SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar humbjen e Bashkisë së Shkodrës. Me anë të një reagimi të bërë në Facebook, Rama shprehet se kanë arritur objektivin që kanë dashur, duke marrë 5 Bashki nga 6. Më tej, kreu i qeverisë i uron fituesve për fitoren në Bashkitë respektive si dhe nuk harron që të falenderojë zgjedhësit. Rama shton më tej se rezultatet e Partisë Socialiste ishin përtej parashikimeve dhe optimiste.
REAGIMI:
Zgjedhjet e djeshme i dhanë Partisë Socialiste as më shumë e as më pak se sa prisnim. 5 nga 6 bashkitë në garë – me një fushatë pa i ndezur motorët e qendrës dhe me një hendek votash nga rivalët edhe më të madh se sa tregonin projeksionet tona. Urime fituesve dhe faleminderit të gjithë atyre që u angazhuan për këtë rezultat, po mbi të gjitha faleminderit zgjedhësve, të cilët dje ushtruan pushtetin e tyre vendimmarrës në interes të komunitetit.
Thënë kjo, nuk rri dot pa shtuar sot se ajo që po ndodh në më pak se dy orë vijë ajrore nga Shqipëria, e bën të pamundur shijen legjitime të kësaj fitoreje. Sa hap e mbyll sytë bota ku jetonim ka rindryshuar përsëri. Por ndryshe nga ndryshimi i përkohshëm që na ka imponuar pandemia, ky rindryshim duket se nuk do të jetë aq i përkohshëm. Lufta po vret e po shkatërron në Ukrainë, por po i fut kthetrat e ndikimit të saj kudo, në tregjet e mëdha e të vogla, ku jeta e përditshme po shtrenjtohet orë e minutë nën bombat e pasigurisë që lufta mbjell kudo.
Sa hap e mbyll sytë filmat me Luftën e Tretë Botërore, armët atomike, shkretimin e vendbanimeve, ia kanë lënë vendin realitetit të jetës sonë, ku duket sikur s’ka më asnjë çmenduri të pamundur dhe sikur as vetë fundi i botës, nuk mund të përjashtohet si një nga skenarët e mundshëm. Ndërkohë ne kemi fituar Dibrën, Durrësin, Lushnjën, Vorën e Rrogozhinën, me rezultate përtej parashikimeve më optimiste! Por sot lartësia e sfidës është ku e ku më shumë marramendëse, se sa mirëqeverisja e këtyre bashkive dhe se sa të gjitha sfidat qeverisëse deri fare pak ditë më parë. Ia dolëm me tërmetin dhe me pandeminë, e gabimisht menduam se më e keqja kaloi. Kjo që sapo na ka dalë përpara është më e keqja fare. Duhet me se s’bën t’ia dalim edhe kësaj. Të bashkuar, jo të ndarë.
LIVE-NUMËRIMI/ PS merr Vorën, Lushnjen, Rrogozhinën e Dibrën, Spahia kryeson në Shkodër
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Partia Demokratike deri më tani ka dalë forcë e tretë në zgjedhjet e 6 Marsit. Këtë rezultat kryedemokrati Lulzim Basha e quan anomali. Pavar...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se Partia Demokratike do të përfshihet në një reformim të thellë. Teksa u pyet nga gazetarët për humb...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha e ka justifikuar sërish humbjen e gjashtë radhazi në zgjedhje si përgjegjësi e procesit. Në një deklaratë për mediat në përfu...
KOSOVË– Në rrjetet sociale në Kosovë është duke qarkulluar videoja e një të riu që ecën me shpejtësi tepër të lartë në rrugët e Prishtinës. Dy vajza ...
LUSHNJE– Për herë të parë, Bashkia e Lushnjes do të drejtohet nga një grua. Eriselda Sefa, kryetarja e komanduar në krye të Bashkisë është zgjedhur sot me...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka postuar në faqen e saj në Facebook një njoftim policie, që raporton për një zjarr në Surrel. Me ironi, ajo shkruan...
LUSHNJE– Një moment i sikletshëm ka ndodhur në Lushnje, fill pas numërimit të votave për kryetaren e Bashkisë, ku fituese ka dalë Eriselda Sako. Pas numër...
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al është lajmi për zgjedhjet e 6 Bashkive, pra sot flite...
GREQI– Vrasësi mizor grek Sakis Varvaresos ka dalë para prokurorit të çështjes për të rrëfyer krimin makabër që kreu mbi familjen e shqiptarëve, du...
VLORË– Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg Anesti Rrapajn, 40-vjeçarin e arrestuar pak dite më pare në shtëpine e barit që u zbulua në ...