Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Xhentil Kupe 54 vjeç, banues në Tiranë, Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Donad Anu alias Ugochukëu 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, janë lënë sot në burg nga Gjykata e Tiranës. Masat e sigurisë janë dhënë ditën e sotme gjatë seancës së mbajtur për të arrestuarit, të cilët akuzohen për mashtrim kibernetik përmes të cilit kanë zhvatur 4 milionë euro.
Të arrestuarit janë shfaqur kokëulur dhe thuajse të zbathur, ndërsa dëshmitë e tyre kanë qenë kontradiktore. Marie Estelle Goufan ka shpërthyer në lot para gjykatës. Në momentin që trupi gjykues ka dhënë masat e sigurisë, ajo ka nisur të qajë dhe ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme. Gruaja ka thënë se ka shkuar vetëm njëherë në bankë me Xhentil Kupen, edhe ky i arrestuar për të njëjtën çështje, për të dëgjuar bisedën dhe për t’ia treguar më pas Donald Anu, një tjetër i arrestuar gjithashtu. Në një tjetër dëshmi ajo ka thënë se kishte ardhur në Shqipëri për në nisur një jetë të re me 34-vjeçarin Donald Anu, të cilin deklaroi se e ka të dashur. Ndërsa vetë i riu është shprehur se në Tiranë ka ardhur për turizëm, duke nxjerrë kështu në pah kontradiktat e para mes deklaratave.
Shqiptari Fatbardh Danja, ka pretenduar se shtetasin nga Kameruni, ia kanë prezantuar si sipërmarrës, konkretisht një person me emrin Abaz dhe se ai ka bërë rolin e përkthyesit, dhe nuk ka qenë në dijeni të mashtrimit që është kryer. Përpara gjykatës, ai tregon se ka marrë 300 mijë lekë të vjetra për për kthimet, dhe pas kësaj pune i kanë ofruar që të bëjë dhe punën e administratorit në lidhje me biznese të ndryshme që kamerunasi Donald Anu kishte hapur në Shqipëri.
Ndërsa Xhentil Kupe ka thënë hetuesve se e ka njohur biznesmenin 34-vjeçar përmes motrës së këtij të fundit, e identifikuar si Evelina, me të cilën ishte dhe fqinj. Kupe është shprehur se pasi janë takuar disa herë, ai i ka kërkuar që të hapë një “NIPT” në emrin e tij, pasi ai vetë nuk mundej sepse nuk kishte leje qëndrimi në Shqipëri. Kupe është shprehur se pasi ka marrë garanci prej tij se nuk kishte probleme ligjore ka pranuar ta ndihmojë dhe se më pas në llogarinë e hapur për biznesin Donald Anu ka ardhur një transfertë parash nga Polonia me vlerë 300 mijë euro. Pasi e ka pyetur për këtë fakt, Donaldi i ka thënë se nuk duhet të shqetësohej pasi çdo veprim që kryhej përmes bankës ishte i ligjshëm.
Dosja.al ka siguruar edhe dokumentet nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku rezulton se Kupe ka në pronësi edhe katër biznese të tjera përveç atij të gurëve të çmuar që mban emrin tregtar ‘GS ECOMETAL CO LTD’. Një prej tyre është mobileri me emrin tregtar ‘Agnes Katbeth Kreimer’, një tjetër është një bar-kafe, një tjetër është për pasjisje farmaceutike me emrin ‘ECI PHARMACEUTICALS LLC’ dhe një tjetër rezulton i çregjistruar. Xhentil Kupe rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë që sot, 54-vjeçari Kupe, ka disa biznese në emrin e tij, një prej tyre dhe për blerjen e shitjen e gurëve të çmuar, në vitin 2010 ka qenë i arrestuar dhe i akuzuar për vjedhjen e Kishës së Shën Mërisë në Voskopojë, ku ishin marrë disa mbajtëse llampadarësh dhe një pjesë e ikonostatit.
Si ra në rrjetë grupi i mashtruesve?
Dosja.al ka zbardhur detaje nga dosja e grupit të vënë në pranga për mashtrimin kibernetik prej katër million eurosh. Mësohet se fillimisht e ka dhënë sinjalin një biznesmen, përfaqësues i një kompanie ndërkombëtare. Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije i është drejtuar në banke në Shqipëri duke theksuar se dikush po tenton të ndërhyjë në të dhënat e tij, duke mashtruar partnerët e tij të biznesit, përmes një llogarie të hapur në të njëjtën bankë me të.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një biznes me seli në Durrës që kishte hapur një llogari bankare në emër të një person inga Nigeria, Emmanuel Emereibenu 39 vjeç i cili njihej edhe me emrin Donald Fonkem. Në momentin e çeljes së llogarive, 39-vjeçari nuk ka kryer asnjë pagesë, por aktiviteti i tij ka ngjallur dyshime tek hetuesit dhe ata e kanë mbajtur nën vëzhgim.
Kështu, më datë 18 shkurt Donald Fonkem u pa teksa dilte nga banesa, nga një ambient me qira në fund të rrugës “Maji” dhe rrugës ka hedhur në kosh disa letra dhe karta ‘sim’ të kompanive të ndryshme celulare. Këto karta janë marrë nga njësia e vëzhgimit ku janë gjetur disa pasëorde të ndryshme dhe fatura e pagesa.
Për çfarë akuzohen?
Grupi u vunë në pranga dy ditë më parë, më 22 korrik. Të katërt, së bashku me persona të tjerë jashtë territorit të Shqipërisë, akuzohen se kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe bizneseve. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme.
Në këtë moment, kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e pritësve të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re dhe për pasojë u kanë marrë paratë. Në total akuzohen se kanë zhvatur 4 milionë euro.
Roli i dy shqiptarëve Xhentil Kupe e Fatbardh Danja ishte hapja e bizneseve fiktive pranë qëndrës kombëtare të bizneseve, strehimi i të huajve si dhe tërheqja e parave në banka. Tani, prokuroria i ka bërë kërkesë Interpolit për kapjen e dy shtetasve të tjerë nga Kameruni, emri i të cilëve nuk bëhet ende me dije.
(kle.m;f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Një sherr mes rë rinjve në Durrës ka përfunduar me një të plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:20...
TIRANË– 2 mijë e 456 viktima, 272 raste active dhe 130 mijë e 125 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Në ...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga dosja e grupit të vënë në pranga për mashtrimin kibernetik prej katër million eurosh. Mësohet se fillimisht e ka dh...
VLORË– Ka vijuar që prej ditës së djeshme zjarri në malin e Dukatit në Vlorë. Zjarri u riaktivizua mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pasi u shua nga ...
TIRANË– Xhentil Kupe një nga katër e personat e arestuar për mashtrimin katër milionë eurosh rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë q...
LEZHË– Në këto ditë të nxehta korriku, shumë pushues nga vendi dhe Kosova, por jo vetëm, i drejtohen detit të Shëngjinit, duke lënë larg zhurmën e qytetëve...
TIRANË– Xhentil Kupe një nga katër personat e prangosur për mashtrimin 4 mln eurosh rezulton të ketë të regjistruar një biznes gurësh të çmuar, përp...
Njoftimi i policisë:Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?View Results...
TIRANË– Xhentil Kupe 54 vjeç, banues në Tiranë, Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Donad Anu alias Ugochukëu 34 vjeç, shtet...
MAT– Një 31-vjeçar është arrestuar në Mat ditën e sotme, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshes së tij. Mësohet se...