LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani, kush janë humbësit dhe fituesit

28 Shtator 2021, 06:59 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Gjermani, kush janë humbësit dhe fituesit

Bundestagu i ri do të vijojë të jetë pa deputetë me prejardhje shqiptare. Asnjëri nga katër kandidatët nuk arriti të fitonte shumicën e duhur, për t’u bërë ligjvënës në rang federal.

Kastriot Krasniqi, socialdemokrat dhe i vetmi kandidat i drejtpërdrejtë shqiptar me prejardhje nga Kosova për Bundestagun Gjerman, nuk arriti të mblidhte më shumë vota se konkurrenti i tij nga Unioni Kristian Demokrat, Hermann-Josef Tebroke.

Krasniqi nuk hyn dot në Bundestag as nëpërmjet listës së landit, megjithëse dega socialdemokrate e këtij landi do të dërgojë në Bundestag gjithsej 49 deputetë, pra, 9 më shumë se pas zgjedhjeve të 2017-ës. 30 do të jenë me mandat të drejtpërdrejtë dhe 19 nëpërmjet listës. Kastriot Krasniqi ishte i 45-ti në listë, dhe shanset që të hynte nëpërmjet listës edhe më përpara kishin qenë të vogla.

Krasniqi: “Duhet punuar më shumë me votuesit”
29-vjeçari nga Kosova megjithatë nuk deziluzionohet nga kjo humbje. Ai i tha Deutsche Welles se përvoja me fushatën ishte e jashtëzakonshme: “Kam mësuar shumë gjëra dhe jam bërë 20 vjet më i ditur”, thotë Krasniqi. Por nëse ka një gjë, të cilën herën tjetër do ta bëjë më mirë, ajo do të jetë puna me votuesit në fushatë. Duhet të komunikoj më shumë me njerëzit dhe të jem më pranë tyre”, tha politikani kosovaro-gjerman.

Krasniqi e ka një ngushëllim: Fitoren e socialdemokratit Olaf Scholz, megjithëse me një epërsi shumë më të vogël, në krahasim me besnikun e Angela Merkelit, kryetarin aktual të Unionit Kristian Demokrat, Armin Laschet.

Gjoka: “Humbje katastrofale”
As tre kandidatët e tjerë me prejardhje shqiptare, siç pritej, nuk arritën të hynin në Bundestag. Kolë Gjoka, i Unionit Kristiandemokrat, ishte shumë poshtë në listën e landit, saqë të mund të hynte në Bundestag. “Kjo pritej”, thotë Gjoka, “por nuk pritej humbja e thellë e CDU-së në landin Schleswig-Holstein. Për ne kjo është një gjendje katastrofale dhe ne tani duhet të reflektojmë thellë për shkaqet e humbjes.”

Deputetët e CDU-së fituan në landin gjermanoverior vetëm dy nga gjithsej njëmbëdhjetë qarqet elektorale të landit. Shtatë i shkuan Partisë Socialdemokrate të Olaf Scholz-it dhe një e fitoi kreu i të Gjelbërve, Robert Habeck. Një nga politikanët e CDU-së, Johann David Wadephul, i njohur edhe për një politikë kritike ndaj qeverisë së Shqipërisë, nuk arriti ta fitonte mandatin e tij të drejtpërdrejte. Por Wadephul mbetet deputet edhe në Bundestagun e 20-të, sepse ai ishte deputeti kryesor i qarkut. Edhe të tjerë politikanë të këtij fraksioni që kanë qenë të angazhuar me politikat evropiane, si Peter Beyer, CDU, Florian Hahn, CSU, Gunther Krichbaum, CDU, Michael Brand, CDU, Katja Leikert, CDU,sërish do ta kenë nga një vend në parlament. Se sa i fuqishëm do të jetë grupi parlamentar i CDU/CSU-së në Bundestagun e ardhshëm, kjo do të varet nga negociatat për krijimin e qeverisë. Gjasat e deritanishme flasin më shumë për një koalicion që në Gjermani quhet semafor, pra, mes socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve.

Sarrazin humb mandatin
Dafina Berisha, kandidatja 21-vjeçare e përzgjedhur nga socialistët e rinj në Hamburg, sikurse Kolë Gjoka, qysh në fillim nuk kishte shumë shanse për të hyrë në Bundestag. Socialdemokratët e Hamburgut do të dërgojnë në Bundestag këtë radhë gjithsej pesë deputetë, katër prej tyre të zgjedhur me mandatë të drejtpërdrejtë dhe vetëm një nga lista, sekretarin e shtetit për punë të jashtme Niels Annen. Dafina Berisha ishte e nënta në listë.

Një figurë e njohur nga Hamburgu që nuk arriti të fitonte një ulëse në Bundestag është ish-deputeti i të Gjelbërve, Manuel Sarrazin, raportues për Evropën Lindore dhe Juglindore në Bundestagun e mëparshëm, i cili ka qenë shumë i zëshëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Sarrazin nuk arriti të fitonte kundrejt socialdemokratit, Metin Hakverdi, në qarkun elektoral Harburg-Bergendorf, ku banojnë edhe shumë shqiptarë. Hakverdi është gjithashtu raportues për Shqipërinë në komisionin e BE-së.

Me largimin e Manuel Sarrazin-it nga Bundestagu Ballkani Perëndimor humb një mbështetës të fortë. Por miqësia e Të Gjelbërve ndaj Ballkanit Perëndimor pritet të vijojë. Të Gjelbrit ishin të vetmit që në programin e tyre elektoral kishin përmendur edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, krahas integrimit të rajonit në BE. Një mbështetës i fuqishëm i politikave të zgjerimit ishte edhe Michael Roth, ministri gjerman i Evropës, i cili arriti të mbronte mandatin e drejtpërdrejtë me një rezultat më se të bindshëm prej 43,6 përqind.

Një shqiptare në parlamentin e Landit në Berlin
Fituesja e vërtetë e mërgatës shqiptare në këto zgjedhje ishte Afërdita Suka, edhe pse jo nga zgjedhjet e Bundestagut, por ajo doli fituese nga zgjedhjet për Landin e Berlinit, të cilat u zhvilluan po të dielën, më 26 shtator. 40-vjeçarja e lindur në Suharekë, jo vetëm që arriti të fitonte një mandat të drejtpërdrejtë për partinë e saj të Gjelbër, por theu edhe një bastion të përhershëm të socialdemokratëve në zonën Tempelhof-Schöneberg.

Afërdita Suka do të jetë kështu deputetja e parë shqiptare në Parlamentin e Landit të Berlinit dhe e dyta deputete me prejardhje shqiptare në nivel landi, pas socialdemokratit Sami Musa, me prejardhje gjermano-kosovare, i cili fitoi në shkurt të vitit të kaluar një ulëse në parlamentin e Hamburgut.

Shqiptarja që theu bastionin e socialdemokratëve në Berlin
“Rezultatin e prita me mirënjohje dhe përulje të madhe,” i tha Afërdita Suka DW, pas fitores, e lodhur, por e kënaqur, pas një nate feste pa gjumë, dhe një fushate gjithashtu me pak gjumë. “Kam pasur një ekip të mrekullueshëm dhe kemi punuar shumë në terren. Vetëm gjatë kësaj fushate kemi takuar mbi 32 mijë familje duke vizituar derë më derë”, thotë Afërdita Suka për DW e pyetur për çelësin e suksesit të saj.

Përkrahje nga komuniteti shqiptar
Të lumtur dhe të përmbushur me fitoren e berlinezes me origjinë nga Suhareka janë edhe Dr. Sahadete-Limani Beqa, si komunikologe, së bashku me të shoqin, Dr. Fahri Beqa, shef i klinikës “Herzpraxis Berlin Hohenschönhausen”. Limani – Beqa arriti të mobilizojë disa figura të njohura të kulturës si artistin bashkëkohor Petrit Halilaj, botuesen Feride Berisha (PA) dhe fotografen Mimoza Veliu (Jamin). “Por merita kryesore e Afërditës, nuk ishte puna me median, por puna e madhe në terren dhe besimi që kishin gjermanët tek ajo, për shkak të punës së suksesshme në nivel komunal”, thotë Limani-Beqa./ Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shqiptaret ne gjermani zgjedhjet ne gjermani shqiptaret ne gjermani zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 27 Shtator 2021, 21:16

Sulm terrorist në Nigeri, humbin jetën 34 persona

NIGERI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Nigeri. PremiumTimesNigeria shkruan se gjatë një sulmi në Kaura, humbën jetën 34 persona.Nga sulmi u pla...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet