Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, në një lidhje për Fax news, tha sot se zjarri në zonën pranë tunelit të Kalimashit është vënë nën kontroll një orë pas mesnate. Gjici tha se zjarri u shua pa ardhur ende forcat nga Kosova, të cilët kanë dalë mëngjesin e sotëm në terren, ku më kritike mbetet situata në majën e Rrunës.
“Që nga ora 4 e pasdites së djeshme, dhe deri në orën 01:00 kemi arritur që të evitojmë rrezikun mbi tunelin e Kalimashit, vatra që është shumë e vështirë është ajo e Malit të Rrunës, ka ndërhyrje nga ajri dhe nga toka, për të izoluar tërësisht vijën e zjarrit në majën e Rrunës, e cila është rreth 5 km. Kjo vatër zjarri ka ardhur nga Thirra në zonën e Mirditës, sipas informacioneve ka pasur një shkëndijë elektrike fillimisht, nuk kemi ende persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Ne jemi realisht në luftë prej një jave që jemi duke u marrë me zjarrin. Dua të falenderoj mbi të gjitha banorët që gjenden pranë vatrave, që kanë qenë dhe vetë në 24 orë në luftë me zjarret. Natyrisht që forcat e Kosovës kanë ardhur pasi kemi kaluar rrezikun mbi tunel, unë dua të falenderoj pa masë ambasadorin tonë në Kosovë, zotin Minxhozi, dua të falenderoj ministrinë e brendshme dhe të mbrojtjes në Kosovë, erdhën në mbrëmje dhe sot janë nisur për në terren.
Po punojnë bashkë me forcat tona, në majën e Rrunës dhe jashtë tunelit të Kalimashit.Qarkullimi në rrugën e Kombit nuk është penguar në asnjë moment, ishin rreth 70 forca që po punonin në terren, nuk kanë pasur asnjë problem, nuk ka pasur prolem edhe pse rrezikshmëria ishte e lartë.Situata u kalua me sukses, pa asnjë problem për qarkullimin e njerëzve. Në majën e Thirrës duhet të ndërhyhet patjetër me helikopter, për shkak të terrenit. Janë pyje të larta, dhe prandaj duhet të ketë një alternim të ndërhyrjeve nga ajri dhe nga toka, nuk ka rrezik për qendrat e banuara, është një terren tej mase i vështirë, zjarrfikësit kanë qenë aty 24 orë pa pushim. Nuk kemi deri tani rrezikshmëri për banesat, se vija e zjarrit është larg, vetëm përmes helikopterit ne do mund ta izolojmë këtë vatër. Me dy mjete që ka Bashkia e Kukësit, dhe 45 forca zjarrfikëse e ka të pamundur që të mbulojë të gjithë territorin. Me këto forca ne monitorojmë edhe zonën e tunelit, është e pamundur që ta kontrollojmë të gjithë territorin e Bashkisë. Na duhen zjarrfikëse dhe për terrenet e thyera që ka në disa njësi administrative”, tha Gjici.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Për 12 ditë, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi do të jetë me ‘pushime’, në një kohë kur Shqipëria po përballet me vatrat më serioze të ...
TIRANË– Tuneli i Kalimashit desh u mbërthye nga flakët mbrëmjen e djeshme e për këtë fakt asnjë reagim nuk erdhi nga kreu i qeverisë Edi Rama. Ishte presi...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar Kosovën pasi dërgoi në Kukës forcat ushatarake dhe civile që ndihmuan në shuarjen e zjarrit. Përmes një p...
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarri në Kukës, mbi tunelin e Kalimashit.Peleshi thekson se...
KUKËS– Presidenti Ilir Meta ka shkuar në Kujës për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarri në Kalimash. Pak pas mesnate, sapo ka mbërritur në ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ngarkesa e radhës me vaksina anti-COVID në Shqipëri. Kreu i qeverisë shkruan se sot në aeroport...
TIRANË– Shqipëria ka 17 ditë mes flakëve, duke luftuar për të mbajtur të paprekura “pasuritë” e vendit. Në asnjë ditë, kreu i qeverisë nuk ka dalë në terre...
TIRANË– Sipas Rregullores së Kuvendit, deputeti në moshën më të madhe drejton seancën e parë plenare në fillimin e legjislaturës. Aktualisht, sipas t...
KORÇË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka mbërritur në Voskopojë ku edhe ka bërë një analizë të situatës së zjarreve në vend. Në një pronon...