Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Zgjedhjet/ Voltana Ademi takon vëzhguesit e OSBE: Me foto dhe dokumenta, i dhashë një panoramë mjaft të qartë se çfarë k
3 Korrik 2019, 11:42Nga DOSJA
SHKODËR– Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës, Voltana Ademi ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e OSBE/ODIHR që monitoruan zgjedhjet me 30 qershor.
Në rrjetet e saj sociale, Ademi shkruan se kishte informuar me prova vëzhguesit se si ishin manipuluar votat dhe shkelje të tjera ligjiore.
“Informova zj. Katerina Duffkova dhe z. Christian Keilbach, duke i vënë në dispozicion fakte të shumta, materiale video dhe foto, dokumente shkresore që krijojnë një panoramë mjaft të qartë të asaj çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 30 qershorit në Bashkinë e Shkodrës. Takimi me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR në Bashkinë e Shkodrës ka zgjatur më shumë se dy orë dhe në fund,”-shkruan Ademi.
Postimi i plotë:
Takim me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR që monitoruan “votimet” në Bashkinë e Shkodrës me 30 qershor. Informova zj. Katerina Duffkova dhe z. Christian Keilbach, duke i vënë në dispozicion fakte të shumta, materiale video dhe foto, dokumente shkresore që krijojnë një panoramë mjaft të qartë të asaj çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 30 qershorit në Bashkinë e Shkodrës.
Bashkëbiseduesit kanë qenë mjaft të interesuar për të mbledhur çdo gjë të faktuar dhe të mbështetur në dokumentacionin që iu vu në dispozicion. Takimi me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR në Bashkinë e Shkodrës ka zgjatur më shumë se dy orë dhe në fund.
I falënderova për punën e kryer dhe realizimin e raportit paraprak të OSBE/ODIHR, i bërë publik nga ambasadorja Glover dhe raportin përfundimtar për “30 qershorin”, që do të krijojë një panoramë të qartë dhe të vertetë të të gjithë procesit.
Pas zgjedhjeve të 30 qershori, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi do të duhet që t’ja lëshojë zyrën e saj kandidatit socialist Valdrin Pjetrit. Zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan vetëm me një parti, pasi opozita zgjodhi bojkotin e saj.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë Gjyqaësor, ku edhe i kërkon informacion për plotësimin e vendeve vakante.Letrë...
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë viktimat e para të skepticizmit të presidentit francez Macron për mos zgjerim të BE-së. Në një shkrim nga agjencia e...
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dalë kundër propozimit të mazhorancës për ngritjen e një komisioni hetimor për shka...
TIRANË– Socialistët vendosur sot që të ngrenë nesër Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kërkesa e mazhorancës kalon nesër për votim ...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea, e ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, u pyet mbi deklaratat e disa kryebashkiakëve demokratë të cilët kanë ...
TIRANË- Pas lajmit se KE rrëzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë, një reagim ka ardhur edhe nga BE në vendin tonë.Në rrjetet e tij...
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari ka komentuar deklaratën e ambasadorit Luigi Soreca, i cili bëri thirrje për dialog mes qeveris...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Këshilli i Europës ka rrëzuar kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Rama iu dre...
TIRANË– Ditën e sotme presidenti Ilir Meta i ka dedikuar një status kryeministrit Edi Rama lidhur me reformën në Drejtësi.Në postimin e tij në rrjetet soci...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka drejtuar disa pyetje publike ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca pas ftesës që ky i fundit i bëri qev...