Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kundërshtuar ashpër zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon. Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, kreu i shtetit shkruan se nuk ka asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare.
Ndër të tjera Meta shkruan se nuk do të lejojë të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.
POSTIMI I ILIR METËS:
Duke mirëkuptuar ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik shqiptar mbi aktin më të fundit të nxjerrë nga autoritetet më të larta të Republikës së Greqisë dhe pasojat e mundshme të tij ndaj vendit tonë, dëshiroj të evidentoj si vijon:Në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të mia dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese Nr.15/2010, kam autorizuar Plotfuqinë për Negocim Nr.733, në emër të Republikës së Shqipërisë, të ekipit negociator me përbërjen e 13 anëtarëve për negocimin e “’Projekt Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare’, me qëllim saktësimin e Vijës Delimituese të Kufirit Shtetëror Detar dhe delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike midis të dy vendeve””, datë 19.03.2018.Gjatë gjithë kohës, kam ofruar të gjithë bashkëpunimin në këtë proces, duke siguruar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Deri në këto momente, nuk kam asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare.Për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, kam kërkuar informacion shterues dhe analizë të plotë të qeverisë shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit.I rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre kushtetuese dhe ligjore, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare. I siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijoj të ushtroj me përgjegjësinë maksimale shtetërore dhe kushtetuese detyrat e mia dhe se nuk do të lejoj për asnjë moment të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.Sipas traditës së vendosur, pasi të vihet në dijeni të plotë të informacioneve të kërkuara zyrtarisht, do të bëj plotësisht transparent vlerësimet dhe qëndrimet e mia në lidhje me të gjitha zhvillimet ndaj kësaj çështjeje.
Dy ditë më parë, Greqia njoftoi zyrtarisht se do të zbatonte dekretin për tu zgjeruar me 12 milje në detin Jon. Lajmi hapi debat në politikën shqiptare. Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shet detin, ndërsa i dërgoi zyrtarisht edhe 6 pyetje për këtë çështje duke i kërkuar transparencë. Ndërsa përgjigjia e kryeministrit Edi Rama ishte e shkurtër. Rama tha se është një marrëzi e madhe akuza për shitjen e detit, ndërsa shtoi se Greqia ka zbatuar të drejtën e saj për t’u zgjeruar në detin Jon.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar diplomën e drejtueses se KPK-së, Pamela Qirko dhe shkruan se ajo është një e mbetur në klasë. Në një sta...
TIRANË- Ish-Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli vendosi të krijojë parti politike vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme. Topalli k...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot student të Universitetit dhe ka ndarë me ta shqetësomet më kryesore në këtë periudhë pan...
TIRANE- Zhaklina Peto nuk dorëzohet. Peto ka vendosur të ankimojë vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që vendosi më 23 dhjetor të raportonte se ajo i...
TIRANË- Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka marrë teserën e Komitetit të Veteranëve të Luftës Nacional-Çlirimt...
TIRANË– Drejtësia është e para ministri e cila kërkon autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për një aktivitet publik në Gjirokastër ku parash...
TIRANË– Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi 1 mijë familje në disa zona brenda 31 dhjetorit 2020 do të futen në banesat e reja të rindërtuara pa...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nëpërmjet një statusi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’ akuzon qeverinë se ka dështuar të menx...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga pamjet e kantierit të ndëritmit në Laç. Rama i uron ndjekësve të tij një j...