LIVE UPDATES
Politike

VIDEO- Zhvillimi i Komisioneve online/ Bardhi KUNDËR: Vendim antikushtetues! Nesër mblidhen tre grupet parlamentare. Bojkot? U

23 Shtator 2021, 09:17 Nga DOSJA
VIDEO- Zhvillimi i Komisioneve online/ Bardhi KUNDËR: Vendim

TIRANË– Debati për zhvillimin e Komisioneve Parlamentare nisi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë dhe jashtë saj. Opozita doli kundër vendimit që mbledhjet të zhvillohen online, vendim ky që do të mbledhë kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës ditën e nesërme. Këtë deklaroi jashtë seancës plenare sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili mohoi deklaratën e Tritan Shehut për bojkot. Bardhi u shpreh se vendimi që u mor ishte antikushtetues dhe po bëhet në mënyrë që ti mbyllet ‘goja’ opozitës. Sipas tij, ky vendim i qeverisë shmang llogaridhënien e kësaj të fundit për aktet korruptive që janë në Kuvend.

I pyetur për një bashkëpunim me maxhorancën, Bardhi zgjodhi që ti shmangej përgjigjes duke u përqëndruar në zhvillimet e fundit politike që lidhen me komisionet. Ndërsa për sa i përket urdhërit që secili nga deputetët duhet të jetë i vaksinuar, sekretari i PD-së deklaroi se opozita është e gatshme që ti nënshtrohet të gjitha rregullave që mbrojnë jetën dhe Kuvendin.


PYETJE-PËRGJIGJET:

Gazment Bardhi: Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës dua të informoj opinionin publik mbi një akt të paprecedentë të pakicës që ka uzurpuar parlamentin në Konferencën e Kryetarëve për t’i mbyllur gojën opozitës. Në përputhje me rregulloren e Kuvendit, vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të masave të jashtëzakonshme mund të zhvillohen mbledhje online të komisioneve. Mbledhjet e Komisioneve Parlamentare janë shumë herë më të rëndësishme sesa seancat plenare, nëse Parlamenti funksionon në një shtet demokratik.  Gjatë gjithë këtyre 8 viteve ne kemi parë një Parlament që është noter i akteve korruptive të qeverisë.  Prandaj dhe vendimmarrja për t’i mbyllur gojën opozitës, për t’iu fshehur opinionit publik, mes seancave qesharake online të komisioneve ka synimin e vetëm për t’i ikur përgjegjësisë mbi debatin, diskutimin mbi të gjitha aktet korruptive që qeveria sjell në Parlament.  Pa diskutim që kjo është e papranueshme për opozitën.  Ju keni raportuar sot, ne jemi mbledhur 140 deputetë në sallën e seancave plenare. Para dy ditësh në sallë njësoj si ato të komisioneve parlamentare është mbledhur Këshilli i Ministrave, qeveria është mbledhur fizikisht në mbledhje.  Atëherë pse do të duhet që komisionet parlamentare të mos mblidhen sipas kushteve të përcaktuara nga Kuvendi i Shqipërisë, fizikisht dhe jo në mbledhje online? Për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Unë kam konsultuar të tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës. Gjatë ditës së sotme ose gjatë ditës së nesërme ne do të zhvillojmë një mbledhje të përbashkët të tre grupeve parlamentare. Vendimi është i papranueshëm, është mungesë e plotë transparence dhe ka si qëllim t’i fshihet syve të opinionit publik, e përsëris, mbi akte korruptive të qeverisë për ta trajtuar ashtu siç kanë bërë këto 8 vite parlamentin si noter të këtyre akteve korruptive.

Pyetje: Z. Bardhi do të bashkëpunoni me maxhorancën sa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe reformës territoriale? Dje ka patur një ftesë nga z. Gjiknuri për opozitën.

Gazment Bardhi: Së pari duhet të fokusohemi tek kjo ngjarje e rëndë që ka ndodhur sot në Konferencën e Kryetareve. Opozitës po tentohet t’i mbyllet goja në shkelje të rregullores dhe Kushtetutës e në këtë prizëm unë nuk besoj se ky është një parlament që funksionon. Secili prej nesh mund të kryejë reforma që i shërbejnë qytetarëve dhe interesit të qytetarëve. Në një parlament ku në shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit synohet t’i iket syve të publikut, t’i shmangesh transparencës dhe t’i mbyllësh gojën opozitës, pa diskutim që nuk mund të flitet për bashkëpunim, qoftë ky edhe institucional.

Pyetje: Z.Bardhi në dijeninë tuaj sa është numri i deputetëve që nuk janë vaksinuar?
Gazment Bardhi: Unë nuk kam dijeni për këtë. Konferenca e Kryetarëve ka marrë një vendim për t’i udhëzuar deputetët që të vaksinohen. Pa dyshim që kolegët e mi në Konferencën e Kryetarëve e kanë pranuar këtë sugjerim dhe këtë këshillë dhe jemi të gatshëm për t’iu nënshtruar të gjitha rregullave që mbrojnë jetën dhe shëndetin. Por, masa që nuk përputhen me njëra-tjetrën, arbitrare, me forcën e kartonit, është e papranueshme në një vend demokratik. Më thoni kush është dallimi mes mbledhjes së Këshillit të Ministrave ku marrin pjesë 20 vetë në një sallë dhe mbledhjes së 20 deputetëve në një Komision Parlamentar. Nuk ka asnjë dallim. Është e njëjta procedurë dhe duhet të funksionojë i njëjti rregull. E njëjta Ministri Shëndetësisë e Edi Ramës i jep leje për të bërë mbledhje me dyer të mbyllura me të njëjtat kushte, ndërsa e njëjta Ministri Shëndetësie na thotë mos u mblidhni në Komisione Parlamentare, mos diskutoni në interes të qytetarëve shqiptarë, mos demaskoni dhe bëni opozitë ndaj akteve korruptive të qeverisë sepse kështu duam ne në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren. Kjo është e papranueshme.

Pyetje: Ju nuk keni arritur gjë me bojkot më herët, në rast se bojkotoni edhe një herë Komisionet Parlamentare, çfarë fitoni? Është hedhur si ide bojkoti.

Gazment Bardhi: Unë nuk fola për bojkot, sikur nuk e di se kush e ka hedhur si ide.

Pyetje: Z. Shehu e përmendi në Parlament.

Gazment Bardhi: Z. Shehu shprehu mendimin e tij, ajo që unë deklarova me shumë përgjegjësi është se jam konsultuar me të tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës. Brenda ditës së sotme, maksimumi, brenda ditës së nesërme, do të mblidhen të tre grupet në një mbledhje të përbashkët për të marrë një vendim mbi këtë akt të paprecedentë të kësaj shumice korruptive që kemi në sallën e Parlamentit.

VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, nis me 30 minuta vonesë, caktohet përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare që kishte mbetur pezull

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike debati per komisionet parlamentare gazmend bardhi seance plenare 23 shtator 2021 debati per komisionet parlamentare gazmend bardhi seance plenare 23 shtator 2021

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës