LIVE UPDATES
Aktualitet

Zëri i Amerikës: Përkeqësohet situata e COVID-19 gjatë javës së fundit në Shqipëri

25 Janar 2021, 18:14 Nga DOSJA
Zëri i Amerikës: Përkeqësohet situata e COVID-19 gjatë

TIRANË- Në Shqipëri, java e fundit (19-25 Janar) shënoi një rritje të ndjeshme të rasteve dhe viktimave të koronavirusit, ndërsa testimet patën një rënie të lehtë dhe shtrimet në spitale mbetën në kuota të qëndrueshme.

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, numri i të prekurve arriti në 4830 raste, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë. Ky është niveli më i lartë që pas javës së dytë të dhjetorit, momenti i cili shënoi kulmin e goditjes së pandemisë. Mesatarja ditore e rasteve ishte 690 të prekur.

Në javën e fundit, rritja e numrit të të infektuarve ishte në përpjestim të zhdrejtë me testimet, të cilat shënuan një rënie të lehtë, me -4.4 përqind, duke zbritur në kuotën e 21.185 tamponë, me një mesatare pre 3.026 testimesh në ditë.

Një tjetër tregues i përkeqësim të situatës, është dhe pozitiviteti, i cili u ngjit në 22.7 përqind, nga 18.1 përqind që ishte në javën pararendëse. Pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Që nga marsi i vitit të shkuar, kur u rregjistruan të prekurit e parë, në total janë 72.812 të prekur, ndërsa 27.197 janë ende raste aktive. Prej tyre me shumë se gjysma vetëm në kryeqytet, zona dhe me popullsinë më të madhe.

Në 24 orët e fundit, numri i të prekurve ishte më i ulti i gjithë javës, me 538 raste, por rënia duket se i dedikohet tërësisht reduktimit të testimeve, në kuotën e 1.918 tamponëve. Kjo konfirmohet dhe nga pozitiviteti, i cili kërceu në nivelin e 28 përqindëshit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në 38 bashki të vendit: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditë, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastër, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Poliçan, dhe 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar.

Po në 24 orët e fundit, u shënua dhe numri më i lartë i viktimave në 7 ditët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 9 persona që kanë humbur jetën në spitalet COVID: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, dhe 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç. Gjatë javës së fundit numri i vdekjeve u rrit me 26.4 përqind duke shkuar në një total prej 43 viktimash. Që nga nisja e pandemisë, në Shqipëri kanë humbur jetën 1.324 persona.

Në ndërkohë gjendja në spitale ka qenë e qëndrueshme, sa i përket numrit të pacientëve. Ajo që bie në sy, është një rënie e rasteve në gjendje kritike dhe atyre të intubuar, krahasuar me javën pararendëse. Deri pasditen e të hënës në spitalet COVID, sipas Ministrisë së Shëndetësisë “po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”.

Marre nga: VOA

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni