LIVE UPDATES
Bota

Zhgënjim në Pashkë: Gjendje e vështirë e kishës në Gjermani

4 Prill 2021, 06:52 Nga DOSJA
Zhgënjim në Pashkë: Gjendje e vështirë e kishës

Sërish Pashkët festohen në kohë Corone. Festa më e rëndësishme e të krishterëve, gjatë së cilës kishat në Gjermani e në shumë vende të botës ishin të mbushura gjithmonë plot në vitet e kaluara, edhe me njerëz që rrallë shkonin në kishë. Por këto janë Pashkë në kohë të Coronës dhe festimet janë të kufizuara në 14.000 famullitë protestante dhe 10.000 katolike në Gjermani. Në një vit “normal” festohej në Natën e Pashkëve ringjallja e Jezu Krishtit. Me zjarrin e Pashkëve dhe këngë të fuqishme në kishën e mbushur. Tani zjarri ndalohet, bankat e kishës do jenë të zëna me shumë pak njerëz që duhet të ruajnë distancën. Dhe këngë nuk këndohen prej kohësh për shkak të Coronës.

Kisha në Gjermani u irritua së fundmi me vendimin e qeverisë për “qetësinë e pashkëve” një superlockdaun për shkak të infektimeve dhe në të njëjtën kohë u tha se kishat nuk duhet të mbanin mesha. “Pashkët janë festa më e rëndësishme për ne, meshat nuk janë zbukurime”, u shpreh kreu i Konferencës së Ipeshkëve Gjermanë, Georg Bätzing. Më vonë e Merkel e tërhoqi vendimin për “qetësinë e pashkëve”, dhe kishat planifikojnë sërish mesha me prezencë dhe me ofertë digjitale.

Pas paqartësisë për ditët e pashkëve qëndron më shumë. Megjithëse kishat janë ende partner i fortë i shtetit me angazhimin e tyre për një shoqëri të hapur, janë mbështetës të shumë kopshteve, shkollave, spitaleve, kisha si institucion po humb fuqinë e saj shoqërore.

Më pak se gjysma anëtarë të kishës

Në vitin 2019 kishte në Gjermani rreth 45,75 milionë të krishtere e të krishterë. 22,6 milionë ishin katolikë dhe 20,7 milionë protestantë, rreth 2 milionë vetë ortodoksë. 45,75 milionë do të thotë gati gjysma e popullsisë. Për krahasim: Në vitin 1991, pas rënies së Murit, në një Gjermani të bashkuar 71% ishin anëtarë të kishës. Sot kjo shifër po bie në mënyrë të vazhdueshme. Këtë vit ose vitin e ardhshëm do të arrihet nga pikëpamja shifrore, kur më pak se çdo i dyti gjerman do i përkasë një kishe.

Meshat ofrohen edhe me livestream

Në Gjermani kjo dihet më saktë, se në vende të tjera. Kisha e shteti në Gjermani parimisht janë të ndarë, por në shumë gjëra ata janë së bashku e shteti ka qenë tradicionalisht i interesuar për një kishë të fortë. Që prej më shumë se 100 vjetësh kishat mund të mblidhnin taksa nga anëtarët e tyre. Dhe shteti e tërheq këtë tatim, kundrejt një tarife që mbetet tek ai. Kështu ky vend me aq burokraci e di për secilin, se kush i përket cilës kishë dhe sa tatime paguan.

Trendi në rënie është pasojë e një zhvillimi të natyrshëm. Shumë nga të moshuarit që po ndërrojnë jetë, janë ende të lidhur me kishën dhe vetëm një pjesë e vogël e atyre që lindin sot pagëzohen. Kjo nuk mjafton për të shpjeguar këtë trend. Ka edhe faktorë të tjerë; në kohë të pasigurta ekonomike njerëzit largohen nga institucioni i kishës për të kursyer tatime. Por besimtarët largohen më shumë prej zhgënjimit. Kur një ipeshkv, si ai në Limburg, Franz-Peter Tebartz-vaan Elst, vendos të shpenzojë miliona në vitin 2013 për një ndërtesë të kishës me luks, apo kur bëhen të ditura raste të dhunës seksuale nga njerëzit e kishës kundër minorenëve sigurisht që kjo i zemëron njerëzit.

Rastet e keqtrajtimit seksual kanë tronditur kishën

Para dhjetë vjetësh tema e keqpërdorimit seksual tek minorenët nga njerëzit e kishës u bë pjesë e debatit publik me skandale e detaje të tmerrshme. Kisha katolike e cila prej vitesh jep mësime në temën e seksualitetit. Në vitin 1968 Vatikani ndali pilulën kontraceptive. Nga njëra anë ndalimi i pilulës, tjetra mospranimi i dashurisë homoseksuale. Kjo nuk i përket imazhit që njerëzit kanë për kishën, dhe kjo kishë nuk flet më gjuhën e njerëzve. Si reagim mbetet zemërimi, sidomos kur njerëzit kanë përshtypjen, se kisha dëshiron të mbulojë të vërtetën.

Prandaj janë shtuar rastet e daljes nga kisha. Në vitin 2019 ato ishin më të larta, se kurrë më parë. Shumë pak vetë besojnë, se ata që largohen njëherë nga kisha, do të kthehen sërish tek ajo. “Kush heq dorë nga lidhja me kishën, tek ai bie me shumë gjasa edhe religjiozetit”, thotë socilologu për çështjet e fesë, Detflef Pollack në gazetën katolike, “Tagespost.”

E tani Pashkët me kishat gati bosh për shkak të Coronës. Disa herë në muajt e fundit u shtrua pyetja, se si është e mundur që zoti lejon kaq shumë vuajtje e vdekje në kohë pandemie. Edhe nëse një klerik këto ditë do të merret me përgjigjen e kësaj pyetjeje, atij i duhet të flasë para kamerave të livestreams. Në një kohë që besimi dhe feja jetojnë nga shkëmbimi dhe fuqizimi reciprok i komunitetit. Shumë klerikë të lartë nuk kanë një parandjenjë të mirë. Pas pandemisë kisha në Gjermani do të ketë një pamje tërësisht ndryshe nga sot.

DW

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota pashket 4 prill 2021 pashket 4 prill 2021

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale