Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Zgjedhjet në Mallakastër, Kapllanaj: Janë të foltores jo PD-së
10 Prill 2022, 17:08Nga DOSJA
FIER- Kryetar i Komanduar i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka deklaruar se zgjedhjet në Mallakastër që po bëhen për kryetar dege partie nuk janë për PD-në, por për foltoren. Me anë të një postimi në faqen zyrtarë të PD-së në Facebook, të kontrolluar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, është postuar një intervistë e Kapllanajt, në të cilën ai thotë se nuk ka marrë asnjë njoftim që në Mallakastër do të bëheshin zgjedhje.
“Unë pashë që në Mallakastër sot bëheshin zgjedhje dhe nuk kam asnjë lloj dijenije që në Mallakastër bëheshin zgjedhje për kryetar të degës së Partisë Demokratike, se nëse do të kishte një të tillë do të isha edhe unë pjesë e këtij procesi, pasi unë jam anëtar i Partisë Demokratike të degës Mallakastër, në lagjen “5 shkurti”, në qytetin e Ballshit. Kështu që, unë nuk kam marrë ndonjë njoftim për ndonjë takim, ndonjë mbledhje, besoj se edhe në lagjen time duheshin bërë zgjedhjet dhe të ishin zgjedhur kryetari i grup-seksionit dhe ai i seksionit, i asaj lagjeje ku unë bëj pjesë dhe minmalisht do më kishin njoftuar. Pra, për sa kohë dega e partisë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka njoftuar zgjedhje në gjithë vendin do të thotë që edhe në Mallakastër nuk ka pasur të tilla. A më fal, zgjedhje për Foltoren, ose për Shtëpinë e Lirisë kanë kohë që kanë filluar, ato janë zgjedhje në të drejtën e tyre, të zgjedhin strukturat e tyre, të zgjedhin kryetarin e partisë së Foltores apo të Shtëpisë së Lirisë dhe sigurisht ne nuk jemi pjesë e asaj lëvizje. Kështu që demokratët mallakastriotë sot nuk kanë zgjedhje. Partia Demoratike e degës së Mallakastrës nuk ka zgjedhje dhe nuk ka sesi t’i njohë ato si zgjedhje brenda Partisë Demokratike,” tha Kapllanaj.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SELENICË- Mbyllen zgjedhjet për kreun e degës në Selenicë, fiton Leonard Rakipaj me 203 vota. Procesi i nisur në mëngjes ka përfunduar pak para orës 19:00,...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i dalë nga zgjedhjet e 6 marsit i bashkisë së Shkodrës, ka treguar detajet e para pas fitores....
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama kritikoi një ditë më parë Prokurorinë e Posaç...
TIRANË– Legalizimi për përdorimi mjeksor i kanabisit nga kryeministri Edi Rama ka sjellë reagime të shumta, një reagim ka ardhur dhe nga famullitari ...
TIRANË- Presidenti i vendi Ilir Meta ka reaguar ndaj një kronike të transmetuar nga Top Channel ku fermeri Syrja Metushi u shpresh se nëse situata vazhdon ...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e djeshme ka festuar 48-vjetorin e saj ku nuk ka munguar dhe urimi i bashkëshortit, presidentit Met...
FIER- Partia Demokratike po organizon zgjedhjet per kryetarin e degës në qarkun e Fierit. Në garë për këtë post të rëndësishëm janë: Gentian Theodhori Varfi; Rr...
FIER- Deputeti i Partisë Demokratike, në qarkun Fier Luan Baçi ka folur për procesin e votimit që po mbahet sot në Fier për zgjedhjen e kreut të degës. N...