LIVE UPDATES
Politike

“Je simpatik, por…”, baza e PS-së në Shkodër del kundër Gjiknurit e Klosit, plas sherri

23 Shtator 2021, 10:47 Nga DOSJA
“Je simpatik, por…”, baza e PS-së në Shkodër

SHKODËR– Mbledhja e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri me strukturat e PS Shkodër mbrëmjen e kaluar është shoqëruar me debate të ashpra.

Korrespondeti i Panorama.al Senad Nikshiqi bën me dije se në fokus të këtyre debateve me Gjiknurit dhe Sekretarin Organizativ të PS, Blendi Klosi kanë qenë punësimet, emërimi i drejtorëve, përgatitja për zgjedhjeve vendore të 2023-shit si dhe hapësira që i është lënë në punësime e emërime drejtorësh, aleatit të PS në Shkodër që është kreu i PSD, Tom Doshi i cili mori dy deputetë në këtë qark në zgjedhjet parlamentare.

Panorama mëson se Blediana Nika, anëtare e PS dhe ish drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër e cila u shkarkua pak kohë më parë ka qenë tejet aktive duke debatuar me Gjiknurin dhe Klosin. Këta të fundit u shprehën se nuk do ketë më emërime pa kontribut në PS, por Nika i tha në replikë se drejtorët PS i ka marrë nga rruga dhe se mbi 50% e punësimeve në Shkodër i ka aleatit duke nënkuptuar PSD-në e Tom Doshit.

Po ashtu Gjiknuri i kërkoi kryetarëve të bashkive të PS që pas dhjetorit të bëhen gati për zgjedhjet vendore por Gjon Gjonaj kryebashkiaku i Pukës dhe Fran Tuci kryebashkiaku i Fushë Arrësit u shprehën se nuk kanë se si të përgatisin terrenin për zgjedhjet vendore kur punësimet i merr aleati duke nënkuptuar sërish Doshin dhe PSD.

Po ashtu edhe deputeti i PS, Paulin Sterkaj ishte thuajse në të njëjtën linjë duke i thënë Gjinkurit se je djalë simpatik dhe të kam mbështetur gjithmonë, por punësimet i ka më shumë aleati. Në debatet e zhvilluara Blendi Klosi i doli në mbrojtje Tom Doshit duke thënë se partia e tij PSD ka marrë dy deputetë dhe se ajo forcë politike është në mbështetje të PS ndaj votat e aleatit duhet të ruhen gjë e cila hasi në kundërshtinë e fortë të Blediana Nikës, por edhe dy kryebashkiakëve dhe deputetit Sterkaj i cili tha se nuk pyetet për punësime apo emërime drejtorësh.

DEBATI ME DYER TË MBYLLURA

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Nuk ka më drejtorë pa kontribut që do emërohen.

Blediana Nika (anëtare e PS): Pa kontribut janë!

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Më lër ta mbaroj të lutem..

Blediana Nika (anëtare e PS): Jo nuk të lë të mbarosh se këtu kanë ardhur njerëz nga dritarja dhe duan të na nxjerrin ne që kemi kontribut nga dera. Aleati i PS në Shkodër ka marrë punësime e drejtorë e gjithçka…

Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Aleatin është e vërtetë që e kemi. Partia aleate ka marrë votat përkatëse, ka dy deputetë dhe ato vota duhet që t’i ruajmë edhe aleatit duke qenë se është me ne…

Blediana Nika (anëtare e PS):  Ata nuk janë votat e tij, por janë votat tona të PS. I keni dhënë vende pune, drejtorë e të tjera dhe tani merr edhe dy deputetë. Mbi 50% të punësimeve i ka aleati. Unë jam në Velipojë njësi fituese ndryshe nga shumë tjerë që kanë humbur dhe më kanë hequr nga puna si drejtoreshë e ZVA Shkodër. Ju doni të na hidhni hi syve.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryeministri Rama do të dijë që këto vota të PS Shkodër që janë mbledh, kush i ka mbledh, kush ka kontribuar. Nuk ka më punësime pa kontribut në PS. Edona është pa eksperiencë, por ka mësuar këto 6 muaj shumë dhe patjetër që do ketë ndihmën tonë se kjo punë nuk bëhet vetëm por nëse jemi të mbledhur bashkë të gjithë, të bashkuar.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ja keni dhënë vendet e punës Aleatit.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryetarët e bashkive duhet që të bëjnë gati terrenin se do futeni në zgjedhje lokale.

Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë): 5 vende punë në Pukë që janë me ato një mijë vota që ka Aleati merr 3 prej tyre, nga dy që mbesin një e punësoj unë dhe një ju. Kështu nuk bën.

Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Më 26 prill pas zgjedhjeve Parlamentare ka nisur një kapitull i ri. Në 2009 në Shkodër kemi fituar 9 komuna ne dhe 9 PD, pra ka qenë një rezultat i mirë. Duhet që të fitojmë bashkitë në zgjedhjet vendore që vijnë, kjo është kërkesë edhe e Kryeministrit.

Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë): Ne nuk kemi terren për të punuar për zgjedhjet vendore kështu si thoni ju sepse vendet e punës ia jepni Aleatit dhe ai merr vende pune më tepër se unë që jam kryetar bashkie.

Fran Tuci (kryetar i bashkisë Fushë Arrës): Në Fushë Arrës mua më kanë sabotuar deputetët e PS të Shkodrës. Janë munduar deputetët e PS që Fushë Arrësi të dalë keq në zgjedhjet e 25 prillit. Si ti marrim votat ne në zgjedhjet vendore që do jenë me këtë situatë. Ma kanë bërë këtë punë duke më sabotuar për të thënë qytetarët në Fushë Arrës që Frani nuk merr vota më dhe nuk del më kryetar bashkie. Fushë Arrësi nuk ka drejtora por ka ndonjë inspektor apo ndonjë shef, edhe këto inspektora e shefa i punëson Puka, mua nuk më mbetet asgjë dhe tani kërkoni që të bëhemi gati për zgjedhjet e ardhshme.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ti e di Damian që jam mbështetës i joti dhe kam qenë edhe më përpara se je djalë simpatik. Para zgjedhjeve na pyet kryeministri Rama ne dhe para zgjedhjeve na do shumë fort dhe na pyet, por pa zgjedhjeve merret me ju. Duhet të dini se PS ka djem e vajza shumë të mirë dhe me integritet të lartë që nuk po i vjen radha kurrë se nuk po i lini dhe se vendet e punës i merr Aleati.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Do rishikohen gjithë drejtorët dhe nga sot e mbrapa ata që do emërohen do jenë se s’bën me kontribut në PS.

Blediana Nika (anëtare e PS): Gjithë drejtorët në Shkodër i keni marrë të gjithë prej rruge, nuk kanë punë me PS.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Vendosën drejtorat dhe nuk më pyet kush mua si deputet,  po një jashtë fare që është socialist kush e pyet.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Unë i dua në letër të shkruar drejtorët se kush është i joni, pra i PS dhe kush janë të aleatit. Anëtarët e partisë dhe kryetarët e organizatave do jenë në sistemin e digjitalizimit të partisë që po bëjmë. Ky proces duhet që të mbarojë deri në dhjetor po ashtu deri në dhjetor duhet të mbarojnë edhe vendosja e kryetarëve të PS në njësi dhe bashkinë Shkodër. Pas dhjetorit duhet të bëhemi gati për zgjedhjet lokale.

Edona Bilali (deputete e PS, drejtuese politike e PS qarku Shkodër): Ai kryetar organizate i PS që humb në zgjedhje në zonën e tij nuk të jetë më, duhet të vendoset dikush tjetër nga brenda organizatës.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Mos u mundoni për shifrat se ato i ka kryeministri Rama në zyrë. Kush ka një pozicion pune do rishikohen votat dhe kontributi i tij, nuk ka më emërime pa kontribut.

Marrë nga Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sherr ne ps e shkodres sherr ne ps e shkodres

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete