Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ITALI – Pak çaste më parë, nga salla e Këshillit Federal të FIGC, kushtuar “Paolo Rossit”, drejtori i “Tuttosport”, Xavier Jacobelli, zbuloi emrin e fituesit të “Golden Boy” 2021.
“Jam i nderuar të njoftoj se mesfushori i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, Pedri, – u shpreh Jacobelli, – ka fituar edicionin e nëntëmbëdhjetë të trofeut tonë ndërkombëtar, që zgjedh lojtarin më të mirë nën 21 vjeç në botë, i regjistruar për një klub evropian të divizionit të lartë. Një triumf i merituar. Djaloshi nga Kanaria, pason norvegjezin Haaland, ka mposhtur konkurrencën, duke krijuar një boshllëk pas tij.
Nga dyzet gazetarët që votojnë, duke përfaqësuar gazetat më të famshme të kontinentit tonë, 24 e vendosën atë në vendin e parë të preferencave të tyre, 9 të tjerë në vendin e dytë dhe 3 në të tretin. Një plebishit”. Përzgjedhjen spanjolli e mbylli me 318 pikë kundrejt 119 të anglezit Bellingham. Një hendek i thellë: +199 avantazh. Asnjëherë në historinë e trofeut “Golden Boy” nuk ka pasur një hendek kaq të madh.
Nga Barcelona, ku për tre ditë do të festojë ditëlindjen e nëntëmbëdhjetë, Pedri ka dërguar një videomesazh: “Falënderoj Tuttosport për këtë trofe që më bën krenar. Falenderoj gjithashtu të gjithë anëtarët e jurisë dhe fansat që më kanë mbështetur gjithmonë në këtë 2021, thjesht të pabesueshëm për mua. Dhe sigurisht, shumë faleminderit Barçës, kombëtares, familjes sime, miqve të mi dhe padyshim të gjithë atyre që më kanë qëndruar pranë ditë pas dite, pa të cilët nuk do të kisha mundur të fitoja Golden Boy”.
Djali nga Tegueste, më pak se njëzet kilometra larg Santa Cruz de Tenerife, aktualisht po shërohet nga një rikthim muskulor në kuadricepsin e kofshës së tij të majtë. Ai duhet të kthehet në fushë në dispozicion të menaxherit të ri Xavi, pas mesit të dhjetorit. Prandaj ai nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e fundit të Champions League kundër Benfica-s në Camp Nou dhe Bayern-it në Allianz Arena.
B.T (Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ITALI-Humbja ndaj Fiorentinës djeg te Milan,disfata e parë për kuqezinjtë në kampionat dhe tani sheh rivalët ti afrohen.Tifozët kuqezi janë të irrituar dhe kanë...
ITALI-Felix Afena-Gyan ishte protagonisti i fitores së Romës në Marassi ndaj Genoas. Dy golëshi i 18-vjeçarit rezultoi fatale për Shevchenkon që debutoi ...
ITALI – Robert Lewandowski është votuar ende “Golden Player”, si në vitin 2020. Por kurorëzimi i këtij viti vlen edhe më shumë. Po, sepse këtë here edhe i...
ANGLI – Ole Gunnar Solskjaer nuk është më trajner i Manchester United, teksa klubi vendosi ta shkarkonte norvegjezin, si pasojë e rezultateve të dobëta.Me...
KINE – Ylli kinez i tenisit, Peng Shuai ka deklaruar se ajo ishte e sigurt dhe mirë në një video-telefonatë të dielën,- ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërk...
ANGLI – Ai ishte fillimisht shoku i tij i skuadrës dhe më pas trajneri i tij te Manchester United. I shkarkuari Ole Gunnar Solskjaer është protagonisti i ...
ITALI – Goditja kokë më kokë mes Osimhen dhe Skriniar në “San Siro” i shkaktoi sulmuesit të Napolit: thyerje e mollëzës së majtë.Pas ndërhyrjes kirurgjika...
ITALI – Feliksi ‘shpëtoi’ Romën. I futur në minutën e 75-të në vend të Shomurodovit, 18-vjeçari ishte lojtari i ndeshjes me një dopiedë...
ANGLI – Mauricio Pochettino te Manchester United dhe Zinedine Zidane te Paris SG. Ky është thashethemnaja më e bujshme e tregut që qarkullon në Angli.Sipa...
ITALI – Një mbrëmje për t’u harruar për Napolin. Fillimisht nokauti në ‘San Siro’, që i mundëson Interit të ngushtojë diferencën në renditje, më pas...