LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë, test për qeverinë dhe opozitën

8 Qershor 2021, 13:06 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë, test për qeverinë dhe

KOSOVË– Zgjedhjet lokale që priten të mbahen këtë vit në Kosovë, shihen si test për qeverinë dhe partitë politike në opozitë, pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ku për herë të parë një parti politike arriti të marrë mbi 50 për qind të votave.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë në organizatën joqeveritare FOL, tha se pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, zgjedhjet lokale do të krijojnë një hartë të re politike, por ndryshimi nuk do jetë i theksuar si në nivel qendror.

Do të ketë ndryshime, por nga ajo që shihet edhe nga vetë qytetarët, nuk është se janë më të kënaqurit nga të zgjedhurit në nivel qendror. Kështu që nuk besoj se kjo shumicë do të reflektojë edhe në nivel lokal, sepse ka një zhgënjim mjaft të madh sa i përket punës së qeverisë deri më tani, pasi i kanë të gjitha mundësitë që të punojnë dhe marrin vendime më të shpejta, për shkak të shumicës që kanë në Kuvendin e Kosovës”, tha Demolli-Nimani.

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që janë mbajtur më 14 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50% të votave, duke siguruar 58 ulëse në legjislaturën e re.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 19 ulëse në kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tetë deputetë. Ndërkaq, nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara.

LVV: Referendumi i 14 shkurtit do shtrihet edhe në nivel lokal

Lëvizja Vetëvendosje, pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme, synon që në zgjedhjet lokale të shtrihet edhe më shumë në nivel lokal. Arlind Manxhuka, zëdhënës në këtë subjekt politik, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se “referendumi i 14 shkurtit” do të jetë edhe më i plotë me shtrirjen e LVV-së edhe në nivel lokal, në zgjedhjet që pritet të mbahen në vjeshtë.

Qeverisjes së drejtë, me politika të mira zhvillimore e sociale në nivel qendror do t’i shtohet edhe qeverisja e mirë për qytetin, fshatin e lagjen në nivel lokal. Andaj, në zgjedhjet lokale të këtij viti, referendumi do të shtrihet edhe nëpër komuna, në mënyrë që një herë e përgjithmonë të largohemi nga keqqeverisja e shkatërrimi jo vetëm i hapësirave, por edhe i pasurive të përbashkëta”, tha Manxhuka.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti, ata nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

LDK: Po rikthehen votuesit

Partia që ka humbur më së shumti në zgjedhjet e 14 shkurtit është Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga 28 deputetë sa kishte në legjislaturën e kaluar, tash ka 15 deputetë.

Sibel Halimi, zëdhënëse politike dhe anëtare e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, konsideron se zgjedhjet lokale do jenë të favorshme për këtë parti. Halimi thotë për Radion Evropa e Lirë se do ketë rikthim të votueseve të LDK-së.

Çështja e votueseve në zgjedhjet nacionale dallon nga zgjedhjet lokale dhe natyrisht se do të ketë një rikthim të paparë të votueseve. Bazuar në sondazhet që po organizojmë, LDK-ja po i paraprin fitores së zgjedhjeve lokale. Po, ashtu duke marrë parasysh takimet në terren, ekziston një rikthim shumë i shpejtë i votueseve jo vetëm të LDK-se, por edhe entuziazmi i qytetarëve të Kosovës për të votuar LDK-në”, thotë Halimi.

Sa i përket renditjes nëpër komuna në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sërish prin Lëvizja Vetëvendosje në 22 komuna, Lista Serbe në dhjetë komuna, Partia Demokratike e Kosovës në dy komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës udhëheq në tre komuna, Partia Demokratike Turke e Kosovës në një komunë, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës në nivel vendi rezulton të mos ketë dalë e para në asnjë komunë.

FOL: Zgjedhjet lokale, sfidë edhe pushtetin dhe opozitën

Demolli-Nimani nga FOL shprehet se zgjedhjet lokale janë sfidë edhe për partinë në pushtet, duke bërë përpjekje të mos e humb elektoratin, por edhe partitë opozitare, të cilat kanë qeverisur në të dyja nivelet e pushtetit në dekadën e fundit, e që synojnë ta rikthejnë besimin e votueseve.

Zgjedhjet lokale janë test i dyanshëm, edhe për qeverinë edhe për opozitën, nëse reformat që kanë premtuar t’i bëjnë brenda partive të tyre nuk realizohen, pasi përqindja e tyre (e partive opozitare) ka rënë në masë të madhe në nivelin qendror”, tha ajo.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen çdo katër vjet. Zgjedhjet e fundit janë mbajtur në vitin 2017.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e kaluar ka mbajtur takime konsultative me liderë të partive politike sa i përket shpalljes së ditës së zgjedhjeve të reja lokale. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se “sa më shpejt që mbahen zgjedhjet lokale, aq më mirë është”.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë përmendur datën 31 tetor si datë të përshtatshme për zgjedhje. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë datë sa i përket zgjedhjeve komunale.

Pas konsultimit me partitë politike, i mbetet presidentes së Kosovës që të vendosë për datën e zgjedhjeve të reja lokale.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti8 mexhide demolli-nimani sibel halimi zgjedhjet lokale ne kosove albin kurti8 mexhide demolli-nimani sibel halimi zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet