Politike

Besa Shahini kërkon largimin e Mynyr Konit: Në 8 maj zgjidhen drejtuesit e rinj, gati platforma kundër plagjiaturave

Besa Shahini në një deklaratë për mediat ka njoftuar datën e zgjedhjeve në universitet. Sipas saj në 8 maj 2020, universitetet publike në vend do të zgjedhin drejtuesit e rinj. Shahini ka folur dhe për situatën në UT, ku tha se Koni ka marrë shumë ankesa dhe duhet të largohet. Po ashtu, njoftoi dhe nismën anti-plagjiaturë, ku shtoi se të parët që do të testohen do të jenë kandidatët për zgjedhjet e reja, e më pas të gjitha punimet e studentëve.
Featured image of article: Besa Shahini kërkon largimin e Mynyr Konit: Në 8 maj zgjidhen drejtuesit e rinj, gati platforma kundër plagjiaturave Besa Shahini, Mynyr Koni, zgjedhje dhe Rektorati

TIRANË- Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në një deklaratë për mediat ka treguar sot nismat e fundit që janë marrë nga dikasteri që ajo drejton. Para gazetarëve, Shahini tha se “Pakti për Universitetin” nuk është harruar, por po vijohet të thellohet bashkëpunimi me studentët, duke rritur dhe numrin e atyre që përfitojnë bursa.

Në fjalën e saj Shahini tha se Universitetet publike këtë vit dhe do të kenë drejtues të rinj dhe si datë për zgjedhje është vendosur 8 maj 2020. Deklaratën e saj për zgjedhjet e fokusoi më shumë për Universitetin e Tiranës, ku Mynyr Koni është Rektori i padëshiruar prej saj. Ministrja tha se ai duhej të ishte shkarkuar, po u mbaj në punë pas vendimit të Metës, por gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë ankesa nga studentë dhe drejtues të UT.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej Shahini ka folur dhe për platformën anti-plagjiaturë, ku tha se shumë shpejt do të vihet në zbatim dhe të parët që do kontrollohen do jenë kandidatët që do kërkojnë drejtimin e universiteteve publike. Po ashtu numri një i Arsimit foli dhe për projektin e ndërtimit të kampusit, ku sipas saj punimet do fillojnë këtë vit.

(A.B.;E.K/Dosja.al)

  • 11:52

    “Mynyr Koni ka marrë ankesa”, Shahini kërkon ndryshime në UT: Meta nuk pranoi shkarkimin, kundërshton çdo nismë tonën

    Ministrja e Arsimit, Besa Shahinit, ka folur sot për zgjedhjet në universtiet, duke thënë se Mynyr Koni duhet të largohet, pasi ka marrë shumë ankesa. Ajo tha se  zgjedhjet duhet të prodhojnë një drejtues të ri, që situata të mos jetë më e bllokuar.

    Kam marrë shumë ankesa nga Universiteti i Tiranë dhe se situata nuk është përmirësuar. Në nëntor ngrita një grup inspektimi dhe ata e bënë këtë punë në dhjetor, ku konkluduan se ankesat nuk vijnë ngaqë ka paqartësi në ligje apo urdhëra që nxjerrim ne, por vijnë si rezultat i refuzimit të zbatimit të tyre nga rektori. Shpresojmë që zgjedhjet 2020 do të prodhojnë udhëheqës që punojnë për të mirën e Universitetit”, deklaroi Shahini.

    Më tej Shahini ka folur dhe për Presidentin Ilir Meta, i cili nuk pranoi shkarkimin e Mynyr Konit. “Presidenti nuk pranoi të shkarkonte dhe kundërshton çdo nismë të qeverisë”, u shpreh më tej ministrja.

  • 11:37

    Punimet shkencore plagjiaturë, Shahini: Kemi gati platformën për kontroll, shumë shpejt do jetë në zbatim

    Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije disa vendime të marra prej saj në lidhje me “Paktin për Universitetin”. Shahini ka bërë me dije se është gati dhe platforma anti-plagjiaturë dhe ajo duhet të jetë praktikë në punën e universitetit.

    Besa Shahini

    Është prezantuar platforma anti-plagjaturë dhe shumë shpejt do të jetë e përdorur për të gjitha punimet shkencore. Duam që praktika e kontrollit të aplikohet dhe tek sudentët dhe pedagogët. Të gjithë të keni mundësi ta përdorin që studentët të mësojnë se si bëhet një punim shkencor dhe të jenë gati për të bërë dhe një punim për doktoraturën. Blihet aksesti për softin dhe të gjithë universitetet do kenë qasje për përdorimin e softëare, do përdoret si fillim për kandidatët e zgjedhjeve në vitin 2020, dhe më pas do jenë për studentët, ku do kontrollohen të gjithë punimet”, u shpreh Shahini.

  • 11:25

    Zgjedhjet në universitet, Shahini: Kemi vendosur datën, në 8 maj votohet për strukturat e reja

    Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka deklaruar sot se është vendosur data e zgjedhejve në universitetet e vendit. Në një deklaratë për mediat, Shahini tha se zgjedhjet do të jenë në vitin 8 maj 2020 dhe universitetet do publikojnë dhe rregullohet e zgjedhjeve.

    Besa Shahini

    Me një udhër që nxorra sot është vendosur dhe data e zgjedhjeve për të gjitha strukturat në universitetet e vendit.  8 maj 2020 do jetë data e zgjedhejve dhe fushta fillon një muaj përpara, ndërsa universitetet janë të detyruara që të publikojnë rregulloren e zgjedhjeve”, u shpreh Shahini.

Shto Koment