Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
FIER-Policia e Fierit ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për zjarrvënie të qëllimshme, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe dhunë në familje. Në Lushnjë u ndalua Murat Biçaku për shkatërrim të pronës me zjarr dhe Mateo Vila, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me thikë nënën e tij. Ndërsa Niko Shabanaj u ndalua në Fier për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas të shpallur në kërkim, 1 për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, 1 për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe 1 për “Dhunë në familje”. Lushnjë/Dogji një sipërfaqe prej 10 hektarë me pemtari dhe vreshta në kodrat e lagjes “Kadri Qysfri” kapet dhe ndalohet autori. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. B., banues në Lushnjë, pasi në kodrat e lagjes “Kadri Qystri”, duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një siperfaqe prej 10 hektarësh me pemë ulliri dhe vreshtari. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore. Fier/Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, ndaluan shtetasin N. Sh., 39 vjeç, banues në Roskovec. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 08.04.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i kanë shitur një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, një shtetasi i cili është arrestuar më parë nga ana jonë. Për arsye hetimi nuk jepen më shumë të dhëna pasi vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me një mjet të mprehtë(thikë) nënën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit për mashtrim, falsifikim vulash e formularësh dhe fshehje të të ardhurave. Pol...
FIER-Një biznes ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të mëngjesit në Fier. Autorët kanë hyrë në biznesin që tregton mermer në lagjen Sheq i Vogël në Fier duke ma...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Vrasja e efektivit të Lezhës, Saimir Hoxha është lajmi kryesor në të gjitha portalet....
TIRANË– Një Byro Kombëtare e Drogës do të ngrihet në vendin tonë. Kjo u deklarua mbrëmjen e djeshme nga profesori i kriminalistikës, Ervin Karamu&cce...
TIRANË– Dita e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të me diell në të gjithë territorin. Sipas Meteoal...
TIRANË– Ish-zyrtari i policisë, Dritan Zagani, ka deklaruar se operacioni i zhvilluar në Lezhë pas të cilit u vra efektivi Saimir Hoxha, mund të jetë...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se parcelën e drogës, e zbuluar në Lezhë, vend në të cilin u vra dhe efektivi Saimir Hoxha, e ka një “boss...
LEZHË– Saimir Hoxha, 44 vjeç, nënkomisar në Komisariatin e Policisë Lezhë është ekzekutuar me plumb në zemër gjatë paradites së sotme, teksa kthehej...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha e ka lidhur ngjarjen e sotme në ishull –Lezhë me situatën e mbjelljes së kanabisit. Sipas Hoxhës efektivët e policisë kthehesh...
TIRANË- Emisioni “Stop” ka marrë një raportim për kopështin dhe çerdhen “Çufo dhe Bubi kaçurrel”, që ndodhet në njësinë numër 12. Një ...