LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA, si do të votojnë shqiptarët. Vota e tyre mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar

21 Tetor 2020, 16:59 Nga DOSJA
Zgjedhjet në SHBA, si do të votojnë shqiptarët. Vota e tyre

Tani që kanë mbetur vetëm dy javë deri në zgjedhjet presidenciale, shqiptaro-amerikanët e shohin veten si një kategori votuesish që në shtete të caktuara mund të ndikojnë tek rezultati i votimeve.

Por, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, ata nuk paraqiten si një bllok i vetëm në favor të një kandidati të caktuar. Kolegu ynë Ilir Ikonomi bisedoi në Skype me disa veprimtarë të komunitetit. Preferencat e tyre ndryshojnë, ndërkohë që disa prej tyre thonë se shqiptarët e Amerikës nuk duhet t’ia mbyllin dyert asnjërës prej partive politike.

Nëse do ta hedhin votën me postë apo do të paraqiten fizikisht në qendrat e votimit, shqiptaro-amerikanët janë të ndarë në preferencat e tyre për zgjedhjet që po afrojnë.

Të dy kandidatët janë angazhuar personalisht në çështje që lidhen me shqiptarët, Presidenti Donald Trump duke sjellë në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden duke u kujtuar atyre se ka një vizion pro Shqipërisë dhe Kosovës.

Peter Lumaj, një avokat i cili dy vjet më parë garoi për t’u zgjedhur si guvernator i shtetit Konektikat, thotë se ka arsyet e tij se përse e mbështet presidentin Donald Trump.

“Çdo premtim që bëri në vitin 2016 për votuesit ai e ka mbajtur. Po të shihni fuqizimin e ekonomisë, të dollarit, investimet, emigracionin, fuqizimin e ushtrisë, amerikanizmin që e vuri para çdo gjëje, këto janë premtime që në historinë e vonë të Amerikës presidentët e mëparshëm nuk i kanë mbajtur gjatë fushatës, ndërsa Presidenti Trump është i veçantë dhe i mbajti të gjitha.”

Pyetjes së Zërit të Amerikës nëse Presidenti Trump rizgjidhet, a do të ndikonte kjo për t’u dhënë një shtytje reformave në Shqipëri dhe për të arritur një marrëveshje Kosovë-Serbi për njohje reciproke, zoti Lumaj i përgjigjet:

“Administrata Trump është jashtëzakonisht e interesuar për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë. Shqipëria dhe Ballkani njihen për një ekonomi të dobët dhe korrupsion. Po të shohësh premtimet e tij për hapa konkrete për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme lidhur me Izraelin, ai ishte i vetmi që arriti një gjë të tillë. Bëri të njëjtën gjë për sa i përket Serbisë dhe Kosovës. I detyroi të vinin në Uashington dhe të diskutojnë të paktën hapin e parë sa i përket lehtësimit të marrëdhënieve ekonomike dhe fuqizimit të ekonomisë midis këtyre dy shteteve. Unë besoj se rizgjedhja e zotit Trump ,që e shoh se mund të ndodhë dhe ka mundësi jashtëzakonisht të lartë që të ndodhë përsëri, kjo do të ishte pozitive për krejt Ballkanin, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.”

Në Nju Jork, Avni Mustafaj është pjesë e një grupi të quajtur Shqiptaro-Amerikanët për Bidenin. Ai thotë se fushata e këtij grupi përqendrohet në shtete të tilla si Miçigani, që mund të jenë vendimtare për zgjedhjet. Zoti Mustafaj rendit disa nga arsyet e mbështetjes së së tij për Biden:

“Për Joe Biden, ne e dimë se ai ka qenë aktiv në çështjet e shqiptarëve, ka qenë shumë agresiv dhe shumë proshqiptar.”

Mustafaj e ilustron këtë me përvojën e tij nga dita kur Natoja filloi bombardimet kundër forcave të Millosheviçit në vitin 1999 dhe kur ai bashkë me shqiptarë të tjerë ndodheshin në një sallë të Kongresit:

“Kur mora vesh që nisi bombardimi, unë dola në korridor dhe njeriu i parë që pashë ishte në atë kohë senatori Joe Biden. I thashë: Zoti Senator, faleminderit shumë që shpëtove popullin tonë.”

Zoti Mustafaj i tregoi Zërit të Amerikës një letër që ai thotë se shpreh vizionin e zotit Biden për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Kjo letër tregon për marrëdhëniet që ai do të ketë me çështjet e shqiptarëve në të ardhmen. Ai e ka bërë të qartë se… do të përkrahë Kosovën, që Serbia ta njohë Kosovën pa ndryshime të kufirit, por ashtu siç është. Nënpresidenti Biden thotë se do të angazhohet të ndihmojë Shqipërinë të anëtarësohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian.”

Richard Lukaj, themelues i grupit bankar Bank Street në Stamford të shtetit Konektikat, është i regjistruar si republikan, por ka marrë pjesë në aktivitetet e demokratëve, si për shembull në vitin 2014, kur i ftuar në shtëpinë e tij ishte nënpresidenti Joe Biden për mbledhje fondesh.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që komuniteti shqiptar të mos lejojë që çështjet tona të bëhen çështje partiake në këtë vend. Ne kemi një trashëgimi të gjatë angazhimi dypartiak për interesin tonë në Evropën Juglindore. Është me shumë rëndësi që ta ruajmë një qëndrim të tillë.”

Zoti Lukaj thotë se nuk dëshiron ta minimizojë aspak rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, ku ai mendon se komuniteti shqiptar ka shumë për të ofruar, por beson se shqiptaro-amerikanët nuk duhet t’i mbyllin dyert asnjërës forcë politike:

“Disa personalitete në komunitetin tonë janë bërë më aktivë në emër të kësaj ose asaj fushate. Sinqerisht mendoj se ta bësh këtë për hir të asaj që ata e quajnë ‘çështja shqiptare’ është paksa e rrezikshme. Mendoj se duhet punuar me të dyja palët. Pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, komunitetit shqiptar do t’i duhet të lundrojë në ujëra komplekse dhe këtu ne na duhet të jemi të qëndrueshëm dhe të kemi miq afatgjatë në dyja anët e spektrit.”

Por sa shpresa duhet të varin shqiptarët tek cilido që do të vijë në Shtëpinë e Bardhë? Zoti Lukaj ka një përgjigje konkrete.

“Shqiptarët duhet të ndihmojnë veten e tyre, pavarësisht se kush vjen në Shtëpinë e Bardhë në këtë kapitull të ri, sepse tani për tani, pengesa më e madhe për përparimin tek ata janë ndarjet dhe qeverisja relativisht e paqëndrueshme që ekziston në Kosovë. Mendoj se ne duhet të pastrojmë shtëpinë tonë dhe ta vëmë veten në pozitën që të jemi partner i besueshëm në tryezën e bisedimeve.”

Ukë Lushi, specialist i tregut të aksioneve në Nju Jork, thotë se nuk ka preferenca partiake dhe ende nuk ka vendosur se për cilin kandidat do të votojë:

I pyetur nga Zëri i Amerikës se nëse zoti Trump rizgjidhet, a do t’i vazhdonte përpjekjet për arritjen e një njohjeje reciproke Kosovë-Serbi dhe nëse zgjidhet zoti Biden a do të bënte ai të njëjtën gjë, zoti Lushi thotë:

“Po. Përgjigja është pa ekuivoke po. Unë mendoj se pavarësisht se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, edhe Presidenti Trump edhe Presidenti Biden, nëse zgjidhet, ata të dy do të angazhohen për njohjen dhe forcimin e shtetit të Kosovës, për arësye se shteti i Kosovës është shtet ku pleksen interesat amerikane dhe ku mbrohen interesat amerikane. Organet dhe institucionet e tjera të shtetit amerikan që punojnë jashtëzakonisht shumë për rajonin dhe për Evropën, kanë një interes të fortë që Kosovën ta bëjnë anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota zgjedhjet në shba zgjedhjet në shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet