LIVE UPDATES
Aktualitet

Zero aksidente e të lënduar në 2 ditë, krenohet Policia: Falë masave e qytetarisë!

2 Janar 2022, 15:09 Nga DOSJA
Zero aksidente e të lënduar në 2 ditë, krenohet Policia:

TIRANË– Dy ditë, 31 dhjetori i vitit 2021 dhe 1 janari i vitit 2022 kanë kaluar në qetësi për Shqipërinë, pa aksidente dhe të lënduar. Kjo gjë ka bërë që Policia e Shtetit të reagojë zyrtarisht, në një njoftim të shoqëruar dhe me video, Policia e Shtetit shton se nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja të rënda për jetën, nuk është evidentuar asnjë ngjarje e rëndë kriminale, nuk ka pasur asnjë person të dëmtuar rëndë nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe nuk është evidentuar asnjë konflikt fizik me pasoja të rënda për jetën.

Kjo sipas autoriteteve ka ardhur falë masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit, por edhe qytetarisë së treguar, pasi shumica e qytetarëve i janë përgjigjur apelit të Policisë, për të mos përdorur fishekzjarrë, për të mos drejtuar mjetin në gjendje të dehur gjatë ditëve festive, por të përdorin mjetet e transportit publik, si dhe për të shmangur konfliktet pas përdorimit të alkoolit gjatë ditëve festive.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin vijojnë me shërbime të përforcuara, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ditëve të festave, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, si dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Në të gjithë vendin, në akset rrugore interurbane, urbane, por dhe në akset rurale, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet e shtuara, duke përdorur makinën inteligjente, dronë, radarë, alkooltestues, kamera e mjete të paloguara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe dy ditëve të para të vitit të ri, nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja të rënda për jetën, nuk është evidentuar asnjë ngjarje e rëndë kriminale, nuk ka pasur asnjë person të dëmtuar rëndë nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe nuk është evidentuar asnjë konflikt fizik me pasoja të rënda për jetën. Kjo falë masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit, por edhe qytetarisë së treguar, pasi shumica e qytetarëve i janë përgjigjur apelit të Policisë, për të mos përdorur fishekzjarrë, për të mos drejtuar mjetin në gjendje të dehur gjatë ditëve festive, por të përdorin mjetet e transportit publik, si dhe për të shmangur konfliktet pas përdorimit të alkoolit gjatë ditëve festive.

Nisur nga fluksi i lartë automjeteve, shumica e të cilave gjatë ditës së sotme kanë lëvizur në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, Policia Rrugore në të gjithë akset nacionale ka rritur më shumë prezencën dhe mjetet logjistike që ka në dispozicion, për të monitoruar qarkullimin rrugor. Në këtë kuadër, Policia apelon edhe një herë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit rrugor, të ruajnë distancën, të mos shpejtojnë duke kryer parakalime të gabuara apo të qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit, pasi të gjitha akset rrugore janë të monitoruara nga patrullat e Policisë Rrugore që janë në lëvizje me mjete të paloguara, janë të monitoruara me radarë, dronë, kamera dhe aparate forografike. Policia e Shtetit sqaron të gjithë qytetarët që ora policore është në fuqi pas datës 01 janar dhe apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit. Policia e Shtetit falënderon të gjithë qytetarët që kanë treguar qytetari gjatë ditëve festive dhe u uron Gëzuar Vitin e Ri, një vit të mbarë sa më të suksesshëm, duke bashkëpunuar dhe besuar te njëri-tjetri, për të mirën e përbashkët.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e tiranes policia e shtetit policia e tiranes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet