LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet pёr Parlamentin e BE, si dështuan partitë popullore

27 Maj 2019, 06:23 Nga DOSJA
Zgjedhjet pёr Parlamentin e BE, si dështuan partitë popullore

Ato e parandienin, dy gratë e reja në krye të Unionit Kristioandemokrat (CDU) dhe Partisë Socialdemokrate (SPD), që sprova e parë e tyre nuk do të dilte mirë. Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU) dhe Andrea Nahles (SPD) pësuan një humbje të fortë. Atyre u duhet tani ta pranojnë këtë e po ashtu edhe koalicioni qeverisës. Të dyja partitë popullore përjetuan rezultatet më të dobëta historike në zgjedhjet mbarëfederale: Të dyja partitë së bashku kanë humbur gati 20 përqind krahasuar me zgjedhjet e BE-së para pesë vjetësh.

Të Gjelbërit katapultojnë

Fitues janë ekologjistët, që e kanë dyfishuar rezultatin krahasuar me zgjedhjet e BE më 2014. Asnjëherë tjetër kjo parti nuk ka marrë kaq shumë vota në një zgjedhje në nivel mbarë federal. Veҁanërisht për SPD, partia më e vjetër në Gjermani, këto zgjedhje ishin një dështim i plotë. Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, kjo parti ka humbur duke u renditur jo më e dyta, por e treta. Ky rezultat është si një tërmet për të. “Rezultatet janë ekstremisht zhgënjyese “, tha Andrea Nahles. Humbjet e partisë së dikurshme popullore, SPD, Andrea Nahles, që është më shumë se një vit në krye të saj, nuk ka mundur t‘i ndalë. Madje shumë në radhët e partisë thonë, që kjo e ka përshpejtuar rënien.

Kësaj i shtohet edhe humbja historike e socialdemokratëve, në zgjedhjet, që u zhvilluan po të dielën (26.05) në landin e Bremenit. 73 vjet kanë qeverisur aty socialdemokatët. Bremeni ka qenë gjithmonë bastion i SPD-së. Nëse SPD nuk fiton këtu, atëherë ajo nuk mund të fitojë më askund tjetër.

Humbja e dyfishtë e SPD-së – Si vazhdohet më tej?

Pikëpyetja e madhe mbetet: A do të qendrojë Andrea Nahles edhe më tej në krye të partisë dhe të grupit parlamentar? Ajo mban përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat të keq të partisë së saj. Por ajo nuk do të tërhiqet nga postet e saj madje as edhe nga njëri post. Për këtë ka disa arsye. Nahles sidoqoftë ia ka dalë që të risjellë pak qetësi në parti. Një pasues ose pasuese të përshtatshme nuk duket të ketë. Në vjeshtë do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në tre lande të rëndësishme: Saksoni, Brandenburg dhe Tyringji. Ndryshimi i kreut të partisë përpara këtyre zgjedhjeve është me mjaft rrezik.

A do të rezistojë koalicioni qeverisës?

Që nga marsi i vitit të kaluar SPD është në koalicionin qeverisës me unionin konservator CDU/CSU. Ta anulojë koalicionin tani, për këtë kryetarja e socialdemokratëve Nahles është shumë e dobët. Në rast se shkohet në zgjedhje të reja në nivel federate ajo do të humbiste ngjashëm si dhe tani në zgjdhjet e BE-së. Pra mbetet që të qendrojë në koalicion dhe të vazhdohet më tej!

Ndëshkim për kryetaren e re të CDU-së dhe një kancelare e shpenguar

Edhe unioni konservator është ndëshkuar me votë. Kjo humbje historike llogaritet si përgjegjësi e kryetares së re të partisë CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe nuk ka të bëjë me kancelaren Merkel. “Ky rezultat elektoral nuk është rezutati i duhur për partinë tonë popullore “, pranoi Kramp-Karrenbauer. Por njëkohëishst ajo mundi që të shpallë fitoren së paku: Në Bremen CDU për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore ka dalë para SPD-së. Kramp-Karrenbauer është që prej gjysmë viti kryetare e partisë dhe preferon të bëhet kandidate për kancelare. Por në sprovën e parë ajo nuk ia doli. Ajo e ka të vështirë të dalë nga hija e Angela Merkelit ende e fuqishme, për sa kohë ajo qeveris. Kancelarja pothuajse ishte e distancuar gjatë fushatës së zgjedhjeve për Parlamentin e BE. Që kancelarja të largohet para kohe, para mbarimit të periudhës legjsilative deri më 2021 nuk ka gjasa. Partitë popullore të drobitura SPD dhe CDU/CSU vetëm mund të humbasin pushtet dhe vota.

Rezultat rekord i ekologjistëve

Fituesit e këtyre zgjedhjeve janë ekologjistët. Kanidatja kryesore e tyre për Parlamentin e BE-së Ska Keller e quajti rezultatin „sensacional” dhe si një sinjal për „më shumë mbrojtje të klimës “. Qysh në sondazhet para-elektorale pritej, që ekologjistët me klimën kishin prekur temën më të rëndësishme për gjermanët./Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota partite popullore zgjehdjet ne parlamentin europian partite popullore zgjehdjet ne parlamentin europian

Sondazh

Poll
Bota 27 Maj 2019, 05:50

Ç’po ndodh me zgjedhjet në Evropë?

Nga rezultatet e deritashme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në turin e parë, nuk ka asnjë mazhorancë.Vihet re që  partitë popullore të qendrës së djathtë  ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet