kemi ardhur në kohën që duhet ti demokratizojmë këto nukla. Ne do ta vazhdojmë përpjekjen tonë, jam e bindur që në PS ka shumë të tjerë që ndajnë “de facto” mendimet që ndajmë ne.

Ne duam të ndikojmë te çdo anëtar i PS. Partia Socialiste nuk mund të jetë më ashensori i pushtetit të askujt. Zoti Rama ka qenë shumë i sinqertë në Kongres. Më shumë karizëm tha; “e dua një mandat të tretë me 800 mijë vota“, pra PS është ajo që duhet ta ngjisë në një kat tjetër me 800 mijë vota. Ajo që pritej në një kongres dhe në një forum është që ky ishte projekti që ne kemi për mandatin e tretë. PS duhet të jetë një nukël debati dhe idesh. Në këtë gjendje që është sot forumet dhe Partia Socialiste nuk ka çfarë të bëj me fitoren, edhe sikur të fitojë. Mandati i dytë e ka treguar qartë, që edhe pse i kishin të gjithë mundësitë për të ndërmarrë reforma, për të qenë më të përulur, më të duruar me opozitarët, dhe me të gjithë ata që na kritikonin, ne arritëm të tregonim që edhe pse fituam nuk kishim çfarë të bënim me fitoren. Po të shihni, që prej shkurtit të vitit të kaluar, ka humbur gjithë kjo energji, duke bërë debate politike, por ekonomia flet vetë. Shqiptarët kanë nevojë për dritë shprese, shqiptarët po lënë vendin.

Mirela Milori: Çfarë prisni të bëj Rama?

Irena Beqiraj: Unë pres që të forcojë bazën e PS sepse nuk e ka me vete. Ka shembull Shkodrën dhe Vlorën. E vetmja ide ekonomike që u shpall në Kongres ishte amnistia. Amnistia na ka munguar për ta zhvilluar Shqipërinë? JO, Rama sot duhet ta hapë atë parti, dhe të futen aty gjithë intelektualët që nuk janë mësuar ti çajnë qiejt me katapultim, por me shpatullat e tyre.

Mirela Milori: Këto probleme që ju keni, a i ka edhe baza socialiste?

Irena Beqiraj: Kam përshtypjen që baza socialiste i ka të gjitha këto probleme, sepse e ndjen më shumë se sa kurrë, që aty mundohet të kontribuojë por jo në mënyrë cilësore. Ja i fituam zgjedhjet, kush është programi që do të implementojmë? Ku do ta çojmë Shqipërinë?

Unë nuk ju jap dot përgjigje për këtë. E lexoj Kryministrin në një mandat të tretë, vetëm nëse ai do të dojë të ndryshojë, gjë që më duket e pamundur. Ai duhet të heqë dorë nga demagogjia, dhe të merret pak më shumë me punë. Unë mendoj që Rama është tashmë një lider letargjik. Nuk bën më politika aktive, i përgjigjet çështjeve që i vijnë në tavolinë kur i vjen halli.

Mirela Milori: Nëse akuzoheni se po bëni atë që po bën opozita me Ramën në kohën kur keni qenë zv/ministre e financave dhe jeni anëtare e PS, si do përgjigjeshit?

Irena Beqiraj: Unë nuk hedh baltë as mbi zotin Rama dhe as mbi asnjë anëtar të PS, ajo që them është se kemi nevojë për një qasje të qartë, programatike me elementë të performancës me kyçe të matshme. Vetëm kështu kemi mundësi të masim njëri tjetrin, zoti Rama mendoj se nuk ka më mundësi ta bëj këtë gjë. Ajo që kam vënë re te zoti Rama është se i dashuron trëndafilat por nuk duron dot gjëmbat, dhe si përfundim mbeten me lule dele në dorë, që në fund mbeten një tufë barishtesh.

Marrë nga abcnews.al

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama irena beqiraj edi rama irena beqiraj

Sondazh

Poll
Politike 5 Mars 2020, 19:14

TIRANË– Biseda miqësore dhe debate të “nxehta”…Fotografi i Kuvendit, Agim Rama ka shkrepur disa poza interesante nga seanca e sotme e Kuvendit.Jashtë sallë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet