LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- Ekzekutohet nënkomisari Saimir Hoxha në Lezhë, autori tenton vetëvrasjen, ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma,

28 Shtator 2021, 08:55 Nga DOSJA
VIDEO- Ekzekutohet nënkomisari Saimir Hoxha në Lezhë, autori

LEZHË– Saimir Hoxha, 44 vjeç, nënkomisar në Komisariatin e Policisë Lezhë është ekzekutuar me plumb në zemër gjatë paradites së sotme, teksa kthehej nga një operacion ku bashkë me Shefin e Krimeve të Komisariatit të Policisë së Lezhës dhe një tjetër koleg, kishin asgjësuar 110 rrënjë kanabisi. Në zonën e mbrojtur të quajtur Kune-Vain në Lezhë, pasi efektivët kishin nisur të kryenin një operacion anti-kanabis dhe ishin nisur për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim, Xhulio Vokrri (autor i një plagosjeje të ndodhur më 17 shtator), u ndeshën me mjetin “Volksvagen”, brenda të cilit ndodheshin tre të rinj. Një manovër e kryer nga drejtuesi i mjetit, Armando Marku me profesion mësues, bëri që policët të ndalonin të rinjtë dhe të kërkonin kontrollin e tyre.

Marku u bind, zbriti dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm, të njëjtën gjë bëri edhe shoku tjetër, pasagjer në vendin e parë, Kristjan Shehri, kurse Saldi Rama, pasagjer në sediljen e pasme, kundërshtoi.

Nuk jam për kontroll”, ka thënë Rama, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Saimir Hoxhës. Më pas, ai ka arritur të marrë kontrollin e mjetit dhe ka nisur të largohet, duke marrë përpara dhe duke hedhur në kanal dy policët e tjerë, gjë që konfrimohet edhe nga vetë dëshmia e Palushit. Ky i fundit bashkë me efektivin e tretë ka qëlluar nëntë herë në drejtim të mjetit, por asnjë prej plumbave nuk ekanë kapur autorin e krimit të rëndë. Palushi dhe kolegu u kthyen pranë Hoxhës, të cilin e dërguan në spitalin e Lezhës, por 44-vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Saimir Hoxha la pas dy fëmijë të mitur. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se kanë nisur procedurat dhe se Hoxha do të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’.

Dy shokët e Ramës Armando Marku dhe Kristjan Shehri janë vënë në pranga për moskallëzim krimi. Ata akuzohen se nuk kanë kallëzuar mikun e tyre që kishte armë. Por para grupit hetimor, kanë treguar se nuk kishin dijeni për këtë gjë, por ishin thirrur nga Rama për të konsumuar një cigare kanabis.

Vetë Aldi Rama iku drejt zonës së mbrojtur Kune Vain në Lezhë, ku u lokalizua përmes celularit të tij. Ai u rrethua nga forcat RENEA dhe pas pesë orësh u gjet i shtrirë buzë një kanali me një plumb në kokë. Pranë iu gjet arme me të cilën kihte vrarë oficerin Hoxha dhe kishte qëlluar veten në kokë, duke tentuar kështu vetëvrasjen. Aktualisht, ai ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës ku nuk është paraqitur asnjë familjar i tiji për tu interesuar për gjendjen shëndetësore të 21-vjeçarit. Surpriza ka ardhur në dhomën e marrjes në pyejte, pasi babai i Armando Markut ka zbuluar se me tre të rinjtë ka qenë dhe një person i katërt që është lënë i lirë. Sipas babait të Markut, personi i katër që ende nuk është identifikuar, u ka vënë të rinjve pistoletën në kokë dhe u ka kërkuar të mos ndalonin, kur ka parë policinë.

Dosja është në duart e prokurorisë dhe po merren pamjet nga kamerat e sigurisë në vendin ku ndodhi ngjarja, por nga ana tjetër Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimin për veprimet e kolegëve të Hoxhës, para dhe pas vrasjes së tij. SHÇBA kërkon të dijë se cili ishte reagimi i efektivëve të tjerë të policisë kur ndodhi ekzekutimi dhe si shpëtoi 21-vjeçari nga duart e tyre.

Por, kush është Aldi Rama?

Aldi Rama është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012. Në moshën 18-vjeçare në vitin 2019, Aldi Rama bëri burg për herë të parë. Ai përfundoi pas hekurave pasi akuzohej se i kishte grabitur telefonin të dashurës së tij, e gjatë kontrollit në banesën ku jetonte me gjyshin, i kishin gjetur dhe një cigare kanabis. E dashura e kishte denoncuar në Polici dhe për dhunë, por çështja u pushua.

Megjithatë telashet nuk përfunduan me kaq për të riun. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta, ndërsa një vit më pas, paraditen e 28 shtatorit, ai qëlloi me armë zjarri në zemër, oficerin e Policisë, Saimir Hoxha, duke e lënë të plagosur rëndë. Plumbi në zemër, i kushtoi jetën efektivit 44-vjeçar.

(k.m;f.g;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldo rama vritet polici ne lezhe vritet saimir hoxha aldo rama vritet polici ne lezhe vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë