Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Nesër nis zyrtarisht fushata e kandidatëve për kreun e ri të Partisë Demokratike. Pas më shumë së një ore mbledhje të Kryesisë së PD-së, e cila nisi që prej orës 18:00, demokratët kanë zyrtarizuar 4 emrat që do të garojnë përballë njëri-tjetrit për postin e kryedemokratit. Kreu aktual i partisë, i cili gjithashtu garon, Lulzim Basha do të duhet që të përballet me Fatbardh Kadallin, Edith Harxhin dhe Agron Shehajn.
Ndërsa nga gara është skualifikuar Ibsen Elezi, pasi komentet e tij për demokratët janë cilësuar nga Kryesia. Po ashtu është argumentuar se një tjetër shkak për skualifikimin ka qenë edhe mospjesëmarrja e Elezit në fushatën e PD për zgjedhjet e 25 prillit. Bashkë me Elezin, nga lista janë fshirë edhe emra që firmosën në moment të fundit, të cilët janë: Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.
Gjatë mbledhjes së sotme dy nën/kryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka, Edmond Spahon dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhin kanë firmosur rregulloren me 27 pika, e cila do të zbatohet gjatë zgjedhjeve të 13 qershorit për postin e kreut të PD. Ajo që bie në sy nga dokumenti është se për çdo paqartësi lidhur me çështjet e trajtuara në këtë Udhëzim, ankimimet i adresohen Komisionit Zgjedhor, i cili merr rast pas rasti vendimet përkatëse.
Një tjetër detaj që ra në sy ishte fakti që në takimin e sotëm mungoi Lulzim Basha, i cili zgjodhi të largohej për shkak të konfliktit të interesit. Megjithatë “stafetën” për të drejtuar takimin ia la Bardhit dhe nënkryetarëve.
Por çfarë do të ndodhë në PD? Zgjedhjet do të zhvillohen më 13 qershor, më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Pritet që nesër Komisioni për Zgjedhjet i ngritur në PD të zyrtarizojë emrat. Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre.
(k.m/a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që nesër të shkojnë në sheshin “Nënë ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pranuar se Shqipëria nuk ka më vaksina kineze. E ftuar në News 24, Manastirliu tha se Shqipëria po p...
TIRANË– Për Ogerta Manastirliun, Ministre e Shëndetësisë në Shqipëri, ccdo njeri është i barabartë para ligjit. E ftuar në News24, e pyetur nëse njof...
TIRANË– “Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në zemër të Tiranës. Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare janë fotografuar krah pë...
TIRANË– Në një intervistë ekskluzive siguruar nga gazetari Genc Burimi për ‘BalkanWeb’, 71 vjeçari Jean Yves Le Borgne, avokat i pajtuar nga ish kry...
TIRANË– Juristët francezë shpjegojnë për top channel se në cilat kushte Sali Berisha ish kryeministër i Shqipërisë mund të bëjë padinë kundër sekreta...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish pas lajmit që shkaktoi ‘tërmet’ në politikën shqiptare, pasi u shpall non-grata. Në...
TIRANË– Sali Lushaj, ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbështetur Presidentin Ilir Meta pasi ky i fundit e cilësoi vendimin e SHBA-ve për ta...
TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se deklarata e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, provoi bindjen e tij se pas vendimit për ...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar qëndrimin e presidentit Ilir Meta të bërë publik ditën e sotme në lidhje me vendimin e DASH për shpa...