LIVE UPDATES
Aktualitet

KRITERET/ Zgjedhjet në FRPD, grupi i punës: Hapet procesi, ripërtërihen strukturat

28 Dhjetor 2021, 10:40 Nga DOSJA
KRITERET/ Zgjedhjet në FRPD, grupi i punës: Hapet procesi,

TIRANË– Grupi i punës për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike ka publikuar udhëzimin për nisjen e procesit zgjedhor. Në deklaratën e lexuar nga Orjela Nebiaj dhe Juela Hamati thuhen edhe kriteret që duhet të plotësohen nga personat që duan të kandidojnë për kryetar dege apo anëtar të FRPD-së. Afati për të aplikuar është data 31 janar i vitit të ardhshëm dhe të gjithë kandidatët duhet të jenë nën 30 vjeç.

UDHËZIMI I GRUPIT TË PUNËS PËR ZGJEDHJET NË FRPD:

Në mbështetje të Nenit 46 Pika 2, Neni 58 Pika 1 dhe 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe në zbatim të urdhërit nr 133 dt. 05.11.2021 të kryetarit të PDSH, në kuadër të procesit të riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese të FRPD, Grupi Qëndror i punës udhëzon:
Nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave të FRPD në të gjitha nivelet në përputhje me normat demokratike dhe të promovimit te vlerave që mbrojnë interesat e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.1.OBJEKTIVAT

Zgjedhjet e reja në do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore, në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme periodike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Këto zgjedhje do të synojnë gjallërimin në një nivel më të lartë të veprimtarisë politike të FRPD, nxitjen dhe gjallërimin e strukturave dhe intensifikimin e veprimtarisë publike e elektorale të tij në territoret që mbulojnë degët. Përmes tyre do të synohet zgjerimi dhe ripërtëritja e anëtarësisë së FRPD-së dhe hapja e mëtejshme e saj, duke vlerësuar dhe kontributin dhe angazhimin e të gjithë të rinjve që po dëshmojnë përkushtimin në mbështetje të realizimit me sukses të programit politik në nivel Qendror e Lokal si dhe shtresave elektorale mbështetëse të PD-së.

2.FUSHATA E ANËTARËSIMEVE

Menjëherë hapet Fushata e Anëtarësimeve të reja, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e antarësisë dhe strukturës së FRPD e cila zgjat deri më datë 10 Shkurt 2022. Anëtarësimet e reja do të bëhen nëpëmjet aplikimeve: 1.Në çdo Degë të FRPD, të cilat i dorëzohen Grupit Qendror të Punës në përfundim të procesit, hard-copy dhe në format elektronik në [email protected] PËR KANDIDATURAT

Çdo kandidat që shpreh ambicien për tu zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivel lokal apo qëndror duhet të plotësojë formularin e tij personal tip që i bashëkëngjitet këtij udhëzimi shoqëruar me kopje të vërtetuara të dokumentave dëshmuese si dhe një Letër Motivimi, jo më shumë se 500 fjalë.

•Të jetë individ me integritet të lartë moral dhe profesional
•Të ketë përfunduar arsim e lartë (ose ne proces per nivelet lokale)
•Të ofrojë shanse reale për të ngritur në një nivel të lartë veprimtarinë e FRPD
•Të mos jetë anëtar i Grupit të Punës i deleguar për procesin zgjedhor në FRPD
•Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç

Afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave për nivelin lokal dhe qëndror pranë Grupit Qendror të Punës është deri më datë 31 janar 2022.

Procesi zgjedhor në FRPD u hap pasi Belind Këlliçi dha dorëheqjen. Ai shprehur hapur mbështetjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha tha se tashmë kishte ardhur momenti për rifreskimin e këtyre strukturave. 

(F.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore partia demokratike zgjedhjet ne frpd partia demokratike zgjedhjet ne frpd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet