Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Komisioni i Venecias u ka kthyer përgjigje tre pyetjeve që Gjykata Kushtetuese dërgoi për t’u ardhur në ndihmë lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
Sipas “Venecias”, Gjykata Kushtetuese nuk ka në kompetencë caktimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Por megjithatë nuk pengohen nga ushtrimi i kontrollit të saj mbi legjislacionin zgjedhor. Po ashtu ekspertët e Komisionit kanë dalë në përfundimin se Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore. Gjithashtu sipas tyre, presidenti i republikës nuk kishte të drejtë të shtynte datën e zgjedhjeve. Nesër paradite pritet që ky opinion të miratohet zyrtarisht në mbledhjen e Komisionit të Venecias dhe e pas do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese.
Pyetja e parë e Gjykatës Kushtetuese ishte “A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?”.
Në lidhje me këtë pyetje në draft-opinionin, relatorët janë përgjigjur se: Si përfundim, Komisioni i Venecias është i mendimit se këshilltarët bashkiakë dhe kryetarët e bashkive janë “funksionarë të organeve të parashikuara në Kushtetutë” në kuptimin e Nenit 131 (1) e) i Kushtetutës. Megjithatë, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese nga ushtrimi i kontrollit të saj mbi legjislacionin zgjedhor.
Pyetja e dytë që Gjykata Kushtetuese i drejtoi Komisionit ishte: “Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?”
Për këtë pyetje, relatorët në draft-opinionin e tyre kanë janë përgjigjur: Si përfundim, parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të pluralizmit politik nuk kanë gjasa të konfliktohen në vetvete njëra me tjetrën, pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që ai synim të mbizotërojë, ndërhyrja duhet të ketë bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një marzh të gjerë vlerësimi për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese.
Pyetja e tretë që Gjykata Kushtetuese i drejtoi Komisionit të Venecias ishte: “Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjellja e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?”
Në lidhje me këtë pyetje draft opinioni mban qëndrimin: Prandaj mbetet bashkë-përgjegjësi e autoriteteve publike dhe e gjithë spektrit të politikë për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore. Kjo nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjithë forcave politike si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, inter alia. Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte sine qua non, por jo-ekskluzive, për zgjedhje demokratike.
Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të 2019 dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion. Ishte kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila më 18 korrik 2019, në emër të shoqatës së bashkive ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkoi që ky proces zgjedhor të mos njihet.
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
LEZHË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Balldre.Një furg...
ITALI- 70 mijë euro janë sekuestruar ditën e sotme në Brindisi. Brindisireport shkruan se paratë e sekuestruara janë të një shqiptari, i cili po vinte në Shqipë...
TIRANË – Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi është takuar ditën e sotme me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e paraqitje...
KORÇË – Mëngjesi i sotëm i ka gjetur zonat malore në Qarkun e Korçës të mbuluara nga dëbora. Kjo është dëbora e parë që bie për këtë vi...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë si lajm kryesor zbardhjen e plagosjes së dyfishtë që...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha shkoi në Kuvend me 30 minuta mungesë duke humbur debatin lidhur me kohën e fjalës së deputetëve. Por sapo ka hyrë,...
TIRANË– Aleksandër Nikolli 27 vjeç dhe Xhulio Vela, 25 vjeç, të dy banues në Tiranë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Ngjarja e r...
TIRANË– Dosja.al ju sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku sapo janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Mësohet se paraprakisht raportohet për ...
TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin për menaxhimin e procesit të rindërtimit ku thekson se nuk ka pasur një plan të përgjithshë...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka kërkuar nga drejtoritë të llogarisin orët jashtë orarit të punës të policëve ndë...