LIVE UPDATES
Politike

ZYRTARE/ Lulzim Basha konfirmohet në krye të Partisë Demokratike, kërkon bashkim me rivalët, Kadilli pranon humbjen: Pati g

14 Qershor 2021, 05:12 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Lulzim Basha konfirmohet në krye të Partisë Demokratike,

TIRANË– Me 32882 vota ose 81%, Lulzim Basha është rikonfirmuar kryetar i Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të së dielës. Jemin Gjana, në një deklaratë për mediat tha se Basha fitoi bindshëm 32 mijë e 882 vota nga anëtarët e Partisë Demokratike.

Shifrat zyrtare të publikuara nga PD, tregojnë një fitore të thellë të kryetarit aktual Basha. Sipas të dhënave, 54.5% e demokratëve morën pjesë në votime, duke hedhur 40.674 vota të vlefshme për numrin një të PD-së. 81% e votuesëve zgjodhën që Basha të jetë sërish lideri i demokratëve, i ndjekur nga Agron Shehaj, i cili ka marrë 6.038 vota, ose ndryshe 14.8% të votave.

Dy kandidatët e tjerë, Edit Harxhi ka marrë 991 vota ose 2.4%, ndërsa i fundit është renditur Fatbardh Kadilli me 763 ose 1.8%. Kandidati Fatbardh Kadilli, i renditur i fundit me 763 vota në zgjedhje, doli sot në një konferencëpër mediat ku pranoi rezultatin por denoncoi mungesën e standarteve. Sipas Kadillit, Basha përdori asetet e partisë për tu rizgjedhur kryetar partie.

Agron Shehaj ka falenderuar të gjithë demokratët që e kanë votuar dhe ka lajmëruar daljen përpara gazetarëve mbrëmjen e sotme. Shehaj do të jetë në studion e “Opinion”, në orën 22:00. Ndërsa kryedemokrati ka lajmëruar një konferencë për mediat në orën 18:45. Në një status në profilin e tij në Facebook, Basha ka falenderuar të gjithë demokratët që e kanë votuar dhe e kanë mbështetur.

E fundit, ka reaguar Harxhi, e cila ka deklaruar se nuk do ta lërë me kaq ‘luftën’ e saj. Në një postim në profilin e saj në Facebook, Harxhi bën me dije se do të kthehet shumë shpejt me fakte që lidhen me atë që ka ndodhur gjatë gjithë procesit të zgjeve në Partinë Demokratike. Harxhi paralajmëron një tur në vend, teksa shkruan se nuk do t’i ndalë takimetm e qytetarët shqiptarë dhe premton se Partisë Demokratike do t’i kthejë vlerat, dinjitetin, forcën dhe rëndësinë e humbur.

Vetë Basha ka kërkuar bashkimin me tre rivalët që e sfiduan në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, pas konfirmimit të tij për herë të tretë si kryetar i Partisë Demokratike, Basha tha se ai, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj kanë mendime të ndryshme por, parime të njëjtakur bëhet fjalë për selinë blu. Kryedemokrati shtoi më tej se përtej diferencave, ai kërkon që nga sot energjitë dhe përpjekjet e të gjithë demokratëve të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi, dhe jo në drejtim të njëri-tjetrit.


REZULTATET PARAPRAKE:

Kanë votuar: 41100

Në përqindje: 54.7%

Vota të vlefshme: 40674

Lulzim Basha: 32882 ose 81%

Agron Shehaj: 6038

Edith Harxhi: 991

Fatbardh Kadilli: 763

Si shkoi dje procesi zgjedhor në PD?

Rivalët e Bashës denoncuan gjatë gjithë ditës së djeshme parregullsi në proces. Fillimisht ishte Agron Shehaj i cili bëri të ditur se në disa zona vëzhguesit e tij nuk ishin pranuar nëpër qendrat e votimit. Më vonë gjatë ditës dhe Edit Harxhi ngriti shqetësime për tkurrje të listës së anëtarëve të Partisë, për raste votimi familjar, apo fotografimi të votës, duke pretenduar parregullsi të shumta. Por,  Kryetari i Komisionit të zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, gjatë deklaratave të shkurtra për gazetarët bëri me dije se i gjithë procesi kaloi në normalitet, me probleme të cilat kanë gjetur sipas tij gjetën zgjidhje. Sali Berisha, lideri historik i PD-së nuk mungoi në procesin e votimi. Pasi hodhi votën e tij, në një deklaratë për mediat, u ka qëndruar fjalëve të tij për mundësinë e kthimit në PD.

(a.b;f.g;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj gara ne pd lulzim basha zgjedhjet ne pd agron shehaj gara ne pd lulzim basha zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet